AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Arrestohet Fullani dhe inspektorja e përgjithshme Elivar Golemi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori i BSH Ardian Fullani. Foto: LSA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u arrestua sot në mbrëmje, bëhet e ditur nga burime mediatike jozyrtare. Fullani u arrestua në zyrën e tij pasi mësohet se prokuroria ka siguruar një urdhërarresti të lëshuar nga gjykata. Policia e Tiranës kreu ekzekutimin e urdhërarrestit.

Guvernatori i BSH Ardian Fullani. Foto: LSA
Guvernatori i BSH Ardian Fullani. Foto: LSA

Krahas Fullanit mësohet se është arrestuar edhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi.

Të dy akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen e vjedhjes së një shume parash në thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Fullani pati arritur t’i shpëtojë largimit nga posti i tij pasi shpërtheu skandali muajin e kaluar. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pati refuzuar propozimin e anëtares së Këshillit Ermelinda Meksi për shkarkimin e tij ndërsa partitë politike qenë shprehur në shumicë në mbrojtje të tij.

Fullani vijon të mbetet formalisht guvernator i Bankës së Shqipërisë, pasi shkarkimi i tij sipas ligjit mund të bëhet vetëm në rast se mbi të rëndon një vendim dënimi me burg.

Guvernatori Fullani, 59 vjeç, qe përballur me zemërimin e publikut gjatë muajit të fundit me disa protesta në shkallë të vogël të organizuar kundër tij në lidhje me vjedhjen. Banka e Shqipërisë njoftoi më 21 korrik 2014 se pati denoncuar dy punonjës të vet për vjedhje dhe moskallëzim krimi. Të dy punonjësit i përkisnin Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, departamenti përgjegjës për magazinimin dhe ruajtjen e parave si dhe për marrëdhëniet e qarkullimit fizik të parasë me bankat e nivelit të dytë.

Më vonë Banka e Shqipërisë njoftoi se i rezultonte se punonjësi Ardian Bitraj pati arritur të vjedhë 713 milionë lekë, (rreth 5 milionë euro). Bitraj mësohet nga prokuroria se e ka pranuar përgjegjësinë dhe se e ka kryer vjedhjen gradualisht përgjatë katër viteve duke përfituar nga keqmenaxhimi i punëve në bankë. Më vonë, prokuroria arrestoi edhe një numër zyrtarësh të tjerë të bankës, përgjegjës për emisionin, inventarizimin dhe kontabilizimin.

Guvernatori i arrestuar Ardian Fullani u diplomua për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1977. Ai ka punuar në pozicione të ndryshme në Bankën e Shqipërisë nga viti 1985 deri në vitin 1996.

Ai mësohet se qe pushuar nga puna në BSH në këtë vit si pjesë e spastrimeve politike të kryera nga qeveria e Partisë Demokratike në atë kohë dhe pas kësaj punoi për një periudhë të shkurtër kohe për një fond mikrokrediti të quajtur FEFAD. Një vit më vonë, ai u bë zëvendësdrejtor i Bankës Italo-Shqiptare, një bankë nën bashkëpronësi mes shtetit shqiptar, një banke italiane dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai arriti të bëhet guvernator në vitin 2004 kur u zgjodh nga maxhoranca parlamentare e udhëhequr nga Fatos Nano. Largimi i Nanos si president një vit më vonë nuk duket se ndryshoi gjë për Fullanin, i cili arriti të mbajë marrëdhënie të mira me qeverinë e re. Për më tepër, maxhoranca e Partisë Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, e rizgjodhi atë guvernator në vitin 2011. Fullani u bë kështu guvernatori i vetëm që arriti të rizgjidhet që nga krijimi i Bankës së Shqipërisë në formën aktuale në vitin 1992.

Gjatë kohës së tij si guvernator, ai është njohur për marrëdhënie miqësore me klasën politike në vend duke u përballur me vetëm shumë pak raste mosmarrëveshjesh verbale me qeverinë Berisha në vitin 2009, kur kjo e fundit e shtyu vendin drejt falimentit përmes projektit të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash.

Fullani dukej se pati marrëdhënie të mira edhe me qeverinë socialiste të Edi Ramës, por gjërat për të morën të tatëpjetën shpejt pas njoftimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve.

Në mungesë të Fullanit, Banka e Shqipërisë do të drejtohet nga zëvendësguvernatori.

Gjykata e Tiranës pritet të vendosë nëse Fullani do të mbahet në arrest gjatë periudhës para daljes në gjyq apo nëse do të lirohet me kusht brenda 48 orësh nga arrestimi.

Ai arriti të bëhet guvernator në vitin 2004 kur u zgjodh nga maxhoranca parlamentare e udhëhequr nga Fatos Nano. Largimi i Nanos si president një vit më vonë nuk duket se ndryshoi gjë për Fullanin, i cili arriti të mbajë marrëdhënie të mira me qeverinë e re. Për më tepër, maxhoranca e Partisë Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, e rizgjodhi atë guvernator në vitin 2011. Fullani u bë kështu guvernatori i vetëm që arriti të rizgjidhet që nga krijimi i Bankës së Shqipërisë në formën aktuale në vitin 1992.

Gjatë kohës së tij si guvernator, ai është njohur për marrëdhënie miqësore me klasën politike në vend duke u përballur me vetëm shumë pak raste mosmarrëveshjesh verbale me qeverinë Berisha në vitin 2009, kur kjo e fundit e shtyu vendin drejt falimentit përmes projektit të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash.

Fullani dukej se pati marrëdhënie të mira edhe me qeverinë socialiste të Edi Ramës, por gjërat për të morën të tatëpjetën shpejt pas njoftimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve.

Në mungesë të Fullanit, Banka e Shqipërisë do të drejtohet nga zëvendësguvernatori.

Gjykata e Tiranës pritet të vendosë nëse Fullani do të mbahet në arrest gjatë periudhës para daljes në gjyq apo nëse do të lirohet me kusht brenda 48 orësh nga arrestimi.

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, ka punuar gjithashtu në Bankën e Shqipërisë prej shumë vitesh dhe është zgjedhur në këtë post nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2011. Ajo pati një konflikt publik me kreun e komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe gjatë ditëve të fundit.

Vijon

Etiketa: ArrestarrestimiBankatBurgEdi RamekonomiErjon BraçeEuroFatos NanoGjykataGjykata e TiranësGjyqGuvernatorkonfliktkrimiKuvendiMaxhorancambrojtjeMikrokreditiParaPartisë DemokratikePoliciaPolicia e TiranëspresidentProkuroriaProtestaPunaPunëQeveriaSali BerishaSHshkarkimiShpërdorim detyreshqipshqiptareTiranëVendimvjedhjezhvillim
Tjetri
Prokuroria: Ja shkeljet e Fullanit dhe Golemit

Prokuroria: Ja shkeljet e Fullanit dhe Golemit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.