AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Politikanët e Bosnjës në sherr me diplomatët amerikanë

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përmbytjet në Ballkan këtë maj qenë katastrofike. (AP Photo/Kristina Stedul Fabac)

Pak ditë pasi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara akuzuan politikanët në pushtet të Bosnjës për neglizhencë dhe korrupsion, ministri i jashtëm i akuzon ata për dezinformim dhe favoritizëm.

Përmbytjet në Ballkan këtë maj qenë katastrofike. (AP Photo/Kristina Stedul Fabac)
Përmbytjet në Ballkan këtë maj qenë katastrofike. (AP Photo/Kristina Stedul Fabac)

Ministri i Jashtëm i Bosnjës Zlatko Lagumdzija thirri në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë Nicholas Hill më 23 shtator për t’u ankuar për akuzat për neglizhencë dhe korrupsion të hedhura në një blog të publikuar së fundmi nga dy zyrtarë të lartë amerikanë. Lagumdzija është njëkohësisht kreu i Partisë Social Demokrate të Bosnjës.

Takimi erdhi pasi dy zyrtarë të Bosnjës përdorën një postim në blogun e ambasadës së SHBA-ve për të akuzuar politikanët për mungesë iniciative në rindërtimin e vendit pas përmbytjeve shkatërrimtare të majit. Ata i akuzuan politikanët për korrupsion dhe neglizhencë.

Ministria e Jashme publikoi një deklaratë të martën duke hedhur poshtë akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të parave të donatorëve.

Ajo pretendoi se asnjë lek nga donatorët e huaj “nuk është derdhur në llogaritë e asnjë institucioni të shtetit apo të entiteteve [të Federatës] dhe rrjedhimisht këto para nuk mund të jenë keqpërdorur apo përdorur për të mbushur deficitet buxhetore”.

Lagumdzija i tha Hill se pretendimet qenë të rreme, duke shtuar se donatorët duhet të jenë më të hapur se si donacionet po shpërndahen.

“Çdo njeri serioz, përfshirë zyrtarë të Bosnjës dhe të SHBA-ve, kanë detyrimin për të thënë publikisht, dhe jo të bëjnë vlerësime të përgjithshme, se cilat institucione apo cilët politikanë – me emrin e tyre të plotë – nuk kanë vepruar me transparencë,” deklaroi Ministria e Jashtme.

Zyrtarët amerikanë në Bosnjë janë akuzuar se mbështesin parti të caktuara politike në fushatën elektorale si dhe për shënjestrimin e Partisë SocialDemokrate të Lagumdzijas e cila është aktualisht në qeveri.

Ambasada e SHBA-ve tha se i qëndron postimimit në blogun e saj duke argumentuar se politikanët e Bosnjës duhet të bëjnë më shumë për t’i përgjigjur përmbytjeve shkatërrimtare.

“Qëllimi i postimit qe që të shprehnim shqetësimin tonë për mirëqënien e viktimave të cilat në përgjithësi u lanë të kujdesen për veten ndërkohë që është afruar dimri,” thuhet në deklaratë.

“Postimi ka gjeneruar shumë diskutime dhe debate nga të gjitha anët për këtë temë të rëndësishme,” shtoi Ambasada.

“Ne besojmë se estabilishmenti politik – në të gjitha nivelet, si dhe ata jashtë pushtetit – duhet të bëjnë punë më të mirë sëbashku për të trajtuar morinë e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet historike. Ne nuk mbështesim asnjë kandidat apo parti [në zgjedhje],” deklaroi Ambasada.

Në një takim të fundit elektoral të Partisë SocialDemokrate, Lagumdzija i tha mbështetësve se dipolomatët që kritikuan qeverinë e Federadës kroatoboshnjake, të drejtuar nga kjo parti, nuk po i ndihmonin qytetarët.

“Diplomatët po pyesin se pse nuk i janë dhënë njerëzve 500 milionë euro,” tha Lagumdzija. “Ne i thamë se kjo është një gënjeshtër… dhe kujdo që thotë një gënjeshtër, ne do t’i themi në fytyrë se është një gënjeshtër dhe se ju nuk mund ta trajtoni këtë vend si një protektorat.”

Anëtarë të tjerë të kësaj partie e kanë hedhur poshtë komentin e ambasadës së SHBA-ve si punë e “diplomatëve të nivelit të ulët”.

Ndërkohë delegacioni i Bashkimit Europian në Bosnjë deklaroi të martën se Ministri i Financave Nikola Spiric e ka gabim kur thotë se Konferenca e Donatorëve e zhvilluar në korrik kishte vetëm një karakter demonstrativ.

“Pjesa e parë e donacionit – 42 milionë euro për Programin e BE-së për Rimëkëmbjen nga Përmbytjet – është aktualisht duke ardhur,” deklaroi delegacioni.

“Ai po zbatohet  nga UNDP, UNICEF dhe IOM dhe po trajton nevojat e identifikuara nga Vlerësimi i Nevojave të Rimëkëmbjes së BiH. BE-ja është duke vepruar për të ndihmuar njerëzit, nuk është duuke pritur. Paratë e nënshtetasve të BE-së të dhuruara në solidaritet me BiH aktualisht janë duke rindërtuar shkolla, qendra shëndetësore, ndërtesa të pushtetit vendor apo qendra të kujdesit shoqëror,” shtoi delegacioni.

“Këto para po ndihmojnë familjet më të dobëta të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Po ndihmon për të rifilluar aktivitetin ekonomik vendor.”

Spiric, një anëtar i njërës prej partive në pushtet në Republikën Srbska pati pretenduar se Brukseli “po pret rezultatin e zgjedhjeve para se të ndihmonte Bosnjën.”

Etiketa: Ambasada e SHBABallkanBashkimit EuropianBEBlogBrukselidebateDelegacioni i Bashkimit EuropiandemokratediplomatEuroIOMKorrupsionMorinParaQendra shëndetësoreSHSHBAshkollashtatorsocial demokrateUNDPUNICEFzgjedhje
Tjetri
Atlantida e re ngrihet mbi Kepin e Rodonit

Atlantida e re ngrihet mbi Kepin e Rodonit

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.