Foto31 Aug 2016

Me biçikletë drejt qytetit të Krujës (Fotoreportazh)

Destinacioni i radhës mbi biçikletë është qyteti sfidues i Krujës. Lodhja e ngjitjes deri në 560 metra për të arritur në pjesën tërheqëse të qytetit do t’ju shpërblejë me një vizitë në tregun e vjetër, Kalanë e Skënderbeut dhe peizazhe të mrekullueshme.

Autor: Ivana Dervishi BIRN Krujë
Printo

Qyteti i Krujës përbën një vizitë sfiduese për ata që pëlqejnë eksplorimin me biçikleta, por pas një çlodhjeje të shkurtër ju mund të shijoni pikat tërheqëse si pazari i vjetër, kalaja e Skënderbeut apo nëse doni t’i jepni udhëtimit një shtysë edhe më tërheqëse, të ngjiteni drejt parkut kombëtar të Qafështamës.

Me një largësi rreth 30 kilometra nga Tirana, Kruja është një destinacion optimal për çdo çiklist që kërkon të ndërthurë stërvitjen në rrugë të shtruar me shijimin e traditës dhe turizmit vendas. Pozicionimi i qytetit në një shpat që arrin 1000 metra lartësi mund të kthehet shumë lehtë në hezitim, por juve ju duhet të pedaloni gradualisht një ngjitje prej 560 metrash mbi nivelin e detit.

Megjithëse konsiderohet si një nga qytetet më të vështira për t’u vizituar me biçikletë, për shkak të rrugës së ngushtë me vetëm dy korsi kalimi për makinat dhe prej të tatëpjetës që zgjat për disa kilometra, Kruja mund të jetë një destinacion i pëlqyeshëm për aventurierët që preferojnë ta marrin rrugën shtruar.

Nëse zgjidhni rrugën e asfaltuar të makinave, ju do të keni mundësinë të vizitoni teqenë e Sari Salltikut ose mund të zgjidhni një rrugë më pak të rrahur duke i rënë nga Nikël drejt e në Kalanë e Krujës.

Afërsia me Parkun Kombëtar të Qafështamës, i cili ofron një shëtitje mjaft relaksuese përgjatë gjetheve të rëna me afrimin e vjeshtës, ju ofron mundësinë e zgjatjes së eksplorimit edhe disa kilometra në një lartësi që mund të arrijë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit.

Këto janë fotot e shkrepura nga BIRN gjatë vizitës në Kalanë e Krujës.

Udhëtimi drejt Krujës kalon përgjatë Fushë-Krujës.

Udhëtimi drejt Krujës kalon përgjatë Fushë-Krujës.

Teqeja e Sari Salltikut përgjatë rrugës për në qytetin e Krujës.

Teqeja e Sari Salltikut përgjatë rrugës për në qytetin e Krujës.

Qyteti i Krujës parë nga larg.

Qyteti i Krujës parë nga larg.

Kalaja e Krujës e parë nga ndërtesat e reja të pjesës së poshtme të qytetit.

Kalaja e Krujës e parë nga ndërtesat e reja të pjesës së poshtme të qytetit.

Statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Krujës parë nga goma e një biçiklete gjatë eksporimit.

Statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Krujës parë nga goma e një biçiklete gjatë eksporimit.

Pazari i Krujës, fotografuar gjatë një eksplorimi me biçikletë të qytetit.

Pazari i Krujës, fotografuar gjatë një eksplorimi me biçikletë të qytetit.

Eksplorimi me biçikletë i rrugicave me kalldrëm në zonën e Kalasë në Krujë.

Eksplorimi me biçikletë i rrugicave me kalldrëm në zonën e Kalasë në Krujë.

Kalaja e Krujës parë nga rrugicat e zonës.

Kalaja e Krujës parë nga rrugicat e zonës.

Muzeu i Etnografisë në Krujë.

Muzeu i Etnografisë në Krujë.

Peizazhi që ofron ngjitja në Kalanë e Krujës.

Kalaja e Krujës parë nga goma e një biçiklete gjatë eksplorimit të qytetit.

Kalaja e Krujës parë nga goma e një biçiklete gjatë eksplorimit të qytetit.

Ngjitja në Kalanë e Krujës me biçikletë.

Ngjitja në Kalanë e Krujës me biçikletë.

Kalaja e Skënderbeut parë nga lart gjatë një eksplorimi me biçikletë.

Kalaja e Skënderbeut parë nga lart gjatë një eksplorimi me biçikletë.

Kulla në Kalanë e Krujës.

Kulla në Kalanë e Krujës.

Peizazhi që ofron ngjitja në Kalanë e Krujës.

Peizazhi që ofron ngjitja në Kalanë e Krujës.

Pazari i Krujës.

Pazari i Krujës.