Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Pezullohet Kurum, qeveria kërkon largimin e malit me skorje nga Shkumbini

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
17:35 | 10/04/2015
Në Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Mali i plehrave i nxjerr bojën qeverisë Rama

Një punëtor mbi kodrën e krijuar prej mbetjeve te depozituara pranë lumit Shkumbin | Foto nga : Altin Raxhimi

Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, ISHM, ka pezulluar aktivitetin e kompanisë Turke Kurum International në Elbasan duke akuzuar se ka depozituar dhjetëra mijëra ton skorje në brigjet e lumit Shkumbin në mënyrë të paligjshme.

Një punëtor mbi kodrën e krijuar prej mbetjeve te depozituara pranë lumit Shkumbin | Foto nga : Altin Raxhimi
Një punëtor mbi kodrën e krijuar prej mbetjeve te depozituara pranë lumit Shkumbin | Foto nga : Altin Raxhimi

ISHM filloi një proces inspektimi të prodhuesit të vetëm të çelikut në Shqipëri më 9 mars, duke konstatuar që kompania Kurum gjeneron rreth 48,000 skorje çdo vit, ku përfshihen pluhura me përbërje të oksidit të zinku dhe plumbit.

Sipas agjencisë amerikane për mbrojtjen e mjedisit, EPA, pluhurat e oksidit të zinkut që gjenerohen nga përpunimi i skrapit në furrnalta elektrike si ajo e metalurgjikut në Elbasan, konsiderohen si mbetje të rrezikshme, për shkak të rrezikut efekteve të dëmshme mbi shëndetin e njeriut.

“Mbetjet metalike, sidomos metalet e rënda siç është zinku dhe plumbi janë shumë të rrezikshme për shëndetin sepse depozitohen në gjak, duke u përçuar nëpërmjet ushqimit ose ajrit dhe shkaktoje deformime në indet qelizore dhe si rrjedhim sëmundje, sidomos tek fëmijët dhe gratë shtatzënë,” shprehet aktivisti mjedisor Xhemal Mato.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Shqipëria ka importuar rreth 805,000 tonë skrap. Mbi gjysma e kësaj vinte nga Serbia, çereku nga Maqedonia ndërsa pjesa tjetër nga Bullgaria dhe Rusia. Pjesa dërrmuese e këtij skrapi është sjellë nga Kurumi.

Sipas lejes mjedisore Kurum duhet t’i eksportojë mbetjet e pluhurit të oksidit të zinkut dhe plumbit që gjenerohen nga shkrirja e skrapit jashtë vendit për trajtim të specializuar nëpërmjet nënkontraktorëve të ndryshëm.

Gjatë periudhës së inspektimit nga ISHM, kompania nuk ka qenë e aftë t’i japë inspektorëve kopjet e kontratave për eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

Një investigimin i BIRN i publikuar në dhjetor zbuloi që skorjet e gjeneruara nga Kurum depozitoheshin në mënyrë të paligjshme në bregun e lumit Shkumbin, pranë ish-kombinatit metalurgjik në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku është krijuar një kodër të paktën 200 metra e gjerë dhe rreth 20 metra e lartë.

Sipas ekspertëve mjedisorë ky mal me skorje të depozituara nga Kurum në breg të Shkumbinit, me gjasa ekologjikisht është katastrofa më e madhe e anashkaluar e vendit.

“Rrezik është problemi më i madh mjedisor i Shqipërisë,” i tha BIRN-it një zyrtar që kërkoi të mos identifikohej.

Pas inspektimit në muajin mars ISHM, ka konstatuar që kompania Turke nuk ka një plan të menaxhimit të mbetjeve kur përcaktohen “llojet, sasitë e mbetjeve dhe cikli i trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar të tyre.”

ISHM i lë për detyrë kompanisë që brenda datës 20 majit 2015, ti dërgojë agjensisë planin përfundimtar të menaxhimit të mbetjeve në të cilin duhet të përfshihen “masat, afatet si dhe investimet që duhet të kryhen nga kompania për trajtimin e të gjitha mbetjeve që gjeneron nga aktiviteti i saj.”

Agjencia gjithashtu i ka kërkuar kompanisë Kurum një plan veprimi për evadimin e skorjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme përgjatë lumit Shkumbin duke rehabilituar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e ndotur në bazë të parimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit që “Ndotësi Paguan.”

Sipas nenit 12, të këtij ligjit, ‘personi fizik apo juridik, veprimet ose mosveprimet e të cilit ndikojnë në ndotjen e mjedisit, mban përgjegjësi financiare, duke përballuar kostot e shkaktuara nga ky dëmtim apo rrezik për dëmtimin e mjedisit.”

“Kosto të tilla përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të nevojshme, si dhe kostot e shmangies së dëmtimit të mjedisit, përfshirë kostot e rehabilitimit e të kompensimit të personave fizikë apo juridikë të dëmtuar,’ shkruhet në nenin e cituar.

 

Tjetri
Eksodi i kuksianëve drejt Europës

Eksodi i kuksianëve drejt Europës

Më të lexuarat

Mali i plehrave i nxjerr bojën qeverisë Rama

Pezullohet Kurum, qeveria kërkon largimin e malit me skorje nga Shkumbini

17:35 | 10/04/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.