AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Xhamitë e Bosnjës mbyllin dyert për fushatën elektorale

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Nyje Debati, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lagjja Barçarshi e Sarajevës. Foto: Beta

Një thirrje nga Bashkësia Islamike e Bosnjës që kërkon që politikanët të qëndrojnë larg xhamive sugjeron se besimtarët nuk dëshirojnë të manipulohen për qëllime politike, sugjerojnë analistët.

Lagjja Barçarshi e Sarajevës. Foto: Beta
Lagjja Barçarshi e Sarajevës. Foto: Beta

Institucionet fetare po përpiqen të distancojnë veten nga politika gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm në Bosnjë dhe Herzegovinë – por besimi luan ende një rol në përcaktimin e sjelljes së votuesve, thanë analistët për BIRN.

Bashkësia Islamike e Bosnjës dhe Herzegovinës publikoi një deklaratë të shtunën duke thënë se partitë politike nuk duhet të zhvillojnë aktivitete nëpër ndërtesat e fesë islame.

“Bashkësia Islamike në BiH kërkon që të gjitha partitë politike dhe aktivistëët e tyre të mos i trajtojnë xhamitë dhe mjediset e tjera të Bashkësisë Islamike me mungesë respekti për aktivitetet elektorale të partive të tyre dhe të mos keqpërdorin mikpritjen e xhamive dhe qëndrimin e hapur të Bashkësisë Islamike,” thuhet në deklaratë.

Bashkësia Islamike e bëri deklaratën pas raporteve se partia më së shumti boshnjake për Veprim Demokratik, SDA, pritej të zhvillonte një konferencë për shtyp në një xhami në qytetin e Mostarit.

“Duhet të jetë e qartë për çdokënd që Bashkësia Islamike nuk do të promovojë asnjë parti politike dhe se mjediset e Bashkësisë Islamike apo takimet publike fetare nuk mund të përdoren për promovimin e asnjë partie,” thuhet në deklaratë.

Srdjan Puhalo, një analist politik nga Banja Luka, tha se ndikimi i religjionit në zgjedhje nuk është aq i rëndësishëm sa qe dikur por politikanët sërish duhet të demonstrojnë se janë besimtarë.

“Politikanët duhet të tregohen Katolikë të mirë, Kristianë Othodoksë apo Muslimanë për të fituar mbështetje mes votuesve. Bashkësitë fetare kanë ndikim të madh dhe politikanët e dinë këtë,’ tha Puhalo.

Ai sugjeroi gjithsesi se në disa raste kjo mund të jetë thjeshtë një çështje simbolike.

“Është në disa raste e mjaftueshme për udhëheqësit fetarë për të patur një foto me politikanët për të dërguar mesazhin,” tha ai.

Dino Abazovic, një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, i cili është specializuar në fushën e religjionit dhe politikës, thotë se ndikimi i institucioneve fetare nuk është aq i qartë sa ka qenë dikur.

“Ajo që është ndihmuese është se, së paku verbalisht, nga rangjet më të larta të bashkësive fetare, para zgjedhjeve të kaluara si dhe në këto të pritshmet, ka patur thirrje që ndërtesat fetare të mos keqpërdoren për qëllime zgjedhore,” tha Abazovic.

“Mbështetja [e figurave fetare për politikanët] nuk është aq e hapur sa qe para zgjedhjeve të para shumëpartiake të kryera pas luftës [1992-5],” thotë ai.

“Është pikërisht e kundërta – bashkësitë fetare janë më të shqetësuara për unitetin e besimtarëve se sa për mbështetjen për ndonjë parti politike specifike,” tha ai.

Gjithsesi, ai theksoi se “çdokush që neglizhon ndikimin e religjioneve në politikë zakonisht e ka gabim.”

Ka tri religjione kryesore në Bosnjë. Muslimanët përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë, Orthodoksit zënë 31 për qind ndërsa Katolikët kanë 15 për qind.

Puhalo tha se ndryshimi i natyrës së politikës në vend ka prekur edhe mënyrën se si grupimet fetare ndërveprojnë me politikanët.

“Për herë të parë ne kemi një situatë ku të gjitha partitë flasin për të njëjtat gjëra, premtojnë të njëjtat gjëra dhe kanë të njëjtat ideologji,” tha ai.

“Bashkësitë fetare po tregohen të kujdesshme në mënyrë që mbështetja e tyre të mos jetë tepër vulgare. Mbështetja e tyre nuk është thelbësore, por është një element i rëndësishëm për suksesin në politikë.”

Etiketa: aktivistbesimtarëBIRNkatolikëmbështetjendikimParaPartiaSarajevëxhamizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Basha harxhoi 145 mijë euro në reklama gazetash

Basha harxhoi 145 mijë euro në reklama gazetash

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.