AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ligji i ri për të drejtën e informimit hyn në fuqi

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
E drejta e informimit | Foto nga: freedomofinformation.org

Një ligj që pritet të bëjë shumë më të lehtë për qytetarët dhe gazetarët marrjen e informacionit publik ndërsa ngarkon qeverinë me një numër detyrimesh për transparencën.

E drejta e informimit | Foto nga: freedomofinformation.org
E drejta e informimit | Foto nga: freedomofinformation.org

Ligji i ri “Për të drejtën e informimit” i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë shtatorin e kaluar, u publikua sot në fletoren zyrtare.

Ligji i ri, vendos për herë të parë gjoba për zyrtarët që refuzojnë të japin informacionin e kërkuar, heq procedurat burokratike të kërkimit të informacionit dhe kufizon afatin ligjor brenda të cilit autoritetet duhet t’i përgjegjen kërkesave për informim.

Për më tepër, ligji i ri ngarkon institucionet publike me një listë të gjatë publikimesh periodike për llogari të transparencës.

“Kjo reformë më në fund e sjell ligjin për të drejtën e informimit në një nivel me legjislacionin e përparuar të rajonit dhe më tej. Ajo që mbetet për të parë është nëse reforma ligjore do t’i japë fund edhe letargjisë së klasës sonë politike në fushën e transparencës.” u shpreh Darian Pavli, drejtor programi pranë Open Society Justice Initiative.

Procesi i ndryshimit të ligjit “Për të drejtën e informimit” daton qysh prej vitit 2007, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Open Society Justice Initiative dhe Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI).

Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros, thekson se, ky proces vlen si histori suksesi e bashkëpunimit të gjithë aktorëve të shoqërisë civile që bënë të mundur lobimin dhe garantuan përfshirjen e grupeve të interesit, si edhe e bashkëpunimit të treguar nga institucionet shtetërore, prej të cilëve pritet zbatimi në praktikë i ligjit.

Ligji i ri do të zgjerojë autoritetin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke i dhënë përgjegjësinë edhe për të drejtën e informimit. Në këtë mënyrë, ligji i ri do të ketë një autoritet përgjegjës për ta zbatuar.

Afatet për trajtimin e kërkesave për informim janë shkurtuar në dhjetë ditë si dhe kanë dhënë përkufizime më precize se kur ky afat mund të zgjatet.

Përveç institucioneve publike, ligji i ri e shtrin fushën e vet të veprimit edhe në shoqëritë tregtare ku sektori publik zotëron më shumë se gjysmën e aksioneve si dhe te kompanitë private që ushtrojnë funksione të caktuara publike si arsimi, shëndetësia, energjia, telekomunikacioni e të tjera.

Në çdo institucion publik do të krijohet një koordinator për të drejtën e informimit, përgjegjës përveç të tjerave, edhe për një listë me publikime zyrtare të detyruara për llogari të transparencës publike.

Etiketa: ArsimiDarian PavliE drejta e informimitEnergjiagazetarLigjReformaSHshëndetësiashqipSoros
Tjetri
Blindohet ambasada Shqiptare në Beograd

Blindohet ambasada Shqiptare në Beograd

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.