AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kriza për të cilën India kishte nevojë

Devesh KapurngaDevesh Kapur
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zona kufitare mes Indisë dhe Kinës gjendet në Himalaja, është shumë pak e populluar dhe ka qenë argumenti për mosmarrëveshje mes Indisë dhe Kinës prej shumë dekadash. Foto kortezi: Siddarth Machado/Flickr

Drejtimi dhe përmasat e reformave të Indisë në të ardhmen do të reflektojnë gjithnjë e më shumë problemin që vendi ka me Kinën, vend që tashmë indianët e shohin si armiku i tyre kryesor. Ironikisht, ndërsa India përpiqet t’i shpëtojë hijes së Kinës, ajo sërish do të duhet të falënderojë fqinjin e vet të fuqishëm për faktin që veprimet e saj shkaktuan nisjen e ndryshimeve që duhej të kishin ndodhur shumë kohë më parë.

Zona kufitare mes Indisë dhe Kinës gjendet në Himalaja, është shumë pak e populluar dhe ka qenë argumenti për mosmarrëveshje mes Indisë dhe Kinës prej shumë dekadash. Foto kortezi: Siddarth Machado/Flickr

Përplasja aktuale mes forcave ushtarake të Kinës dhe atyre të Indisë në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve në Himalaja së fundmi rezultoi me humbje jetësh mes ushtarëve, të parat humbje jetësh në shumë dekada. Disa ushtarë indianë u vranë në një mënyrë veçanërisht brutale. Për më shumë, intensiteti i inkursioneve ndërkufitare të Kinës sugjeron se veprimtaria ushtarake atje po kryhet me miratimin e niveleve më të larta të qeverisë së Kinës.

Foto satelitore konfirmojnë se forcat kineze kanë pushtuar së paku 60 kilometra katrore territor nga ajo që India pretendon se është e saja. Qeveria e kryeministrit Narendra Modi të Indisë ka nënvlerësuar këtë realitet të pakëndshëm, ndoshta për shkak të shqetësimit se pranimi i të vërtetës mund të ndezë opinionin publik vendës kundër tij dhe rrjedhimisht, të detyrojë përshkallëzim të tensioneve, diçka që është shumë e padëshirueshme. Një interpretim më pak dashamirës, gjithsesi është ai që thotë se qeveria është vënë në siklet për shkak se pretendimi i saj se gëzon muskuj në përballjen me Kinën po rezulton një pretendim jo shumë i mbështetur në fakte.

Por në mënyrë paradoksale, aksionet luftënxitëse të Kinës mundet t’i sjellin përfitime Indisë, duke e nxjerrë këtë vend nga mpirja periodike që ku vend pëson. Pas luftës së humbur me Kinën më 1962, për shembull, India ndërmori një modernizim të ushtrisë së vet, e cila arriti pak vite më vonë, më 1971, një fitore vendimtare në luftën me Pakistanin.

Në mënyrë të ngjashme, politikat e veta të gabuara ngritën rrezikun për uri masive në vitet 1966-67 por njëkohësisht shtynë Indinë të nisë “Revolucionin e Gjelbër,” gjë që ka bërë që aktualisht të ketë gati 100 milionë tonë drithë në stok. Dhe, pas krizës së madhe të bilancit të pagesave në vitet 1989-91, India nisi një program liberalizimi ekonomik me rëndësi historike që solli një çerek shekulli rritje të shpejtë dhe të paprecedent.

Në secilin rast, një krizë ka shërbyer si një shkelm në pantallona. Kina tashmë sapo ka dhënë një shkelm tjetër të tillë. Partia Komuniste e Kinës ka qenë e aftë në përdorimin e historisë së poshtërimit të këtij vendi nga fuqitë e huaja në shekullin e nëntëmbëdhjetë për të ushqyer ndryshime të mëdha në politikën e brendshme pa rrezikuar humbjen e monopolit që ka mbi pushtetin politik. Por sjellja agresive e PKK-së ndaj Kinës gjatë kohëve të fundit duket se imiton sjelljen që ish-padronët perandorakë patën ndaj vetë Kinës në të shkuarën dhe ka gjasa do të vuajë edhe pasoja të ngjashme.

E para, demonstrimi i forcës nga Kina do të çojë pas marrëdhëniet e këtij vendi me Indinë me disa dekada. Që nga fillimi i shekullit, politikëbërësit në Indi kanë vrarë mendjen se si të menaxhojnë rritjen e jashtëzakonshme të Kinës. Ata janë të vetëdijshëm se Kina është përpjekur të dëmtojë Indinë, qoftë duke i ofruar carte blanche Pakistanit fqinj në lidhje me terrorizmin ndërkufitar, qoftë duke bllokuar Indinë në arenën ndërkombëtare apo duke lidhur aleanca strategjike me fqinjët e saj. Por qeveritë e Indisë, duke pranuar dobësitë e vendit të tyre, kanë qenë të prirur të mos e pickojnë dragoin me të cilin kanë mbi 4 mijë kilometra kufi.

