AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kaloi gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Ardiana Bera barrë prove për bilance negative në disa vite dhe i kërkoi shpjegime për vendimin si pjesë e trupës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjet e protestuesve në 21 janar. Bera këmbënguli se kishte pasur të ardhura të ligjshme, ndërsa tha se vendimmarrja e gjykatës mund të kontrollohej vetëm nga një gjykatë më e lartë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Ardiana Bera në KPK | Foto: Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Ardiana Bera u përball të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në lidhje me kontradiktat që dilnin nga kontratat e nënshkruara për blerjen e një apartamenti 136 metra në Tiranë.

Siç doli nga relatimi KPK kishte bërë dy analiza financiare për Berën. Në njërën është marrë parasysh një kontratë sipërmarrje sipas të cilës pagesat për apartamentin ishin bërë pas blerjes jashtë zyrës noteriale dhe kontrata e shitjes sipas të cilës Bera dhe bashkëshorti e paguan apartamentin me këste në vite.

Analiza e parë e vendos Berën në një pozitë të vështirë, me një bilanc negative prej disa dhjetra milion lekësh, ndërsa në të dytën ajo rezulton sërish me bilanc negativ në disa vite, por shuma reduktohet në rreth 4.2 milion lekë.

Bera, e cila u mbrojt vetë në seancë i tha Komisionit se ajo vlerësonte hetimin, por këmbënguli se familja kishte pasur të ardhura të ligjshme. Siç doli nga fjala e Berës, pamundësitë financiare rridhnin nga mosnjohja e një huaje prej vëllezërve, një dhurate për vajzën po prej tyre dhe çmimit të shitjes së apartamentit të bashkëshortit dhe prindërve të tij në Krujë. Bera këmbënguli se nëse KPK merrte parasysh provat e saj, ajo rezultonte me bilance të vogla negative vetëm në tre vite. Ajo tha se këto kishin ardhur si pasojë e gabimeve në deklarim.

Gjyqtarja Ardiana Bera e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kontrollohet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj kryesuese, Pamela Qirko anëtare dhe Xhensila Pine relatore. Vëzhgues ndërkombëtar në seancë ishte Theo Jacobs.

Bera e ka filluar karrierën në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në vitin 2010 ajo është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Bera njihet nga opinioni publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë tubimit të 21 Janarit, 2011.

Pasuritë

Ralatorja Pine vuri në dukje gjatë seancës se problemet kryesore të gjyqtares Bera rridhnin nga blerja e një apartamenti në vitin 2002. Apartamenti i blerë në Tiranë kishte kushtuar 6 milion lekë dhe sipas relatimit në kontratën e sipërmarrjes ai ishte paguar menjëherë në vitin 2002, jashtë zyrës noteriale.

Megjithatë nga deklarimet vjetore të Berës dhe sipas kontratës së shitjes të nënshkruar në vitin 2011, apartamenti ishte paguar me këste duke filluar nga viti 2002.

Bera në deklarimin e saj këmbëngul në versionin e dytë të pagesës, duke u bazuar edhe në deklarimet vjetore të pasurisë. KPK vuri në dukje se bazuar në të dy versionet ajo kishte bërë dy analiza financiare.

Në versionin e parë Bera rezulton me një bilanc ngetaiv prej dhjetra milion lekësh. Por gjyqtarja e kundërshtoi këtë, duke vënë në dukje se duhej të ishte bërë vetëm një analizë. Ajo tha se kontrata e sipërmarrjes ishte dakordësuar mes palëve, por nuk përshkruante mënyrën e pagesës që detajohej në kontratën e shitjes. Ajo po ashtu paraqiti si provë edhe mandatet e pagesave të kryera në vite.

