AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ekonomia shqiptare në rënie, me 0.6 për qind, raporton INSTAT

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet për ndërtimin e Unazës së re të Tiranës fotografuar më 2 tetor 2014. Foto: LSA

Prodhimi i Brendshëm Bruto pësoi rënie me 0.6 për qind në tremujorin e dytë, tërhequr nga mungesa e investimeve publike në ndërtim.

Punimet për ndërtimin e Unazës së re të Tiranës fotografuar më 2 tetor 2014. Ndërtimi qe sektori me ecurinë më të keqe në tremujorin e dytë të këtij viti për ekonominë, raportoi INSTAT. Foto: LSA
Punimet për ndërtimin e Unazës së re të Tiranës fotografuar më 2 tetor 2014. Ndërtimi qe sektori me ecurinë më të keqe në tremujorin e dytë të këtij viti për ekonominë, raportoi INSTAT. Foto: LSA

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë shënoi rënie përgjatë periudhës prill-qershor të këtij viti me 0.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Instituti i Statistikave sot. Rënia qe më e theksuar në sektorin e ndërtimit me 2,8 për qind kryesisht për shkak se tremujori i dytë i vitit 2013 qe periudhë zgjedhjesh dhe ndërtimi i objekteve të mëdha infrastrukturore qe në kulm. Shpenzimet e qeverisë për investime kapitale këtë vit kanë mbetur gjerësisht të parealizuara, gjë që është reflektuar edhe në rënien e sektorit të ndërtimit.

Grupi i Industrive pati rënie prej 1,29 % në tremujorin e dytë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013, brenda këtij grupi edhe pse Industria Nxjerrëse dha ndikim pozitiv me një rrite 7,56 %, ecuria e grupit u ndikua nga performanca negative e Industrisë Përpunuese me 6,62 % e udhëhequr nga nën dega Energjia Elektrike e cila pati një rënie me 29,20 %. Rënia e prodhimit të energjisë elektrike ka krijuar një deficit të papritur për qeverinë, e cila është detyruar të paguajë një shumë të konsiderueshme për importin e energjisë.

Ekonomia shqiptare pati shënuar rritje prej 1.65 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti në terma vjetorë ndërsa qeveria shpreson që rritja finale për vitin 2014 të jetë rreth 2.1 për qind.

Në rishikimin e buxhetit të vitit 2014, Ministria e Financave e rishikoi në rritje parashikimin për prodhimin e brendshëm bruto në krahasim me buxhetin fillestar, gjë që rezulton si e dyshimtë në bazë të të dhënave të reja të publikuara nga INSTAT.

Në rast se rritja ekonomike do të vijojë të jetë e dobët për pjesën e mbetur të vitit, qeverisë do t’i duhet të rishikojë programin e vet afatmesëm, i cili parashikon ulje të borxhit publik me 3 për qind të PBB-së pas vitit 2016 dhe ky korrektim mund të bëhet vetëm në rast se rritja ekonomike është më e lartë se 3 për qind në vit.

Etiketa: EkonomiaEkonomia shqiptareEnergjiaenergjia elektrikeINSTATInstituti i StatistikaveinvestimeMinistria e FinancavendikimPBBQeveriaRritja ekonomikeSHShpresONshqipshqiptareTiranëulje
Tjetri
Luftëtarët e Shtetit Islamik përdorin municione serbe

Luftëtarët e Shtetit Islamik përdorin municione serbe

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.