Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Energjia

Ferma Eolike Kërcënon Parajsën Shqiptare

Gjergj ErebaraBesar LikmetaNgaGjergj ErebaradheBesar Likmeta
17:44 | 01/12/2008
Në Energjia, Investigime, Mos humbisni, Në Fokus
Kohe leximi: 8 minuta
A A
0
Ferma Eolike Kërcënon Parajsën Shqiptare

Fermë eolike | Foto nga Flickr/warrenskl

Share on FacebookShare on Twitter

Ferma eolike që mund të bëhet më e madhja në të gjithë kontinentin Europian mund të shkatërrojë bregdetin natyror – dhe mund të jetë në kundërshtim me ligjin

Fermë eolike | Foto nga Flickr/warrenskl
Fermë eolike | Foto nga Flickr/warrenskl

Qeveria e Shqipërisë rrezikon të rrënojë një nga mjediset e fundit të paprekura të Europës – dhe duke shkelur ligjet e veta – përmes lejimit të një kompanie italiane e cila, duke punuar përmes një dege në Shqipëri, synon të ndërtojë një fermë ere në një rezervat natyror bregdetar dhe në një pjesë të një parku kombëtar.

Qeveria i ka transferuar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane Moncada Energy Group e cila, përmes degës së saj në Shqipëri Enpower Albania, synon të ndërtojë një park eolik 500 megaëatt në jug të vendit.

Si vendimi për të dhënë tokën ashtu edhe leja mjedisore janë të paligjshme përballë ligjeve të Shqipërisë për mbrojtjen e rezervateve natyrore, zbuloi Balkan Insight.

Projekti i madh për të ndërtuar fermën e energjisë së erës më të madhe në Europë do të jetë në tryezë për firmosje kur Silvio Berlusconi, kryeministri i Italisë, të takohet me Sali Berishën, homologun e tij shqiptar, në Tiranë të martën.

Balkan Insight ka mësuar se qeveria e Shqipërisë ka ndryshuar një ligj për transferimin e tokës publike vetëm pak javë para se kompania të prezantonte projektin e saj, megjithëse zyrtarët mohojnë akuzën se ndryshimi lidhej me ndonjë dëshirë nga ana e qeverisë për t’u përshtatur me kërkesat e kompanisë italiane.

Ndërkohë, grupimet mjedisore, janë të zemëruara nga fakti që Ministria e Mjedisit lëshoi një leje mjedisore për fermën e erës në gadishullin e Karaburunit – vendi i një parku rezervat natyror – pasi ky është një nga vendet më të paprekura në Mesdhe.

Megjithëse Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri miratoi një licencë për ndërtimin e fermës eolike në shtator 2008, pasi Ministria e Mjedisit lëshoi lejen, Enpower Albania nuk e ka kryer një studim fizibiliteti për të provuar se aty ka erë të mjaftueshme për të justifikuar projektin.

Ndërkohë, ekspertët kanë theksuar se edhe në rast se ndërtohet, Shqipëria nuk do të përfitojë për shkak se elekriciteti do të transportohet në Itali.

Përfaqësuesi i Enpower në Shqipëri, Andi Memi, refuzoi të intervistohej mbi projektin, duke sugjeruar që të intervistoheshin inxhinjerët e punësuar nga kompania. Por inxhinjerët refuzuan gjithashtu të komentonin mbi kritikat mbi skemën, ndërsa shumë emaile dërguar kompanisë mbetën pa përgjigje.

Ferma më e madhe e erës në Europë

Me kapacitet gjenerues të përgjithshëm prej 500 megaëatts (MË), projekti mund të bëhet ferma më e madhe në tokë në Europë, njoftoi Moncada në maj 2008.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e një linje transmisioni që do të kalojë nga porti i Vlorës në Shqipëri deri në portin italian të Brindizit. Një kabull 400 kV, me gjatësi 145 kilometra nën Adriatik në thellësinë deri në mbi 900 metra, do të lejojë transmetimin e energjisë në të dyja drejtimet. Linja e interkonjeksionit dhe parku eolik ka një kosto të vlerësuar në 1.25 miliardë eurosh. Ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2010.

