AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Në procesin ndaj Mediut, debatohet mbi akt-ekspertimin e amerikanëve për shkaqet e shpërthimit në Gërdec

Mbrojtësit e ish-ministrit të Mbrojtjes, Famtir Mediu ngritën pretendime ndaj akt ekspertimit të kryer nga dy ekspertë amerikanë lidhur me shkaqet e mundshme që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008, duke kërkuar pyetjen e ekspertëve si dëshmitarë dhe kryerjen e një ekspertimenti hetimor, që u kundërshtuan nga SPAK dhe avokati i viktimave, që i konsideruan të panevojshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dy përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha, paraqitën gjatë seancës gjyqësore të mërkurën më 24 prill kundërshtimet e tyre lidhur me akt ekspertimet e paraqitura nga SPAK më parë lidhur me shkaqet e zjarrit që shkaktoi ngjarjen tragjike në vitin 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Sipas avokatit Ligori, akt ekspertimi i hartuar nga ekspertët amerikanë lidhet me procedurën dhe me të drejtën e Mediut. Ai vërejti se ky akt ekspertimi është harruar në formë raporti dhe është nënshkruar nga dy prej pesë ekspertëve që kanë qenë në grupin e punës. “Kërkojmë të dimë nëse ka pasur mendim ndryshe”, tha Ligori.

Në vijim ai kërkoi që të qartësohej nëse kishte pasur një vendimmarrje të prokurorisë për kryerje të aktit të ekspertimit. Nga avokatët u konstatua se ekspertët nuk kishin kyer betim.

Ligori evidentoi se ekspertët kanë ngritur pesë hipoteza si shkaqe të mundshme të rënies së zjarrit, nga saldimi bishtave të karrocave; si pasojë e ndezjes prej fërkimit të lëndëve plasëse të hedhura në mënyrë të çrregullt në dysheme; nga krijimi shkëndijave si pasojë e kontaktit metal me metal; si dhe nga mungesa e veshjeve të pambukut për punëtorët që të mund të shmangej shkarkesa elektrostatike që krijohet nga veshjet sintetike.

Por, sipas Ligorit, këto hipoteza nuk përjashtojmë mundësinë e vënies së qëllimshme të zjarrit. Avokatët e Mediut theksuan se ka pasur informacione nga shërbimet inteligjente se mund të ketë pasur dhe zjarrvënie të qëllimshme, lidhur dhe me situatën gjeopolitike të asaj kohe.

Ata kërkuan që ekspertët amerikanë të pyeten si dëshmitarë dhe të kryhet eksperiment në kushte të ngjashme, për të konstatuar nëse mund të shkaktohet zjarri nga saldimi i karrocës.

Sipas avokatëve, Mediu nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për shkaqe teknike që ishin kompetencë e funksionarëve ushtarakë. Ata thanë se përzgjedhja e vendit dhe mbikëqyrja e ecurisë së procesit të demontimit kryhej nga shtabi përgjithshëm, të cilët kishin raportuar gjithmonë tek Mediu, se gjithçka shkonte mirë.

Edhe ish-ministri Mediu deklaroi se dhe nga hetimi kishte rezultuar se kishin qenë ushtarakët ata që kishin pasur komunikim me Mihal Delijorgjin dhe se ishin vendosur në shërbim të këtij të fundit. Ai theksoi, se nëse rezultonte një komunikim apo kontakt i vetëm i tij apo i familjarëve me Delijorgjin, atëherë të merrej nën përgjegjësi penale.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho u shpreh se ka një vendim të Prokurorisë së Përgjithshme për caktimin e ekspertëve. Ai sqaroi se ekspertët e caktuar nga prokuroria nënshkruajnë deklaratë gjatë fazës së hetimit dhe nuk kryejnë betim. Braho vërejti se këto deklarata janë pjesë e fashikujve të hetimit.

Pretendimin për mos-nënshkrimin e aktit nga tre ekspertë, Braho e cilësoi të pavërtetë dhe shpjegoi se në atë kohë autoritetet amerikane kishin vendosur në dispozicion emrat e pesë ekspertëve, nga të cilët ishin zgjedhur dy për të kryer ekspertimin, që janë ata që kanë nënshkruar aktin.

Prokurorët u shprehën kundër thirrjes si dëshmitarë të ekspertëve, duke argumentuar se ata e kishin dhënë mendimin e tyre. Po ashtu, thanë se është e panevojshme të kryhet eksperimenti hetimor.

Edhe përfaqësuesi ligjor i viktimave, avokati Dorian Matlija u shpreh se ishte dakord me prokurorët për moskryerjen e eksperimentit. Sipas tij, akti ekspertimit hedh dritë mbi atë që ka ndodhur. Sipas tij, çështja është pse dhe si u krijuan kushtet për atë që ndodhi.

Lidhur me kërkesat e mbrojtësve, gjyqtarja Irena Gjoka tha se do të shprehet në përfundim të procesit.

Ndërkohë ajo bëri me dije se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte mbërritur përgjigje në lidhje me pyetjen si dëshmitarë të shtetasve amerikanë, të cilët janë përfaqësues të kompanisë SAC në Amerikë.

Ndryshe nga sa ishte kërkuar nga pala shqiptare, autoritetet e drejtësisë amerikane kishin sqaruar se pyetja e dëshmitarëve nuk mund të bëhej nga një gjyqtar, por sipas praktikës së tyre kjo procedurë realizohet nga agjentët e FBI-së. Për këtë arsye, kërkonin konfirmim nga pala shqiptare.

Si avokatët e Mediut, edhe prokuroria thanë se do të shprehen për këtë rrethanë në seancën e radhës që u caktua të zhvillohet më datë 2 maj, në orën 10:00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Etiketa: Ardian VishadëshmitarëDorian MatlijaFatmir MediuFBIGërdecGjokaGjyqgjyqtarHenrik LigoriIrena GjokaKlodian BrahokonfirmimProkurprokurorProkuroriProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëRaportiSHShpërdorim detyreshpërthimshqiptareSPAKVendim
Tjetri
Prokurori Valentin Preçi përballet me barrë prove për pasurinë

ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.