AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kontradikta anti-Cameron e Krugmanit

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kritikat e ekonomistit amerikan laureat i Nobelit në Shkencat Ekonomike për Mbretërinë e Bashkuar mund të mos jenë të goditura, pasi lëvdatat që ai i bën SHBA-ve janë të vlefshme edhe për të parën, argumenton këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Është vërtetë e çuditshme të lexosh Paul Krugman teksa shpesh kritikon ashpër qeverinë britanike. Fjalimi i tij i fundit fillon me pretendimin se ‘performanca ekonomike e Britanisë që prej goditjes nga kriza financiare ka qenë si për befasi e keqe’. Ai kritikon ashpër qeverinë e kryeministrit David Cameron për ‘rekordin e dobët ekonomik’ dhe pyet vetën se si ai dhe kabineti i tij mund të hiqen si ‘mbrojtës të mirëqenies’.

Hmm. Në muajt e fundit, Krugman ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur rimëkëmbjen ekonomike të SHBA-ve nën presidentin Barack Obama, ndërsa ka sulmuar arritjen e Mbretërisë së Bashkuar. Por kur ne kahasojmë dy ekonomitë krah për krah, trajektoret e tyre janë kryesisht të ngjashme, me Britaninë që mposht Shtetet e Bashkuara në tregues të caktuar.

Të konsiderojmë fillimisht shkallën e papunësisë. Në tremujorin e katërt të 2007, shkalla e Mbretërisë ishte 5.2 për qind. Kur qeveria e Cameron mori detyrën në maj 2010 ishte 7.9 për qind. Në periudhën më të fundit të raportimit (nëntor 2014-janar 2015) ishte 5.7 për qind. Në SHBA, shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt në 2007 ishte 4.8 për qind, 9.8 për qind në mars-maj 2010 dhe 5.7 për qind në nëntor 2014-janar 2015. Në të dyja shtetet, shkalla e papunësisë është pak mbi nivelin e parakrizës, pa diferencë domethënëse rrjeti mbi ciklin e biznesit për fundin e 2007 deri më tani.

Tjetër, le të shohim shkallën e punësimit, që në Mbretërinë e Bashkuar ishte 72.9 për qind e popullatës nga mosha 16-64 në fund të 2007. Ajo ra në 70.4 për qind në kohën kur qeveria e Cameron erdhi në pushtet, por që atëherë është rritur fuqishëm në 73.3 për qind në nëntor 2014-janar 2015, një rritje rekord. Në SHBA, përkundrazi, shkalla e punësimit ishte 62.8 për qind në fund të 2007, 58.6 për qind në mars-maj 2010, dhe më pas u rrit pak në 59.2 për qind gjatë nëntor 2014-janar 2015 – ende poshtë nivelit të parakrizës. Kjo sugjeron se ka më shumë punonjës të zhgënjyer në SHBA sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi, është rritja e prodhimit. Në Mbretëri, PBB-ja reale (me inflacion të rregulluar) ra nga 3.8 për qind nga tremujori i katërt i 2007 në tremujorin e dytë të 2010. Më pas u ngrit në 9.1 për qind nga ajo pikë deri në tremujorin e katërt në 2014. Në SHBA, PBB-ja reale ra në 1.6 për qind nga tremujori i katërt i 2007 në tremujorin e dytë 2010 dhe më pas u ngrit në 10.5 për qind nga atëherë deri në tremujorin e katërt të 2014. Kështu, të dyja shtetet kanë përjetuar shkallë të moderuara të larta të rritjes dhe kryesisht të ngjashme që prej majit 2010, kur qeveria e Cameron mori pushtetin.

Po, rritja e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë pak më e ngadaltë, por ekonomia britanike gjithashtu është përballur, mes të tjerash me faktorë të tjerë, si rënia e ndjeshme e prodhimit të naftës në Detin e Veriut gjatë kësaj periudhe, ku SHBA përfitoi nga një bum i naftës-shist argjilor. Dukshëm, asnjë prej këtyre trendeve afatgjata nuk mund t’i atribuohet krejtësisht qeverive që janë aktualisht në drejtim. Në çdo rast, gjatë dy viteve të shkuara, nga tremujori i katërt i 2012 te tremujori i katërt i 2014, ekonomia e SHBA-ve u rrit në 5.6 për qind ndërsa ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar në 5.4 për qind afërisht njëlloj si SHBA.