Duke vepruar me nismën e Ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi transferimin e 97,746 hektarëve pyll publik dhe kullota nga rezervati natyror i menaxhuar i Karaburunit dhe parku kombëtar i Llogarasë te Enpower Albania më 8 maj 2008, për të ndërtuar një park për prodhimin e energjisë së erës si dhe rrugëve lidhëse e linjave të transmetimit të energjisë.

Gjithsesi, vendimi bie në kundërshti me ligjet e Shqipërisë mbi zonat natyrore të mbrojtura. Për më  tepër, kushtetuta e vendit thotë se çdo vendim, si ai i miratuar nga Këshilli i Ministrave, apo lëshimi i lejes mjedisore për Enpower Albania për ndërtimin e fermës së erës, bëhet i pavlerë nëse bie në kundërshtim me ligjet e miratuara nga parlamenti.

Vendimi i Këshillit të Ministrave prek më së shumti tokë rezervat natyror dhe shumë më pak tokë park kombëtar. Por ai prek gjithashtu 0.6 hektarë të parkut kombëtar të Llogarasë dhe ligji i vitit 2002 mbi zonat e mbrojtura ndalon ndërtimin e “rrugëve dhe linjave të transmetimit të energjisë” në parqet kombëtare.

Ekspertët nënvijëzojnë se shumë studime shkencore kanë rekomanduar kthimin e të gjithë zonës në një park kombëtar.

Ambjentalistët akuzojnë se megjithëse procedura e përodrur nga Ministria e Mjedisit për të lëshuar lejen mjedisore për parkun eolik dhunon ligjin dhe, megjithëse ata i kanë shkruar qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare mbi këtë problem, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ata nënvijëzojnë gjithashtu se si pjesë e Rrjetit Emeralt për Zonat me Interes të Posaçëm për Konservim në Europë, e cila mbështet konventën e Bernës të vitit 1979 mbi Konservimin e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, të cilën Shqipëria e nënshkroi më 1995, ndërtimi i një parku eolik në çfarëdolloj pjese të një parku kombëtar shkel detyrimet e vendit ndaj këtij traktati.

Megjithëse ligji lejon projektet mbi parqet natyrore të menaxhuara pasi ata të marrin një leje mjedisore, para se leja të jepet vendimi duhet të pasojë konsultime të gjera publike.

Konventa Aahrus të cilën Shqipëria e ka ratifikuar dhe për të cilën ajo ka krijuar një zyytë në Ministrinë e Mjedisit, kërkon që ky konsultim publik të ndërmerret nga qendra Aahrus, përfshirë çështjen e publikimit të të dhënave.

Kur Balkan Insight pyeti mbi këtë debat në qendrën Aahrus në Ministrinë e Mjedisit, nuk gjeti ndonjë provë që të sugjerojë që një diskutim i tillë ka ndodhur.

Zëvendësministri i Mjedisit i Shqipërisë Taulant Bino, thotë se ligji lejon ndërtimin brenda rezervateve natyrore të menaxhuara nëse ato marrin leje nga Ministria e Mjedisit, e cila vendos detyrime të ndryshme mbi ndërtuesit.

Bino pranoi se nëse projekti prekte vetë parkun kombëtar, atëherë ai do të qe ilegal.

Balkan Insight i kërkoi gjithashtu Ministrisë akses te studimi mbi ndikimin në mjedis si dhe dokumentet e dorëzuara nga Moncada në lidhje me kërkesën për lëshimin e lejes mjedisore.

Por drejtori i ministrisë për Licencat Mjedisore, Gavrosh Zela, refuzoi këtë kërkesë, duke thënë se ai mund të japë kopje të vendimit dhe të dokumenteve të dorëzuara nga Moncada pasi të kenë kaluar 15 vjet.

Kjo ndodhi pavarësisht faktit se ligji mbi Lirinë e Informimit në Shqipëri detyron zyrtarët të lëshojnë të gjitha dokumentet që nuk janë të klasifikuara si sekrete të sigurisë kombëtare.

