AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Putini luan ruletë ruse me Ballkanin për gazsjellësin

Gordana AndricSinisa Jakov MarusicngaGordana AndricdheSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vendimi i Rusisë për të mos zbatuar planin e gazsjellësit ‘South Stream’ ka shkaktuar shqetësime në Serbi, Bullgari dhe Maqedoni, pasi i tremben humbjeve të përfitimeve energjetike që iu ishin premtuar.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha të martën se vendimi i Moskës për të shkrirë për skrap gazsjellësin e planifikuar, prej presionit të BE-së, ishte një lajm i keq për Serbinë.

“Serbia investoi gjashtë, shtatë vjet në atë projekt. Shumë përpjekje dhe punë janë bërë që kur u hodhën firmat e para,” tha Vuçiç.

Gazsjellësi, që supozohej të transportonte gaz nga Rusia përmes Bullgarisë dhe Serbisë për në Europën perëndimore, u anulua nga Presidenti Vladimir Putin të hënën pas kundërshtimeve të BE-së për projektin, e cila tha se ai mund të prishte rregullat e konkurrencës.

Vuçiç i tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen rreth furnizimit me gaz për këtë dimër. “Por do të ishte më e lehtë nëse do të kishim ‘South Stream’. Serbia do të kishte siguri energjetike,” shtoi ai.

Serbia nuk luajti rol në vendimin e Rusisë për të hequr dorë nga projekti, tha ai.

“Tani të gjithë eurofilët dhe rusofilët do të fillojnë të fajësojnë njëri-tjetrin… Është e sigurt se ne nuk kemi aspak faj,” shtoi ai.

Ish-ministri bullgar i energjisë, Rumen Ovcharov tha se anulimi i projektit do t’i kushtonte vendit të tij rreth 600 milionë dollarë dhe akuzoi qeverinë për marrëveshje të dëmtuese që ‘mund të kishin ndihmuar Bullgarinë të dilte nga kriza ekonomike’.

Por Martin Dimitrov, zëvendës kryetar i komitetit parlamentar të energjisë në Bullgari, nuk i dha rëndësi lajmërimit të Putinit duke e quajtur atë një blof.

“Kjo është një lëvizje taktike nga ana e Vladimir Putin dhe Rusisë. Nuk ka asnjë mundësi që Rusia të heqë dorë nga projekti i gazsjellësit ‘South Stream’,” tha Dimitrov për TV Nova të martën.

Moska ka sugjeruar në vend të kësaj ndërtimin e një gazsjellësi në Turqi, por Dimitrov thotë se nuk është realist.

“Ndryshimi i kursit të tubacioneve për në Turqi do ta bënte projektin dy ose tre herë më të shtrenjtë, të pamundur ekonomikisht dhe jo vetëm të padobishëm,” tha ai.

Ai pretendoi se lajmërimi i Putin nuk ishte asgjë më shumë se një lëvizje taktike që kishte si qëllim t’i bënte presion Bullgarisë dhe Komisionit Europian që t’i japë dritë jeshile ‘South Stream’.

“Prisni dhe do të shihni sesi kjo lëvizje e Moskës do të shkaktojë histeri në Bullgari, me një numër personash që do i nxisin autoritetet të pranojnë çdo propozim nga Rusia për shkak se përndryshe vendi do të përballet me humbje,” tha Dimitrov.

“Rusia do të ndërtojë gazsjellësin South Stream. Duhet vetëm të shkojë në sinkron me rregullat e BE dhe të jetë ekonomikisht efikas për Bullgarinë,” shtoi ai.

Puna në pjesën bullgare të gazsjellësit filloi në tetor 2013, por u pezullua në qershor pasi Komisioni Europian tha se mund të ishte duke thyer rregullat e konkurrencës së BE-së. Serbia, ku puna filloi në nëntor 2013, nuk e pezulloi kurrë përkushtimin e saj ndaj projektit.

Maqedonia ndërkohë kishte një marrëveshje për të ndërtuar një lidhje me gazsjellësin, nga ku mund të merrte furnizim me gazin rus.

Por Kostantin Dimitrov, kreu i OJQ-së me bazë në Shkup, e quajtur Qendra Maqedonase për Efikasitet Energjetik, MACEF, tha se interesat energjetike të vendit nuk do të dëmtoheshin në periudhën afatmesme.

“Gazsjellësi ekzistues që na sjell gaz rus në Maqedoni përmes Bullgarisë është i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e vendit për disa vite. Gazsjellësi ekzistues ka një kapacitet prej 800 milionë metra kub [në vit] por Maqedonia po përdor vetëm rreth 160 milionë metra kub, shumica e të cilit shkon për disa kompani të mëdha,” tha Dimitrov për BIRN.

Ai tha se edhe planet e furnizimit me gaz të familjeve në kryeqytet, që vlerësohen t’i shtojnë një tjetër shifër prej 130 milionë metra kub në vit gazsjellësit, nuk do të ishin problematike në terma afatmesëm.

“Një problem mund të shfaqet nëse vendi në të ardhmen vendos të përdorë më shumë gaz për prodhimin e elektricitetit ndryshe nga përdorimi për të njëjtin qëllim i qymyrit,” tha Dimitrov për BIRN.

South Stream fillimisht u programua të përfundohej në 2018, me kompaninë ruse të gazit ‘Gazprom’ që synon të shtojë linjat e furnizimit të Europë dhe të shmangi kalimin e gazit nëpërmjet Ukrainës.

Por marrëdhëniet e lëkundura të BE-së dhe SHBA-së me Rusinë mbi Ukrainën vunë në pikëpyetje fatin e projektit.

Putin tha gjithashtu se vendimi për të ndaluar projektin ‘South Stream’ erdhi si rezultat i presioneve të BE-së.

“Nëse Europa nuk do ta zbatojë [South Stream-in], atëherë nuk do të bëhet. Ne tani do t’i përqendrojmë burimet tona të energjisë në drejtime të tjera,” tha ai.

Etiketa: BEBIRNBullgariEuropagazGazpromKomisioni EuropianKrizakryetarMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeMoskaParaPunaPutinRusiaSerbiSerbiaSHBAShkupSkrapTurqiUkrainëVendimiVladimir Putin
Tjetri
Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i çojmë dherat në incenerator

11 rekordet e ministrit Erion Veliaj – në Twitter

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.