Kroatët e ekstremit të djathtë bënë të pamundurën për të shkaktuar kaos në përkujtimoren e përvitshme të kryengritjes antifashiste në Kroaci në vitin 1941 në fshatin Srb.
Antifashistët në Kroaci përkujtuan 75 vjetorin e kryengritjes së vitit 1941 në fshatin Srb të mërkurën, pavarësisht përpjekjeve të Partisë Autoktone Kroate të të Drejtave, A-HSP, dhe grupeve të tjera për ta penguar atë.
Përkujtimorja në fshatin kufitar afër Bosnjës dhe Hercegovinës tradicionalisht shënon fillimin e një revolte kundër shtetit pro nazist të Luftës së Dytë Botërore, Shtetit të Pavarur të Kroacisë, NDH.
Këshilli Kombëtar Serb, SNV, një OJQ, dhe shoqata kroate antifashiste organizuan eventin ku një kot këndoi partizane këngë, ndërsa në monument u vendosën kurora.
Shoqata të ndryshme nga Kroacia, Bosnja dhe Serbia morën pjesë në përkujtimore, së bashku me ambasadorin serb në Kroaci dhe ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç.
Në fjalimin e tij, Nikola Budija, nga Aleanca Kroate e Luftëtarëve Antifashist nga Zadari, kritikoi presidenten Kolinda Grabar Kitaroviç për gjoja minimizimin e luftës antifashiste dhe krimet e kryera nga ana e NDH-së – dhe për heqjen e një busti të presidentit të hershëm të Jugosllavisë Josip Broz Tito, i cili u zhvendos në muzeun e Titos në fshatin e tij të lindjes Kumrovec.
“Unë jam një kroat, jo një ustash, por luftëtar i Titos,” tha Budija, duke iu referuar lëvizjes ustashe që drejtonte NDH-në.
Lideri veteran kroat i Serbisë Milorad Pupovaç, gjithashtu kreu i SNV-së, tha se të gjithë ata që kishin dyshime për natyrën e kryengritjes duhet të lexonin veprat e shkrimtarit dhe historianit të njohur kroat Slavko Goldstein. “Ne nuk jemi pjesë e ekstremit. Ne duam një jetë normale,” përfundoi Pupovaç.
Megjithatë, A-HSP dhe grupe të tjera të djathta bënë çmos për të ndaluar përkujtimoren në Srb, duke thënë se gjatë kryengritjes u kryen krime kundër kroatëve etnikë.
Kreu i A-HSP, Drazen Kelemineç, nuk u lejua të afrohej në vend me anëtarët e partisë së tij pasi policia e ndaloi atë për gjashtë muaj t’i afrohet monumentit.
Pasi iu tha se i ishte ndaluar të merrte pjesë në event, ai u ul në rrugë para se të largohej që aty nga policia.
Disa nga kolegët e tij protestues kishin veshur bluza për të nderuar një njësi paraushtarake nga vitet 1990, Forcën Kroate Mbrojtëse, HOS, dhe thërrisnin sloganin ustashe “Za dom spremni” – “Gati për atdheun”. Pasi edhe ata nuk u lejuan t’i afroheshin vendit, ata bllokuan rrugën për trafikun.
Gjatë gjashtë viteve të fundit, A-HSP ka mbajtur protesta gjatë përkujtimores, duke e quajtur atë një “përkujtimore çetnike”.
Çetnikët ishin monarkistë serbë të kohës së luftës që kryen krime të mëdha kundër serbëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.
Megjithatë, një grup prej rreth 15 grash anëtare të “Gratë në Luftën për Atdhe”, me Lufta për Atdhe termi zyrtar për Luftën e Kroacisë për pavarësi në vitet 1990 – arritën te monumenti.
Policia i lejoi ato të ishin të pranishme, por i ndau ato nga personat që përkujtonin kryengritjen me një gardh.
Megjithatë, gratë e ndërprenë fjalimin e Stjepan Mesiç, ish-presidentit kroat dhe presidenti i nderuar i Aleancës Antifashiste, duke kënduar këngë të këngëtarit nacionalist të ekstremit të djathtë Marko Perkoviç “Thompson”.
Zeljko Glasnoviç, një deputet nga Bashkimi Kroat Demokrat, HDZ, iu bashkua gjithashtu protestuesve, duke thënë se ai kishte ardhur aty “për të përkujtuar viktimat e kryengritjes së vitit 1941.
Ai vazhdoi duke e quajtur aktivistin e të drejtave të njeriut Zoran Pusiç “një fanatik moral” që “vlerëson agresionin imperialist çetnik serb”, i cili ai tha se i kishte marrë jetën më shumë se gjysmë milioni njerëzve në rajon midis vitit 1912 dhe 1990.
Kelemineç arriti gjithashtu në vend, duke pretenduar se “askush nuk mund ta ndalojë atë të vijë në Kroaci”.
“Unë i druhem asgjëje, përveç Perëndisë! Me këtë përshëndetje, shkova në luftë për një Kroaci demokratike. “Za dom – spremni” bërtiti ai me shokët protestues duke përdorur një megafon.
Edhe pse policia ishte e pranishme, asnjë nga protestuesit nuk u raportua të ketë përdorur këtë thirrje të ndaluar.