India tashmë do të ketë më shumë arsye për të thelluar bashkëpunimin me tri vendet e tjera të të ashtuquajturës “Quad” (Australia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara) dhe më e interesuar për të përqafuar konceptin “Indi-Paqësor”. Për më shumë, ajo do të jetë gjithnjë e më pak e nxitur që të marrë pjesë në aktivitetet shumëpalëshe të udhëhequra nga India ndërsa kudo që të ketë mundësi, do të kërkojë të pengojë përpjekjet e Kinës për të krijuar një Sinosferë.

E dyta, është bërë bollshëm e qartë se inferioriteti ushtarak i Indisë përballë Kinës reflekton edhe hendekun ekonomik në zgjerim mes dy vendeve. Qeveria e mëparshme e Indisë e kryeministrit Manmohan Singh, e ngriti ekonominë në lartësi të reja në mandatin e saj të parë 92004-09)=, dhe e uli atë në thellësi të reja në mandatin e dytë (2009-14). Por, nën drejtimin e Modit, ekonomia e Indisë ka qenë duke bërë xhiro bosh, dhe reforma tashmë është bërë një nevojë ekzistenciale për sigurinë e vet kombëtare.

E treta, India tashmë do të përshpejtojë ndryshimet në ushtri. Megjithëse qeveria e Modit pëlqen gjuhën e agresivitetit, shpenzimet e saj për ushtrinë kanë rënë nga 2.9% të PBB-së më 2009 në 2.1% vitin e kaluar.

Për më shumë, politikat populiste të qeverisë që kanë rritur me shpejtësi pensionet e ushtarakëve kanë bërë që buxheti i mbrojtjes i këtij viti të jetë më i përqendruar në pensionet e ish-ushtarakëve se sa në pagat e ushtarakëve aktualë. Për më shumë, pensionet e mbrojtjes si përqindje e shpenzimeve totale të mbrotjes kanë katërfishuar, nga më pak se 10% në fund të viteve 1980 në mbi 40% këtë vit. Dhe ndërsa pagat dhe pensionet zënë gati tri të pestat e të gjitha shpenzimeve të Indisë për mbrojtjen, ka shumë pak para të mbetura për modernizim. Ndërsa Kina shpenzon dy të pestat e buxhetit të vet në armatime dhe Pakistani më shumë se një të tretën, India shpenzon më pak se një të katërtën.

Në fund, ndërsa partia në pushtet e Modit ka polarizuar shoqërinë e Indisë në lidhje me temat e religjionit, Kina pa dashje ka ofruar ngjitësin për t’i mbajtur indianët bashkë – qoftë edhe vetëm përballë armikut të përbashkët. Presidenti i Kinës Xi Jinping duket se ka një aftësi unike në këtë drejtim. Për shembull, besimi i australianëve te Kina ka rënë në nivelet më të ulëta të njohura. Australia, si të gjitha vendet e tjera perëndimore, më herët ka kërkuar të forcojë marrëdhëniet me Kinën. Por kur qeveria e Australisë më herët këtë vit bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi origjinën e COVID-19, Kina u hakmor duke bllokuar importet nga Australia, duke vënë në dukje shkallën në të cilën ky vend është i gatshëm të përdorë shtrëngimin ekonomik kundër kritikëve të vet.

Në mënyrë të ngjashme, një vrojtim i qendrës kërkimore Pew në mars zbuloi se 66% e amerikanëve kanë tashmë mendim të keq për Kinën. Qëndrimi agresiv i Kinës kundër Hong Kongut siguroi që presidenti aktual i Taivanit Tsai Ing-wen të fitonte mandat të dytë shumë lehtë në janar ndërkohë që opozita Kuomintang dukej se ishte pranë fitores me një platformë të mbështetur te ideja e  bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik me Kinën.

Natyrisht, India, duke qenë India, nuk pritet të pësojë ndonjë ndryshim sizmik. Por politika e jashtme e vendit dhe drejtimi i reformave të saj ekonomike dhe ushtarake do të reflektojnë gjithnjë e më shumë sfidën e ofruar nga Kina, të cilën tashmë indianët e shohin si armikun kryesor. Ironikisht, ndërsa India përpiqet t’i shpëtojë hijes së Kinës, ajo do të duhet të falënderojë fqinjin e vet të fuqishëm për ngacmimin që do të sjellë ndryshimet që duhej të kishin nisur në fakt shumë kohë më parë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Crisis India Needed

Etiketa: AustraliabuxhetiCOVIDCOVID-19EkonomiafitoreHetimImportetIndiIndiaJaponiaKinaKrizaKufiModiOpozitaPagatPakistaniParaPartiapasojaPBBpensionetPKKProject SyndicateQeveriaReformaSHShtetet e BashkuaraushtrixhiroXi Jinpingzgjerim
Tjetri
Kriza e mirë e Europës

Kriza e mirë e Europës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.