AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Bunkerët Stalinistë të Shqipërisë po ndryshojnë rolet e tyre të dikurshme

Elira CangangaElira Canga
16 years më parë
në Kultura, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qindra mijëra bunkerë të ndërtuar dikur nga diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, sot po luajnë funksione të reja: nga restorante buzë detit deri në mini-bujtina.

concrete-mushrooms-final-1034Në bregdetin e portit të Durrësit, në bregdetin shqiptar të Adriatikut, Syrja Demiri  po fërgon peshqit brenda një kuzhine në restorantin prej çeliku dhe betoni.

Klientët e tij janë të ulur jashtë dhe presin që pjatat të dalin nga dritarja e bunkerit të shndërruar në restorant, i cili dikur ishte ndërtuar nga armata shqiptare për të vendosur një top artilerie bregdetare 160mm.

“E tëra filloi me nevojën tonë për të ndërtuar një restorant të vogël me ato që ne dispononim,” tregon Syrjaja për vendim e tij eklektik por modest. “Ne nuk mundëm që të lëvizim bunkerin kështu që menduam që ta fusim në përdorim për të tërhequr klientët.”

Nga viti 1960 deri në vitin 1985, diktatori stalinist i Shqipërisë Enver Hoxha, kishte urdhëruar ndërtimin e mbi 750,000 bunkerëve, nga frika paranojake e një sulmi të pashmangshëm nga NATO.

Dhe tani, duke qenë vetë një nga shtetet anëtare të NATO-s, Shqipëria ka pak gjasa që t’i përdorë ata për qëllime ushtarake. Por ekspertët mendojnë që bunkerët duhen ruajtur, madje promovuar, për të mirën e turistëve të interesuar për trashëgiminë komuniste të vendit.

“Ideja lindi nga dëshira për të mbrojtur trashëgiminë e një epoke të shkuar – për ta ruajtur atë për historianët e ardhshëm të cilët do të duan të studiojnë këtë periudhë,” – thotë Ols Lafe, drejtor për trashëgiminë kulturore në ministrinë e kulturës.

Pavarësisht se shumica e këtyre bunkerëve në formë kërpudhash janë me madhësi të vogël, sa për të bërë vend për një apo dy këmbësorë, disa prej tyre posedojnë strehime nëntokësore me qindra metra të gjata.

concrete-mushrooms-5Një nga këta mega-bunkerë gjendet në dalje të Tiranës, në fshatin Linzë. Ky bunker është i punuar nga 8,000 tonelata beton dhe 4,000 tonelata çelik. Ishte projektuar për t’i bërë ballë shpërthimit nuklear dhe që të mbrojnte Byronë e Partisë Komuniste në rast lufte.

Kur ish presidenti Alfred Moisiu, një ish-gjeneral në karrierën e tij, propozoi që këta bunkerë të shndërrohen në vend-mbjellje për kërpudha – meqë kërpudhat kultivohen në vende të errëta – propozimi i tij u prit me të qeshura të shumta. Por që atëherë ideja për t’i konvertuar ata në diçka të dobishme zuri vend.

Edhe pse disa bunkerë të mëdhenj mund të shndërrohen në pothuajse çdo gjë, duke filluar nga restorante, bujtina të vogla që ofrojnë mëngjesin etj, konvertimi i bunkerëve të vegjël që janë më të numërt në diçka të dobishme paraqet një sfidë më të madhe.

Meqë në të shumtën e rasteve bunkerët janë të vendosur në grupe, dy arkitektë shqiptarë nga Universiteti Politeknik i Milanit propozuan që të transformohen në strehëza, duke krijuar kështu një rrjet eko-kampesh në bregdet apo në shtigjet malore.

Shqiptarët që me dekada bashkëjetuan me këta bunkerë, të cilët ishin të detyruan që t’i ndërtonin, rrallë herë mendojnë se ata mund të kenë vlerë, madje ata kalojnë edhe pa u vërejtur fare sepse tashmë janë pjesë përbërëse e pejsazhit.

Por për shumë të huaj, këta bunkerë janë simbol i izolimit të vendit dhe rregjimit mizor komunist që ka sunduar në Shqipëri për një gjysmë shekulli.

Picture-124 “Turistët mbesin të mahnitur nga numri i shumtë i tyre, posaçërisht në zonat bregdetare,” – pohon Stavri Çifligu, pronar i Eksperiencës Shqiptare, agjenci kjo e specializuar në të ashtuquajturën “Socialist tours”,  apo vizitat në këta bunkerë.

“Ishin turistët e huaj ata të cilët çuan përpara organizimin e këtyre udhëtimeve turistike,” – deklaron Cifligu, i cili organizon vizita në vende të ndryshme.

Përderisa disa shoqata të ish të burgosurve politikë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me idenë për dhënien e statusit special këtyre bunkerëve, ekspertët mendojnë që ruajtja e tyre do të mbajë gjallë kujtimin e sakrificës për brezat e ardhshëm.

Maks Velo, arkitekt dhe piktor i burgosur në vitin 1978 me tetë vite burg për “tendencat moderne” në artin e tij, thotë që përkundër kujtimeve të dhimbshme që mbajnë këta bunkerë, ata gjithashtu dëshmojnë për të kaluarën tragjike të vendit prandaj meritojnë të kenë një mbrojtje.

“Sikur të ishin shkatërruar bunkerët, ky vend do të humbiste një dëshmi të periudhës më të errët të historisë së Shqipërisë” – deklaron ai. “Ne do të bënim po atë gabim që bëri diktatori [Enver Hoxha], kur shkatërroi të gjitha monumentet që nuk i shkuan përshtati shijes së tij.”

Ky artikull është financuar në kuadër të projektit të BICCED.

Etiketa: Alfred MoisiubregdetBurgEnver HoxhaLufteMaks VelombrojtjeNATOshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëturistTuristët e huajUniversitetiVendimvizita
Tjetri
Ekspertët austriak hedhin poshtë teorinë e origjinës ilire të gjuhës shqipe

Ekspertët austriak hedhin poshtë teorinë e origjinës ilire të gjuhës shqipe

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.