AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Fehmi Petku

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, Fehmi Petku, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Petku po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij. /r/n/r/nHead of Serious Crimes Appeal Court Fehmi Petku, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Petku is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-Kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku, i cili u shkarkua për probleme në të tri kriteret.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku, duke dalë nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën të rrëzojë ankimin e ish-Kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi për shkelje të shumta në të tri kriteret e rivlerësimit.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Sokol Çomo anëtarë, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 136 të 9 prillit 2019 të KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit Fehmi Petku nga detyra.

Petku u shkarkua me vendim të shumicës së anëtarëve të Komisionit e përfaqësuar nga Pamela Qirko dhe Genta Tafa Bungo, me arsyetimin se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë, ka ndërmarrë hapa për të evidentuar në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të tij, është në kushtet e papërshtatshmërisë për vazhdimin e detyrës si gjyqtar për shkak të mundësisë për vënien e tij nën presion nga strukturat kriminale, si dhe ka cënuar rëndë besimin e publikut të drejtësia.

Anëtarja e trupit gjykues, Xhensila Pine paraqiti mendim paralel, edhe pse votoi në favor të shkarkimit të gjyqtarit Fehmi Petku. Ajo e kundërshtoi shumicën për sa i përket papërshtatshmërisë së gjyqtarit për të vazhduar detyrën. Sipas Pines, gjetjet e Komisionit për sa i përket pastërtisë së figurës së subjektit “nuk janë shkaqe që përligjin masën disiplinore të shkarkimit nga detyra.”

Petku e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Në vitin 2015, Petku u emërua kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Me vendimin e të mërkurës, më 16 shtator KPA e largoi përfundimisht Petkun nga sistemi i drejtësisë.

Etiketa: Albana ShtyllaArdian HajdariDrejtësiaFehmi PetkuGenta Tafa BungoGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykatëGjykatësgjyqtarIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKKrimekryetarMASNatasha MulajPamela QirkoRamashtatorSokol ÇomoTiranëVendimXhensila Pine
Tjetri
Të rikthejmë madhështinë amerikane

Të rikthejmë madhështinë amerikane

protest 2 e1781101587638

Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

17:45 | 29/06/2026
chatgpt image jun 29, 2026, 01 33 01 pm

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan

13:33 | 29/06/2026
Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport

KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos

13:06 | 29/06/2026
Vuçiçi i blen kohë vetes nëpërmjet zgjedhjeve

Aleksandër Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

12:20 | 29/06/2026
photo 2026 06 27 22 19 07

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

08:50 | 29/06/2026
gjurmet e kamioneve

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

07:14 | 29/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.