Gjyqtarja Nafije Hasko e Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të enjten më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.
Nafije Hasko përfundoi studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për gati një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Fier. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Nafije Hasko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Nafije Hasko zotëronte pasuri prej 200 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 19.2 milionë lekëve.
Pasuria familjare e Znj. Hasko përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 14.8 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.3 milionë lekë si dhe automjet me vlerë 200 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 35.7 milionë lekë, nga të cilat rreth 43% kanë si burim pagën e subjektit, gati 44% pagën e bashkëshortit si dhe gati 11% e totalit nga shitja e pasurive të paluajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Subjekti Nafije Hasko në deklarimin Para fillimit të Detyrës deklaron shtëpi banimi 3 kate me sipërfaqe 190 m2, ku zotëron 25% dhe burimi financiar janë të ardhurat e përbashkëta të familjes dhe të ardhurat nga emigracioni i vëllait. Nuk ka të dhëna sa është vlera e investuar në këtë pronë.
Në vitin 2017, bashkëshorti i subjektit deklaron apartament banimi me sipërfaqe totale ndërtimi 174.7 m2 në Tiranë, i porositur në 03.05.2017 sipas kontratës së porosisë për blerje apartamenti me vlerë 109,000 euro, me burim krijimi kursime ndër vite nga të ardhurat nga paga të depozituara në bankën BKT dhe në bankën Raiffeisen me vlerë 72,000 euro, ndërsa 37,000 euro janë detyrim ndaj firmës ndërtuese. Detyrimi shlyhet në vitet e mëpasme.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al