AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Tre liderë, emëruan 61 kryetarë

Hysni GurrangaHysni Gurra
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari i famëm polak Ryszard Kapuscinski shkroi një libër mbi rënien e diktatorit të Etiopisë si një alegori e të gjitha diktaturave.

Militantët e partive duken të lumtur të mbështesin diktatorizimin e partive përkatëse ndërsa shqiptarët e zakonshëm duket se po zgjedhin të ikin në vend që të rezistojnë përballë diktatorizimit të shtetit dhe shoqërisë nga partitë politike.

Gazetari i famëm polak Ryszard Kapuscinski shkroi një libër mbi rënien e diktatorit të Etiopisë si një alegori e të gjitha diktaturave.
Gazetari i famëm polak Ryszard Kapuscinski shkroi një libër mbi rënien e diktatorit të Etiopisë si një alegori e të gjitha diktaturave.

Historia e dekadës së fundit përsëritet. Perdja e kandidatëve zyrtarë për njësitë e reja vendore hiqet sërish në momentin e fundit. Publiku/votuesi, nuk ka kohë të kontestojë, apo të analizojë kandidatin. Duhet vetëm ta shohë dhe ta votojë, ose jo kryetarin e ardhshëm të bashkisë. Për përzgjedhjen e kandidatëve në këto zgjedhje u krijuan pritshmëri të mëdha,  nisur nga fakti i debatit të bujshëm të dekriminalizimit. U krijua ideja se do të kishte gara të forta brenda bazave të partive përkatëse për kandidaturat. U mendua gjithashtu se do të ishte një proces transparent, konkurrues dhe produkti/kandidati do të ishte vërtetë kandidat i gjithëpranuar dhe më i miri i mundshëm, brenda partive përkatëse së paku.

As kjo nuk ndodhi! Përkundrazi, u përdor një propagandë e shëmtuar për të krijuar idenë se emrat e përfolur janë  rrjedhojë e propozimeve të bazës së partisë. Në fakt krejt e kundërta është në realitet. E gjithë gara që gjoja u zhvillua brenda partive nuk ishte gjë tjetër veçse një falsitet mediatik, i orientuar dhe i porositur. Kandidatët sërish u vendosën nga kryetarët e partive dhe një grusht njerëzish rreth tyre. Kaq ishte e gjithë historia e një “procesi që nuk qe proces”- siç edhe e perifrazoi një deputet i rëndësishëm i maxhorancës. Kandidatët e zyrtarizuar tashmë mund të jenë gjithçka tjetër, përveçse jo propozime të bazave të partive përkatëse. Nuk ka bazë partie në Shqipëri që të propozojë kandidat për kryetar bashkie, për herë të tretë apo të katërt, siç ka ndodhur konkretisht. Çfarë kriteresh janë përdorur për përzgjedhjen e këtyre kandidatëve, të cilët garojnë për më shumë se dy herë? Kriteri i performancës, popullaritetit, apo kriteri i kontributit të tyre?!

Elbasani mbetet qyteti më i ndotur në Shqipëri, Durrësi qyteti me i betonizuar, po ashtu Kamza e Lezha. Çfarë meritash kanë këta kryetarë, përveç besimit dhe konjukturave me kryetarin e partisë, që u dashka të rikandidohen për të disatën herë, kur dihet që tani përveç halleve të zonës urbane do të kenë nën administrim edhe një numër të madh fshatrash?

Kjo është një tallje me popullin. Por fatkeqësisht edhe këtë herë me çfarë duket populli do shkojë të votojë për partinë, në një palë zgjedhje, ku ka mundësi që edhe ta refuzojë një kandidat të ardhshëm të imponuar nga kryetari i partisë, e për këtë gjë, nuk di të ndash ndjesinë e të ardhurit keq për popullin apo të anasjelltën.