Krugman duket se e konsideron faktin se Mbretëria nuk tërhoq mbrapsht edhe më fuqishëm nga një rënie më e madhe e prodhimit midis tremujorit të katërt të 2007 dhe tremujorit të katërt 2010 – një rënie që ndodhi përpara se Cameron të merrte detyrën. Kjo është e vërtetë dhe rritja e matur e prodhimtarisë së Mbretërisë së Bashkuar ka mbetur e ulët, por askush nuk mund të jetë i sigurt përse.

Ndoshta flluska e para-2008 së qëndrueshme ishte më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar; nodhsta struktura e Mbretërisë së Bashkuar (veçanërisht pjesa më e madhe e financës në PBB dhe rënia e vazhdueshme në prodhimin e energjisë) e bëri rënien fillestare më pak të kthyeshme. Mbretëria e Bashkuar ka qenë më e prekur sesa SHBA-të prej krizës së stërgjatur të eurozonës. Për më tepër, dallimet delikate mes SHBA dhe Mbretërisë në llogaritjen e të ardhurave kombëtare duhet të merren parasysh kur krahasohen trendet e prodhimtarisë.

Vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për hendekun e prodhimit (shih bazën e të dhënave Perspektivës Ekonomike Botërore) për të dyja vendet nuk sugjeron se për 2014, Britania është më e depresuar në mënyrë ciklike sesa SHBA. Në fakt, të paktën në vlerësimin e FMN, e kundërta është rasti. FMN-ja e vë hendekun e prodhimit të Britanisë (si një përqindje të PBB potenciale) në 1.2 për qind, krahasuar me 3.5 për qind në SHBA. Sigurisht, të dyja vlerësimet janë subjekt i interpretimeve; FMN-ja supozon, për shembull, se Britania po operonte mbi PBB potenciale në 2006-8.

Fakti është se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ngjajnë më tepër njëlloj në format e tyre të përgjithshme ciklike, me rënie të ndjeshme nga 2007-2010 të pasuara nga rimëkëmbje si në punësim dhe në PBB që atëherë, dhe me një ritëm të shpejtë përmirësimi në dy vitet e shkuara. Ndaj, nëse Krugman vlerëson rimëkëmbjen e Obamës, ai duhet të vlerësojë edhe atë të Cameron. Ato janë shumë të ngjashme.

Ndoshta më e dukshme është se si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë hedhur dyshime të konsiderueshme mbi pikëpamjen e shpesh-përsëritur të Krugman se një rimëkëmbje e fuqishme do të kërkonte stimuj të mëtejshëm fiskal, një pozitë që ai e mbajti të paktën deri në 2013. Rimëkëmbjet pas-2010 në të dyja shtetet vijnë pavarësisht uljeve domethënëse në deficitin buxhetor strukturor (të rregulluar cikilikisht), duke sugjeruar se të dyja rimëkëmbjet ndodhen përballë tkurrjes fiskale. Sipas vlerësimeve të FMN, deficiti buxhetor strukturor u ul nga 8.4 për qind të PBB së mundshme në 2010 në 4.1 për qind në 2014 në Britani dhe nga 9.1 për qind në 4 për qind në SHBA gjatë të njëjtës periudhë.

Në vend që të shajë rëndë Cameron ndërsa lëvdon Obamën, Krugman duhet të vlerësojë të dyja shtetet për rimëkëmbjet e tyre. E vërteta është se – duke ndaluar një tjetër tragjedi greke – si Britania dhe SHBA janë më së fundmi jashtë krizës post-2008. Është koha që të dyja shtetet të lëvizin përtej politikës afatshkurtër makroekonomike dhe të kthejnë vëmendjen te sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Krugman’s Anti-Cameron Contradiction

Etiketa: Barack ObamaBritaniDavid CameronEkonomiaFMNKrizaMbretëria e BashkuarOKBpaktParaPBBProject SyndicatePunëQeveriaSHBAShtetet e Bashkuara
Tjetri
Përralla turke që vuri në gjumë Perëndimin

Përralla turke që vuri në gjumë Perëndimin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.