Zgjedhje 2017

Lajm 17 Oct 2017

Përfshirja në fushatë, prokuroria pushon çështjen ndaj drejtoreshës së arsimit në Bulqizë

Prokuoria e Dibrës pushoi hetimet ndaj Bedrie Manjanit, pasi thotë se e gjeti kallëzimin e Ministrisë së Arsimit të pabazuar në fakte dhe prova. Çështja ndaj përgjegjëses së Zyrës Arsimore  në Bulqizë është vetë një prej dhjetra kallëzimeve kundër funksionarëve të administratës që u bënë gjatë fushatës elektorale

Lajm 28 Sep 2017

Vota nuk qe tamam sekrete në një masë jo të vogël, thotë OSBE/ODIHR

Në raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, misioni i vëzhguesve OSBE/ODIHR thekson më shumë se sa vitet e shkuara problemet me sekretin e votës, presionin e partive politike dhe aftësinë e militantëve për të lidhur votën e hedhur me votuesin.

Lajm 1 Aug 2017

Përplasja PS-LSI i kushton punën punonjësve të administratës në Bulqizë

Kreu i bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi akuzohet se ka shkarkuar disa punonjës së njësisë administrative Gjoricë për shkak të bindjeve politike, por kryebashkiaku përgjigjet se përtej akuzave është kompetencë e tij të zgjedh stafin me të cilin punon.

Lajm 23 Jul 2017

Lulzim Basha zgjidhet kryetar i PD-së me 91.3 % të votave

Kreu i PD-së Lulzim Basha është rikonfirmuar për një mandat të dytë 4-vjeçar në krye të PD-së pasi ka mundur në zgjedhjet e së shtunës për kreun e partisë sfidantin Eduard Selami.

Lajm 22 Jul 2017

Demokratët shkojnë të përçarë drejt kutive për zgjedhjen e kryetarit

Anëtarët e Partisë Demokratike u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit të katër viteve të ardhshme, por pavarësisht fituesit-kundërshtitë, akuzat dhe përçarja duket se do të vazhdojnë gjatë.

Analize 22 Jul 2017

Tirana qytet i hoqi 2,500 vota PS dhe 21 mijë PD

Në të 11 lagjet e kryeqytetit shqiptar, mbi 60 mijë vetë vlerësohet se nuk kanë pranuar të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit në krahasim me vitin 2013, ndërsa ata që votuan, bojkotuan më së shumti Partinë Demokratike dhe në një masë të vogël Partinë Socialiste. Fshatrat patën pjesëmarrje shumë më të lartë se sa qyteti dhe i dhanë socialistëve fitore shumë më të thellë.

Analize 21 Jul 2017

Beteja për Tiranën,  Fitorja fatlume e PS-së për mandatin e 18-të

Partia Socialiste arriti të marrë 18 mandate në Tiranë, rezultati më i mirë nga sa pati shpresuar, por mandati i 18 i erdhi për shkak se rregulli i pragut elektoral dënoi Shpëtim Idrizin e PDIU-së.

Analize 20 Jul 2017

Beteja për Durrësin, PS e LSI patën rritje të fortë ndërsa PD pati rënie

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Socialiste arriti të marrë 73 mijë vota, mbi 12 mijë më shumë se sa në vitin 2013, duke marrë 8 nga 14 mandatet e këtij qarku dhe duke siguruar një nga fitoret më të thella në historinë e zgjedhjeve.

Lajm 19 Jul 2017

KQZ kallzon penalisht 76 komisionerë dhe numërues votash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kallëzoi të mërkurën në prokurori 76 komisionerë dhe numurues në zgjedhjet parlamentare të e 25 qershorit, të akuzuar se kanë falsifikuar materialin zgjedhor.

Analize 3 Jul 2017

Beteja për Korçën, rënia e PD-së solli ndryshimin e rezultatit

Korçarët hodhën rreth 800 vota më pak për Partinë Socialiste, por Partia Demokratike u ndëshkua me 5 mijë vota më pak. Rritja e votave të LSI-së nuk mjaftoi për t’i dhënë asaj dy mandate deputetësh në qarkun e Korçës.

Më shumë