Balkan Insight mësoi gjithashtu se në mënyrë domethënëse, pasi Moncada prezantoi projektin e vet te qeveria e Shqipërisë e udhëhequr nga Sali Berisha, autoritetet me shpejtësi amenduan ligjin mbi transferimin e pyjeve dhe kullotave nga pronësia publike te kompanitë private për projektet e tyre ekonomike. Ata e ndryshuan ligjin e vitit 2005 më 19 mars 2007, dy javë pasi Moncada prezantoi projektin e saj te Berisha.

Ndryshimet i lejojnë qeverisë të rrisë sasinë e kullotave publike që ajo mund t’i transferojë kompanive private pa kërkuar miratim nga parlamenti nga 30 në 100 hektarë.

Autoritetet mohojnë që ndryshimi ligjor të jetë kryer për të plotësuar kërkesat e Moncada-s. Zëvendësministri Bino, i cili i hartoi ndryshimet, thotë se ato nuk qenë të lidhura me projektin e kompanisë italiane.

Parajsë por jo për shumë kohë

Ekspertët e konsiderojnë gadishillin e Karaburunit, i cili mbulon 62 kilometra katrore pranë qytetit të Vlorës, krahas parkut kombëtar të Llogarasë aty pranë, një nga zonat natyrore më të rëndësishme në Mesdhe.

Megjithëse aktualisht kjo zonë është e përcaktuar si rezervat natyror i menaxhuar, një seri studimesh ka propozuar shpalljen e të gjithë zonës si park kombëtar. Mes këtyre studimeve është ai ii projektit MedËetCoast i vilit 2006, Plani i Veprimit Strategjik mbi Biodiversitetin i vitit 2002, Plani i Veprimit të Zonës Bregdetare për brigjet e Shqipërisë më 1996 dhe raporti mbi aktivitetin e “Zonave nën Mbrojtje Speciale dhe Vendosjes së Protokollit SPA” për Shqipërinë i vitit 1996.

Genuario Belmonte, profesor i Biologjisë Marine në Universitetin e Salentos në Italinë e jugut e përshkruan Karaburunin si një parajsë të paprekur. “Karaburuni është një vend mitik, një kartolinë për atë që Mesdheu ka qenë dikur,” thotë Profesor Belmonte. “Gadishulli është aseti më i mirë i rajonit si një mënyrë për të tërhequr turistë nga Bashkimi Europian.”

“Zona e Karaburunit është një nga të paktat zona të mbrojtura që meritojnë këtë emër për shkak se kaq shumë zona të tjera… janë shkatërruar,” thotë Xhemal Mato, i Lidhjes Mjedisore të Shqipërisë.

“Fakti që e vetmja rrugë që të shpie në Gadishullin e Karaburunit kalon përmes një baze ushtarake, e cila e ka ndarë atë nga bota, e bën këtë një nga zonat mjedisore më të pasura për florën dhe faunën në vend,” shton ai.

Aktivistët mjedisorë shqiptarë i thanë Balkan Insight se pasi Moncada prezantoi projektin në një takim në maj në selinë e saj qëndrore në Agrigento, Itali, ata vërejtën se planet e kompanisë synonin ndërtimin e një rrjeti të gjerë rrugësh lidhëse. Kjo, thonë ata, do të sjellë pashmangshmërisht ndërtime të tjera.

Sipas Lidhjes Mjedisore Shqiptare, rrjeti rrugor i miratuar do të mbulojë 870 mijë metra katrore, gjë që do të ketë ndikim të stërmadh mbi gadishull. Duke llogaritur një rrugë me gjerësi mesatare prej 5.6 metrash, kjo nënkupton ndërtimin e rreth 151 kilometrave rrugë të reja.

Xhemal Mato, i cili mori pjesë në prezantimin e zhvilluar ngë Agrigento, thotë se kjo do të sjellë “urbanizimin e zonës, me shumë infrastrukturë dhe kjo është zona ku hyn mafia. Në momentin që ata fillojnë të ndërtojnë rrugë, vilat do të paosjnë”.

