AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rritje, jo dalje e Greqisë

Anna DiamantopouloungaAnna Diamantopoulou
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nj

Mesazhi nga zgjedhjet greke nuk duhet të keqkuptohet. Fakti që më shumë se 36%  e votuesve në vend e hodhën votën për Syrizën, një parti e ekstremit të majtë, nuk do të thotë se Greqia është bërë papritur komuniste.  Më tepër, elektorati ka shprehur indinjimin e vet, dëshpërimin, dhe krenarinë e lënduar kombëtare.

Partnerët europianë të Greqisë duhet të kuptojnë që rezultati i zgjedhjeve ishte një refuzim i qartë i pesë viteve të politikave që kanë dështuar në dhënien e rezultateve të pritura. Për më tepër, barra e krizës ishte shpërndarë në një mënyrë të padrejtë: shumica e dhimbjes qe kaluar te të varfrit. Dhe, me ndërhyrjen e ‘tojkës’ (Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN) në shumicën e vendimeve të zakonshme, një sens hidhërimi dhe zemërimi kishte përshkruar opinionin publik, edhe mes pro-europianëve të patundur.

Ishte kjo ndjesi e humbjes së sovranitetit kombëtar që e lejoi Syrizën të prevalojë. Poshtërimi ishte një forcë mjaftueshëm e fortë për të bashkuar majtistët me nacionalistët, duke krijuar terren për krijimin e një koalicioni origjinal midis Syrizës dhe partisë së djathtës ekstreme të Grekëve të Pavarur. Ndaj tani, teksa bisedimet për barrën  e borxhit të vendit dhe problemet financiare vazhdojnë, partnerët në negociata të Greqisë do të bënin mirë të kuptonin sesi grekët do ta shohin procesin.

Për të qenë të sigurt, politikanët grekë bënë shumë gabime, më dukshëm në dështimin për të marrë zotërimin e planit të reformës strukturore. Por bashkëbiseduesit e tyre në Europë kanë një pjesë të madhe të fajit gjithashtu. Nuk po ndodh vetëm në Greqi që ankthi dhe zemërimi për politikat e gabuara të Gjermanisë dhe qasja arrogante të shfaqen.

Në të vërtetë, duke u përpjekur të imponojë versionin e vet të doktrinave ekonomike në të gjithë eurozonën, pavarësisht refuzimeve të forta nga ekonomistët dhe liderët e zgjedhur, qeveria gjermane ka shfaqur një mungesë të pashembullt të ndjeshmërisë dhe aftësisë diplomatike. Në periudhat përpara zgjedhjeve të shteteve të tjera evropiane, kur tensionet politike dhe ndjeshmëritë janë në kulm, politikanët gjermanë të të gjitha sferave ideologjike mund të dëgjohen kur i thonë me besim votuesve se çfarë duhet të bëjnë. Siç parashikohej, edhe kur ishin të justifikuara, ato komente dështojnë, duke ndezur demagogji dhe pengojnë përpjekjet e qeverive për të arritur dhe ruajtur stabilitet fiskal.

Është koha që të gjitha palët të shfaqin mirëkuptim më të madh për pozitat e tjetrit. Përjashto retorikën paszgjedhore të Syrizës, kryeministri i ri grek, Alexis Tsipras, po tregon gatishmëri për t’iu përmbajtur zotimeve të vendit dhe një dëshirë të fortë për të qëndruar në eurozonë. Ky pozicion duhet të jetë reciprok.

Të gjitha palët duhet të ndalojnë së foluri për ‘teori loje’ dhe ‘të luash pulash’ dhe vë vend të kësaj të punojnë së bashku për të vënë mbi tavolinë një plan gjithëpërfshirës. Presidenti i Komsionit Europian Jean-Claude ka eksperiencën, autoritetin dhe detyrën të ripohojë rolin e organizatës që ai është përzgjedhur të drejtojë dhe të rindërtojë balancën e pushtetit ndër institucionet europiane. Ai duhet të prezantojë një propozim nga Komisioni që mund të çohet te Këshilli i Europës për miratim.

Një plan bazë do të përfshinte, së pari dhe më kryesori, një zgjatje të maturimeve të borxhit, me interesat e pagesave të borxhit grek të ulura, konstante ose të hequra, në varësi të progresit të Greqisë në reformat dhe së fundmi në performancën ekonomike. Reformat strukturore, përfshirë formulimin e një harte, synimet e matshme dhe një afat kohor të realizueshëm, do të ishte një përbërës elementar i çdo marrëveshje. Zonat me prioritet më të lartë duhet të jenë kodi fiskal, sistemi i pensioneve, administrata publike dhe sistemi i drejtësisë. Dhe të gjitha këto duhet të shoqërohen nga një plan investimi i hollësishëm, duke përdorur si fondet publike dhe ato private, në kuadër të propozimit të 315 miliard eurove për Bashkimin Europian që Juncker zbuloi në nëntor.

Nëse negociatat janë të suksesshme, të gjithë partnerët duhet të jenë të vetëdijshëm se arritja e një kompromisi mbi pagesat e borxhit dhe investimin do të ishin me shumë gjasa më të lehta sesa gjetja e mirëkuptimit në reformat strukturore. Shumica e pjesës tjetër të botës mund t’i konsiderojë këto reforma si një prerogativë të rritjes ekonomike, por shumica e liderëve të Syrizës i shohin ato si sulm neoliberal të cilit Greqia duhet t’i rezistojë. Kjo mund të çojë në një rrugë qorre fundamenatale, dhe arritja e një marrëveshje do të kërkojë mbajtjen e të gjitha linjave të komunikimit të hapura – përfshirë publikun grek.

Ne duhet të marrim zemër nga faktin se të gjitha palët në tryezën e negocimit ndajnë qëllime dhe vlera të ngjashme. Të gjithë biem dakord se zvogëlimi i eurozonës duhet të mbizotërojë nëse kërcënimi i shpërbërjes së saj duhet të shmanget. Dhe te gjithë biem dakord se për të arritur atë qëllim, Greqia duhet t’i ribashkohet me shpejtësi rrugës së zhvillimit.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Growth, not Grexit

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeAlexis TsiprasbesimFMNGreqiGreqiaKëshilli i EuropësmarrëveshjenegociataneoliberalProject SyndicateQeveriaReformastabilitetSulmZgjedhjet
Tjetri
Tony Blair do të jetë këshilltar i qeverisë serbe 16 vjet pas bombardimeve të Beogradit

Tony Blair do të jetë këshilltar i qeverisë serbe 16 vjet pas bombardimeve të Beogradit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.