Një gjobë 1500 lekëshe ndaj zyrtarit të Agjencisë së Kadastrave Lushnjë për shkelje të kodit zgjedhor u rrëzua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i cili, në stilin e KQZ-së historike, argumentoi se një deputet që shpërndan certifikata pronësie nuk përbën provë të kapjes së shtetit nga një parti politike.
Lajme
Paraditen e së premtes u zhvillua nëpërmjet një takimi online dialogu mbi Axhendën Dixhitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e dixhitalizimit në kohë të tilla si viti pandemik që sapo lamë pas, dialog i bazuar në publikimin e muajit Gusht 2020 nga fondacioni Metamorphosis në Maqedonin e Veriut.
Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se diplomati Alexey Krivosheev ka shkelur “në mënyrë të përsëritur” rregullat anti-COVID të Shqipërisë dhe për këtë arsye, “me keqardhje” shpallet Non Grata dhe do të duhet të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve.
Gjykata e Vlorës caktoi masë sigurimi arrest me burg për Emiljano Likaj, i akuzuar si personi që drejtonte gomonen fundosja e të cilës rrezikoi jetën e 55 refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut që synonin të mbërrinin në Itali.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë për të administruar si provë vendimin e Apelit Administrativ për procesin që po gjykon padinë e saj dhe të ish-koleges Arjana Fullani kundër vendimmarrjes së KLGJ-së që deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për këto subjekte rivlerësimi, pasi nuk preferuan të emëroheshin në një pozicion në Apel.
Komisioneri Publik njoftoi se kishte vendosur të ankimonte vendimin e KPK, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren Anita Mici, dhe se i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj.
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka propozuar kreun e saj Elton Debreshi për një vend në parlamentin e ardhshëm si kandidat i pavarur. Debreshit i duhen 1330 firma që të rregjistrohet zyrtarisht.
Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se gjyqtari Kostika Çobanaqi paraqiti dorëhehqjen nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ një vjeçar të kryer në kuadër të procesit të vetingut.
Një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes në një shkollë jo-publike në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, solli evakuimin e gjithë nxënësve të shkollës, ndërsa 6 prej tyre u dërguan në spital me probleme të lehta shëndetësore.
Hyrje-Daljet e paautorizuara në autostradat shqiptare janë një shqetësim i përhershëm për sigurinë rrugore, por në një fshat të Mirditës, alternativa ndaj daljes së parregullt në Rrugën e Kombit është një torturë 30 kilometërshe në një rrugë të paasfaltuar fshati, e cila së fundmi, u shemb nga lumi Fan.
Gjatë vitit 2020, eksportet e Shqipërisë u reduktuan me 215 milionë euro dhe eksportet me 351 milionë. Volumi i tregtisë së jashtme ra me 8%. Rëniet kryesore vërehen në grupin e veshjeve dhe të karburanteve. Importet e materialeve të ndërtimit nuk pësuan rënie.