Nuk ka pse të të vijë keq për një popull që rrugën më të thjeshtë ka të marrë rrugët e emigracionit, dhe jo të qëndrojë këtu, të ushtrojë të drejtën e votës së lirë, të ndërtojë demokracinë duke imponuar këtë klasë të korruptuar politike të largohet, të shporret njëherë e mirë nga drejtimi i vendit! Si mundet që mijëra anëtarë partish politike lejojnë që të diktatorizohet partia nga një kryetar që zgjedh dhe zbon kë të dojë nga partia? Kaq mediokër janë anëtarët e partive politike që të mos ta kuptojnë se diktatorizimi i partive politike është direkt edhe diktatorizim i institucioneve të tjera shtetërore?!

Është e turpshme kur anëtarë partish, të cilët vihen në rresht pas urdhrit të kryetarit, nuk dinë të flasim në gjuhën e tyre, nuk dinë të artikulojnë mendimet e tyre brenda strukturave, por heshtin vetëm për një “kockë” që mund të marrin në këmbim të kësaj heshtje.

Kur s’ka demokraci të brendshme në partitë politike, nuk ka demokraci as në qeverisje, as në jetën shoqërore. Për çfarë vlerash do t’i votojë një fshatar i Elbasanit, Durrësit, Lezhës etj,  këta kandidatë, kur këta kanë mbi  tetë apo më shumë vite në pushtet dhe nuk kanë bërë dot asgjë për një territor shumë më të vogël administrativ?

Çfarë mund të bëjnë tani që nuk mundën ta bëjnë në të kaluarën?! Asgjë…  Këta e kanë blerë vendin e kandidatit pasi janë grykës dhe buldozerë të korruptuar. A nuk i njohin njerëzit këta pseudo kryetarë, a nuk e shohin qytetarët luksin në të cilin këta notojnë, si mundet që  i votojnë sërish?! A nuk e shohin qytetarët shqiptarë që,  ndërkohë që  vetë kanë marrë rrugët e emigrimit, kryetarët e bashkive dhe deputetët pasurohen e pasurohen pa fund?

Ky popull nuk ka as kurajën, as guximin që të ndryshojë gjendjen e tij me votë, por gjen rrugën më të shëmtuar dhe më të keqe për të dalë nga gjendja e mjerueshme, duke  shitur votën për një thes miell, për një vend pune dhe për  arsye dogmatike.

Edhe nëse partia nxjerr kandidat një “gomar”, dogmatiku sërish shkon e hedh votën. Shqiptarët dy dekada më parë rrëzuan një prej diktaturave më të egra të Europës Juglindore, por fatkeqësisht nuk rrëzuan dot mendësinë e të qenit të nënshtruar ndaj “njëshit”, dhe nuk ndërtuan dot një demokraci në mendësi dhe parime.

Dhe për të dhënë një shembull të mendësisë së nënshtrimit që na karakterizon si popull mjafton të kujtojmë “parimin e thesit të dytë” që përmend Ryszard Kapuscinski në librin “Perandori”. Ai thotë: “populli nuk ngrihet për shkak se mban në kurriz një thes të rëndë, kurrë nuk ngrihet për shkak të shfrytëzimit, sepse nuk njeh jetë pa shfrytëzim, dhe s’mund të kërkojë diçka që se njeh. Populli ngrihet vetëm atëherë kur, papandehur, me një lëvizje, dikush provon t’i hedhë  në kurriz thesin e dytë. Atëherë populli nuk mban më, ngjeshet me fytyrë në baltë , ama ngrihet dhe rrëmben sëpatën”.

Ky  shembull mjafton nëse kthehesh mbrapa në këto dy dekada demokraci në Shqipëri dhe të shohësh se edhe ato pak herë që është revoltuar populli shqiptarë, ka reaguar me “sëpatë” ose më sakte i ka vënë flakën vendit të tij , sepse nuk e ka në mendësi reagimin në kohë dhe me mjetin e më të përshtatshëm që reagohet në një sistem demokratik që është, vota e lirë, e cila fillon që në garat e brendshme të partive, por  ka reaguar në mënyrën më të papërshtatshme vetëm kur i ka shkuar thika në palcë.

Etiketa: AMAdemokracideputetkandidatëtkryetarLezhëLIBPartiaSHshqipShqipëriVotazgjedhje
Tjetri
Asnjë kujdestar për bunkerin sekret të Titos

Asnjë kujdestar për bunkerin sekret të Titos

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.