Por Komisioni vuri në dukje se Bera do të rezultonte me bilanc negativ edhe nëse merrej parasysh versioni i saj i kryerjes së pagesave. Ky bilanc negativ rrjedh kryesisht prej mos njohjes si të ligjshme të të ardhurave që Bera i kishte deklaruar si hua nga vëllezërit emigrantë në Britani rreth 2 milion lekë, prej të cilëve një shumë prej 1 milion lekësh ishte deklaruar si dhuratë për vajzën. Njëkohësisht KPK njohu vetëm 500 mijë lekë nga të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga shitja e një shtëpie në Krujë, duke i konsideruar si pjesa takues e bashkëshortit në këtë transaksion.

Bera kundërshtoi gjetjet e Komisionit, ajo këmbënguli se vëllezërit i kishin të ardhurat dhe se huaja ishte e ligjshme dhe duhej të konsiderohej. Gjyqtarja po ashtu bëri me dije se shtëpia e bashkëshortit ishte shitur 2 milion lekë. Ajo i tha Komisionit se shuma duhej të konsiderohej e plotë, pasi prindërit e bashkëshortit kishin jetuar me të dhe në apartamentin e blerë në Tiranë.

E pyetur nga Jacobs mbi mënyrën e transferimit të parave hua nga vellëzerit tek ajo, Bera tha se paratë i kishte marrë nga prindërit, por ato ishin të vëllezëve dhe u ishin lënë prindërve në ruajtje. Ajo tha se huaja ishte marrë me dakordësinë e vëllezërve. KPK megjithatë vuri në dyshim mundësinë e këtyre të fundit për krijimin e të ardhurave.

Siç del nga relatimi ky bilanc negativ në vitin 2002, kishte ndikuar më pas bgjithë analizën financiare të Beras, e cila rezultonte me pamundësi burimesh të ligjshme në disa vite.

Bera këmbënguli se këto pamundësi ishin mëtë vogla se saç thuhej në relatim dhe kufizoheshin vetëm në tre vite. Ajo pranoi se kishte bërë një gabim në deklarimin fillestar, por tha se ai ishte korrigjuar. Ajo po ashtu tha se kishte gabime në deklarimet vjetore që vinin si pasojë e kohës dhe mosmbajtjes së llogarive.

Çështja e 21 janarit

Siç doli nga relatimi Bera rezultoi pa probleme në kriterin e figurës dhe atë të profesionalizmit. Por ndërsa KPK nuk vuri në dukje probleme për asnjë nga çështjet, në relatim u tha se gjyqtares i ishin kërkuar shpjegime për dy çështje me interes publik.

Bera vetë në shpjegimet e saj pranoi se një nga çështjet ishte shpallja e pafajësisë për ish-gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të dënuar në Apel për  vrasje nga pakujdesie të protestuesve në 21 janar 2011.

Bera nuk foli për detajet e çështje, po këmbënguli se kjo nuk mund të ishte pjesë e rivlerësimit të saj. Gjyqtarja tha në proces se Apeli e kishte ndryshuar vendimin e saj, por nuk e kishte prishur atë. Kjo do sipas gjyqtares do të thoshte se nuk ishin gjetur shkelje procedurale.

Gjyqtarja tha në proces se vendimi i saj për tu dhënë pafajësi dy ish-gardistëve mund të vlerësohej vetëm nga një gjykatë më e lartë dhe nuk mund të ishte pjesë e procesit të rivlerësimit.

Në fund të seancës, pasi iu përgjigj disa pyetjeve nga vëzhguesi ndërkombëtar Bera i tha trupës se vlerësonte hetimin e kryer dhe kërkoi konfirmim në detyrë. Vendimi do të shpallet më 26 prill në orën 9.45.

 

Etiketa: 199721 janarAgim LlupoAlma FaskajAnaliza financiareAnalizëApelApeliArdiana BeraBashkëshortiBritaniGjykatëGjykatësGjyqGjyqtarehuakonfirmimKPKmandatetNdrea PrendiPamela QirkoprotestuesrivlerësimiSHTHeo JacobsTiranëVendimivrasjeXhensila Pine
Tjetri
Fatmir Mediut i komunikohet akuza për tragjedinë e Gërdecit

Në procesin ndaj Mediut, debatohet mbi akt-ekspertimin e amerikanëve për shkaqet e shpërthimit në Gërdec

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.