AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pse e quajta ‘ Fitore ’ vajzën time që lindi gjatë luftës në Kosovë

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vajza e Nazmi Kaçikut lindi ditën që NATO-ja filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe më 24 mars 1999, kështu që ai i vuri asaj një emër që festonte luftën e shqiptarëve të Kosovës.

UntitledMë 23 mars 1999, Nazmi Kaçiku ishte në shtëpi në qytetin verior të Kosovës, në Vushtrri, kur dëgjoi lajmin se aleanca e NATO-s kishte vendosur të bombardonte forcat e Beogradit në një ofensivë për t’i dhënë fund fushatës ushtarake të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.

Të nesërmen, të gjithë anëtarët e familjes së tij u mblodhën për të parë lajmet në televizor, të cilat po tregomin fluturimet e para luftarake të nisura nga baza ajrore e NATO-s në Aviano, në verilindje të Italisë, të cilat synonin objektivat ushtarake të Beogradit në Serbi dhe Kosovë.

Kaciku thotë se ai mban mend se mendoi se fushata bombarduese ose do t’i mposhtte forcat e Serbisë ose do t’i provokonte ato të merrnin hak në mënyrë brutale mbi shqiptarët e Kosovës: “Tani ose do të shpëtonim ose do të vdisnim të gjithë,” mendoi ai.

Kaçiku ishte i lumtur kur dëgjoi lajmin se bombardimet kishin filluar, por lumturia e tij u zbeh nga meraku: “Isha shumë i shqetësuar për gruan time. Ajo ishte

shtatzënë. Mjekët kishin parashikuar që ajo do të lindte në fund të marsit,” thotë ai.

Fëmija lindi atë ditë. Ishte një vajzë e shëndetshme, fëmija i dytë i çiftit.

“Gruaja ime lindi në shtëpi. Kishim frikë të shkonim në spitalin e qytetit. Dëgjuam gjithashtu se spitali nuk po punonte,” thotë Kaçiku, tani një baba 57-vjeçar i pesë fëmijëve.

Gruan e tij e ndihmuan gjatë lindjes gratë e lagjes dhe Kaçiku arriti të gjente disa qetësues për të. “Vetëm kaq kishim. Ajo lindi në mënyrë tradicionale, por, fatmirësisht, ajo dhe vajza ishin mirë,” kujton ai.

Një dilemë NATO-je

Kaciku më pas filloi të diskutonte me të afërmit e tij se çfarë emri t’i vinte fëmijës së sapolindur. Ai mban mend se kishte dy opsione për emrat Nato ose Fitore.

Por familja Kaçiku vendosi për Fitore, sepse Nato u tingëllonte emër serb.

Kaçiku thotë se vajza e një të afërmi të afërt quhej gjithashtu Fitore dhe në traditën shqiptare, të afërmit e afërt nuk i vënë fëmijëve emra të njëjtë, por ai diskutoi gjatë dhe në fund i bindi të gjithë se ishte gjëja e duhur për të bërë.

“S’mund të imagjinoja ndonjë emër tjetër në ato rrethana të veçanta. Njerëzit kishin nevojë për fitore në këtë luftë,” thotë ai.

Vënia e emrit të një fëmije në këtë mënyrë s’ishte e pazakontë në Kosovë në vitin 1999; disa djem që lindën pas luftës u quajtën Tonibler në nder të rolit të kryeministrit anglez në promovimin e ofensivës së NATO-s kundër Millosheviçit.

Por gëzimi i Kaçikut së shpejti u zëvendësua nga terrori. Forcat serbe u zhvendosën më 1 prill duke i detyruar familjet shqiptare të largoheshin.

Me vajzën e tij një javëshe dhe gruan ende pa e marrë veten, ai hipi në pjesën e pasme të kamionit dhe u nis drejt kufirit të Kosovës me Maqedoninë.

“Kamioni ishte i mbingarkuar. Ishim rreth 100 njerëz në pjesën e prapme të kamionit. Gruaja ime e fshihte dhimbjen, por unë e shikoja që ajo po vuante shumë,” thotë ai.

Për fat të mirë, kamioni nuk u ndal në ndonjë postobllok policor apo ushtarak gjatë rrugës drejt kufirit, dhe në fund ata u strehuan në Tetovë, Maqedoni.

“Ime bijë kishte temperaturë dhe gruaja ime ishte shumë e lodhur,” kujton ai.

Kaçiku thotë se ai ende nuk e besonte se Sllobodan Millosheviçi do të dorëzohej pas 78 ditë bombardimesh nga ana e NATO-s.

“Prisja qe bombardimi të zgjaste ca kohë, sepse ushtria e Millosheviçit ishte e pajisur mirë,” thotë ai.

Dorëzimi i Millosheviçit në qershor të vitit 1999 nënkuptonte se familja Kaçiku, me vajzën e tyre të vogël Fitoren, mund të ktheheshin më në fund në shtëpi.

Ndërsa zyrtarët e Kosovës ditën e martë festojnë 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve nga ana e NATO-s, një ngjarje që shqiptarët e konsiderojnë si një hap vendimtar drejt çlirimit të Kosovës nga sundimi serb, familja Kaçiku do të festojë gjithashtu diçka më personale: 16 vjetorin e Fitores, fëmijës që lindi gjatë luftës.

Etiketa: EmrifitorefushataKosovëMaqedoniMillosheviçMjekmjekëNATOParaSerbiSHshqiptareSllobodan MillosheviçUshtria
Tjetri
Tragjedi ajrore në rajonin e Alpeve Franceze (foto)

Tragjedi ajrore në rajonin e Alpeve Franceze (foto)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.