Balkan Insight ia paraqiti pretendimet e Matos kompanicë Moncada por ajo refuzoi të komentojë.

Profesor Belmonte paralajmëron gjtihashtu se rrjeti i rrugëve dhe infrastruktura tjetër do të jetë “fillimi i fundit për vlerën natyrore të gadishullit”.

“Strategjia kombëtare e turizmit të Shqipërisë, të cilën qeveria e miratoi më 2005, thekson turizmin ekologjik dhe kulturor. Strategjia përshkruan zonat natyrore si asetet më të rëndësishme në krahasim me brigjet e mbindërtuara të vendeve fqinje.

“Vlera e Vlorës si një destinacion turistik gjendet absolutisht në zonat natyrore të Karaburunit” thotë Profesor Belmonte, duke shtuar se parku eolik do rë ketë të njëjtin efekt negativ transformues siç ka patur ndërtimi i kohëve të fundit në zonat bregdetare përreth Durrësit dhe Sarandës.

Sipas Matos, “gadishulli i Karaburunit është parku i Vlorës dhe si rregull, çdo park eolik duhet të vendoset së paku 40 kilometra më larg.”

Zgjidhje për krizën energjetike?

Askush nuk dyshon se Shqipëria ka nevojë për më shumë energji dhe energjia pa dioksid karboni, e quajtur energjia e gjelbërt është forma më e mirë nga të gjitha. Por ekspertët nga Enti Rregullator i Energjisë së vendit, i thanë Balkan Insight se Shqipëria nuk do të përfitojë shumë nga parku eolik i planifikuar për t’u ndërtuar në gadishullin e Karaburunit.

Aktivistët shqiptar nga lidhja mjedisore thotë se gjatë vizitës së tyre në Itali i qe treguar nga kompania se elektriciteti nga ferma e erës do të jetë më së shumti për eksport. “Ata pranuan se asnjë kilovat nuk do të qëndrojë në Shqipëri,” tha Mato.

Balkan Insight nuk qe në gjendje të konfirmonte këtë pretendim me kompaninë.

Një çështje tjetër është ajo nëse energjia e erës është e vlefshme. Kjo lidhet me problemin e intermitencës. Nevojës për të mbajtur centralet e energjisë në gjendje pune në rast se era te fermat e erës ndalon papritur duke shkaktuar mungesë të menjëhershme energjie.

“Kur energjia prodhohet përmes energjisë së erës, një burim tjetër energjie duhet të mbahet në punë në mënyrë që të sigurohet furnizimi i vazhdueshëm gjatë orëve të pikut të konsumit,” thotë Agim Nesho, Drejtor i Licencave të ERE-s.

“Shqipëria aktualisht përdor vetëm një hidrocentral të vogël me 25 MË si kjo lloj rezerve dhe nuk ka burime të tjera të ngjashme,” thotë ai.

Kompania italiane ende duhet të provojë se ka erë të mjaftueshme në gadishullin e Karaburunit në mënyrë që të justifikojë projektin.

Agim Nesho thotë se që një studim fizibiliteti të kryhet, kompania do të ketë nevojë të instalojë një seri kullash 50 metra të larta në mënyrë që të masë shpejtësinë dhe kohëzgjatjen e erës për një vit në pika të ndryshme të zonës ku ka në plan të vendosë turbinat e erës.

Sipas Matos, Shqipëria ka shumë pak gjëra për të fituar dhe shumë gjëra për të humbur. “Unë nuk e kuptoj se çfarë do të na japë ne ky projekt,” thotë ai.

Etiketa: EnergjiaFerma eolikeMjedisi
Tjetri
Diga e Komanit

Sfida energjetike përçan shtetet e Ballkanit

Më të lexuarat

Ferma Eolike Kërcënon Parajsën Shqiptare

Ferma Eolike Kërcënon Parajsën Shqiptare

17:44 | 01/12/2008
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

10:35 | 27/03/2023
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ngel në veting

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit

17:44 | 22/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.