Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Intervista

Kryebashkiaku zotohet të rigjallërojë lavdinë e Perlës së Rivierës

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
19:11 | 14/06/2012
Në Intervista, Mjedisi, Mos humbisni
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Stefan Çipa

Kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa | Foto nga Telnis Skuqi

Share on FacebookShare on Twitter
Stefan Çipa

Pavarësisht një bumi të përbindshëm ndërtimesh që po e përtyp qytetin me rritjen e vet fenomenale, Kryebashkiaku Stefan Çipa thotë se beteja për të ruajtur Sarandën nuk është e humbur.

Stefan Çipa
Kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa | Foto nga Telnis Skuqi

E njohur dikur si perla e Rivierës Shqiptare, Saranda është e ndërtuar në formën e një amfiteatri përreth një gjiri që sheh nga deti Jon dhe Ishulli grek i Korfuzit.

Vetëm disa dekada më parë, qyteti ishte një koleksion vilash të vogla dhe hotelesh të pakta, i ndarë nga shkallë të vogla që zbrisnin në rrugën detare, të rrethuar nga palma dhe nga lulet violë.

Dhjetë vite më vonë, prej një bumi fatal nderimesh, qyteti është tanimë i mbushur me blloqe të larta apartamentesh që duket sikur luftojnë me njëra-tjetrën për hapësirë.

Peizazhi ka ndryshuar në mënyrë aq dramatike gjatë dekadës së fundit sa territorit i janë shtuar  54,000 metër katrorë, si rezultat i ndërtimeve pa leje në bregdet nga ndërtuesit.

“Ndërtimi i paligjshëm dhe mbi-konsumi i qytetit janë problemet tona kryesore,” tha për Balkan Insight Stefan Çipa, Kryebashkiak i Sarandës, në një intervistë në vigjilje të sezonit turistik.

“Jemi përpjekur t’i pengojmë ndërtimet pa leje në qytet, por nuk mund të themi se i kemi eliminuar plotësisht,” pranoi Çipa, teksa po inspektonte punimet e rinovimit të shatërvanit të vetëm publik të qytetit.

Sipas një studimi të bërë nga Bashkia vitin e shkuar, vizitorët dhe operatorët lokalë të turizmit veçuan si faktorë kryesorë të rënies së turizmit shtrirjen e çrregullt urbanistike dhe ndërtimet.

Kryebashkiaku thotë se përgjatë viteve të kaluara Bashkia nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi dhe është përpjekur të kontrollojë sa më shumë nga ish-lejet që ishin dhënë, por që binin ndesh me ligjin.

Megjithatë, përpjekjet e tij për të ndaluar ndërtuesit e paskrupullt nuk kanë qenë gjithnjë të suksesshme, për shkak të mungesës së mbështetjes prej qeverisë qendrore dhe gjykatave.

“Për fat të keq kemi humbur çdo çështje që bashkia ka çuar në gjyq kundër ndërtuesve,” u shpreh me keqardhje Çipa.

Një qytet-port historik, Saranda ka rreth 120 monumente arkeologjike, të cilat, veçmas natyrës rrethuese, janë asete primare të turizmit.

Megjithatë, Çipa ankohet se administratorët e mëparshëm të qytetit nuk i kanë ruajtur monumentet në fjalë siç duhet, duke lëshuar leje ndërtimi të paligjshme për apartamente të reja në zonat arkeologjike.

Pavarësisht se Kryebashkiaku e pranon se përballja me ndërtuesit dhe lobin e tyre nuk është e thjeshtë, ai beson se duke dhënë një shembull si institucion dhe duke i qëndruar besnik një plani zhvillimi më afatgjatë, komuniteti i biznesit do ta marrë veten me kalimin e kohës.

“Kjo është një sfidë që e kam marrë jo vetëm si personale, por edhe si në rrugë institucionale,” u shpreh ai.

“Saranda ka trashëguar shumë probleme, por ka ende shumë asete që do të na ndihmojnë t’i kthejmë lavdinë e dikurshme,” deklaroi Çipa.

Pavarësisht dëmit që është bërë tashmë, Kryebashkiaku thotë se qyteti ka shumë për të ofruar dhe një përpjekje për të rritur parqet dhe hapësirat e gjelbra do të jetë në fokus të drejtimit të tij.

Sipas Kryebashkiakut, përpjekja për të frenuar ndërtuesit nuk ka si qëllim të shpallë armik komunitetin e biznesit të ndërtimit, por kërkon t’i sfidojë ata.

“Nisma jonë për të larguar betonin dhe për të rritur lule e për të mbjellë pemë është mirëpritur nga komuniteti,” tha Çipa.

“Disa prej atyre që i kanë interesat e lidhura me ndërtimet e paligjshme mund të mos jenë të kënaqur, por shumë të tjerë na mbështesin në përpjekjet tona,” shtoi ai.

Një prej zonave kyçe të tërheqjes së turistëve në Sarandë është qyteti i lashtë i Butrintit, që ndodhet vetëm 20 kilometra larg kufirit me Greqinë.

Një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Butrinti ka disa prej gërmadhave arkeologjike më spektakolare romake në Mesdhe.

Shumë vizitorë mbërrijnë në Sarandë nga anijet apo tragetet nga ishulli grek i Korfuzit.  E joshur nga potenciali për të tërhequr anije më të mëdha që lundrojnë detin Mesdhe, Banka Botërore ka financuar ndërtimin e një terminali të ri anijesh.

Megjithatë, projekti që duhej të ishte përfunduar në vitin 2009, për shkak të vonesave burokratike, do të arrijë të përfundohet vetëm në fund të këtij viti.

Një tjetër shqetësim i Kryebashkiakut mbetet trajtimi dhe hedhja e mbeturinave.

Ndonëse një objekt i trajtimit të mbetjeve të ujërave të zeza me kosto 5.2 milion euro është ndërtuar me financimin e Bankës Botërore, ai nuk është lidhur ende me rrjetin e kanalizimeve.

Sipas Bashkisë plani mbetet në vend duke pritur për investimin 800 mijë euro të një tubacioni kolektori nga qeveria qendrore.

Çipa e refuzon idenë se dëmi i bërë nga ndërtuesit në Sarandë është i pakthyeshëm.

Pavarësisht se qyteti ende përballet me shumë probleme, Kryebashkiaku thotë se vizitorët do të shohin një imazh të ndryshuar këtë sezon të ri turistik, por ata kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për të vazhduar më tej.

“Saranda ka humbur një betejë [me ndërtuesit], që e kanë lënë të dëmtuar. Por unë besoj plotësisht se do t’i kthehemi traditës sonë më të mirë dhe do t’i bashkohemi sektorit elitar të turizmit shqiptar,” përfundoi ai.

Tjetri
Gjuetarët e thesarit plaçkisin Shqipërinë në mes të ditës

Gjuetarët e thesarit plaçkisin Shqipërinë në mes të ditës

Më të lexuarat

Stefan Çipa

Kryebashkiaku zotohet të rigjallërojë lavdinë e Perlës së Rivierës

19:11 | 14/06/2012
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.