AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Historiani i shquar maqedonas spiunonte studentët gjatë komunizmit”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ivan Katardziev

Historiani më i shquar i Maqedonisë së periudhës Jugosllave dhe viteve të para të pavarësisë së vendit, Ivan Katardziev, mohoi pretendimet se ai ishte një informator i policisë sekrete të komunizmit.

Ivan Katardziev
Ivan Katardziev

Katardziev, që është akuzuar nga Komision shtetëror i Lustracionit për spiunim të studentëve për llogari të regjimit komunist në vitet 1950, mohon pretendimet dhe këmbëngul se ai ishte personi që policia kishte nën vëzhgim në atë kohë.

“Nuk kam bashkëpunuar kurrë me policinë dhe nuk kam lidhje me atë që është paraqitur si provë [përpara Komisioni të Lustracionit]. Ky lustracion më kujton inkuizicionin mesjetar,” tha për mediat Katardziev, i cili është në fund të moshës 80-vjeçare.

“Përkundrazi, gjatë periudhës 1955-1960, unë isha nën presionin e vazhdueshëm të policisë,” tha ai.

Komisioni i Lustracionit, një zyrë shtetërore e ngarkuar për zbulimin e bashkëpunëtorëve me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë, deklaroi në fillim të javës se Katardziev ishte një informator.

Komisioni tha se pas rishikimit të arkivave të klasifikuara të policisë, arriti në përfundimin se Katardziev po spiunonte studentët që vinin nga Maqedonia Pirin që është sot Bullgaria, kur ai ishte kreu i Librarisë Universitare në Shkup dhe Zyrës së Diasporës, po ashtu edhe sekretar i Instituti Kombëtar Maqedonas të Historisë.

Një dokument i koduar me emrin ‘Karakteristik’ citon se ai u përdor si një informator që prej janarit 1950 për të kontrolluar studentët me origjinë nga Pirini i Maqedonisë. Citohet gjithashtu se ai “është i mirë si informator por nuk mund të përdoret plotësisht si një anëtar i KPJ [Partisë Komuniste në Jugosllavi], shkroi komisioni në vendimin e tij.

Katardziev megjithatë këmbënguli se vendimi mbështetej mbi një informacion fals.

“E vetmja gjë që është e vërtetë është se si kreu i Zyrës së Diasporës, duhej të hartoja raporte te autoritetet prej pozicionit që kisha,” tha ai.

Maqedonia po ndjek hapat e shumë shteteve ish-komuniste që kanë përdorur ligjet e lustracionit si një mënyrë për të adresuar padrejtësitë e persekutimeve me motive politike.

Njerëzit e demaskuar nga komisioni shtetëror nuk kanë të drejtë të mbajnë pozicione zyrtare.

Që kur Komisioni i Lustracionit filloi punën në 2009, ka shqyrtuar mbi 29 mijë dosje personale dhe ka zbuluar më shumë se 140 njerëz që pretendohet se kanë bashkëpunuar me policinë e periudhës komuniste të Jugosllavisë apo që kanë urdhëruar survejim të të tjerëve për arsye ideologjike.

Por që kur ka nisur, procesi është përballur me kundërshtim.
Shumë OJQ të të drejtave të njeriut dhe opozita kanë argumentuar se është keqpërdorur për të shinjestruar kritikë të qeverisë. Në vitin 2012, opozita largoi dy nga anëtarët e saj nga komisioni në shenjë proteste.

Katardziev, i cili ka lindur në Bullgarinë Perëndimore të sotme në vitin 1926, është një autor i shquar në historinë e vendit.
Në vitet e shkuara, ai ka kundërshtuar publikisht tendencën e partisë në qeverisje VMRO DPMNE për të rehabilituar disa revolucionarë të periudhës otomane, të cilët ishin në listën e zezë të Jugosllavisë Komuniste për shkak se ishin shumë pranë kauzës bullgare.

Pavarësisht se Bullgaria ia njeh pavarësinë Maqedonisë, nuk e ka njohur gjuhën maqedonase si të ndarë nga ajo bullgare.

Shumë historianë bullgarë nuk kanë arritur ta njohin identitetin kombëtar maqedonas si të ndarë nga ai bullgar. Këndvështrimet e kundërta historike kanë krijuar përçarje në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Katardziev i tha medias lokale se nuk ka qëllim të ngrejë një ankesë administrative në gjykatë rreth vendimit të komisionit.

Etiketa: AdministrativeBullgariadosjeJugosllaviKomisionLokalelustracionMaqedoniaOpozitaParaPoliciaprotestePunëPunëtorPunëtorëShkupstudentVendimiVMRO DPMNE
Tjetri
Serbia llogarit dëmet nga sherri në ndeshjen me Shqipërinë

Serbia llogarit dëmet nga sherri në ndeshjen me Shqipërinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.