A duhet të zgjasë Europa duart e saj të plakura për forcën e re të punës që vjen nga Afrika teksa deti Mesdhe po kthehet në një varr masiv për imigrantët që përpiqen të kalojnë për në tokën e shteteve anëtare të BE-së?
Sa vlen një jetë njeriu? Sa njerëz duhet të vdesin që të krijojë mjaftueshëm nxitje që Europa të ndërhyjë? Fatkeqësisht këto nuk janë pyetje retorike. Më shumë se 1500 njerëz janë mbytur ose zhdukur në Mesdhe gjatë rrugës nga Afrika e Veriut që nga fillimi I 2015. Shumë europianë po pyesin veten se sa gjatë mund ta shpërfillë Europa tragjedinë që po i ndodh në derë të shtëpisë ndërsa politikanët dhe politikëbërësit peshojnë koston politike dhe ekonomike të shpëtimit të jetëve në det.
Italia argumentoi se operacioni i saj kërkim-shpëtim ‘Mare Nostrum’, që shpëtoi 150,000 azilkërkues dhe imigrantë në 12 muaj me një kosto të vlerësuar te 9 milionë euro në muaj, ishte i paqëndrueshëm ekonomikisht për t’u vazhduar. Mare Nostrum u zëvendësua nga operacioni Triton i drejtuar prej Frontex.
Ky program i reduktuar, që u krijua fillimisht për të mbështetur Mare Nostrum dhe përfundoi duke e zëvendësuar atë, u shtri vetëm 30 milje në vijën bregdetare europiane me një kosto prej një të tretën e programit që zëvendësoi. Zyrtarët e BE argumentuan se Triton do të japë rendiment më të mirë për paratë e paguara – por, tragjikisht, merr për çfarë paguan. Triton është më i vogël në shkallë dhe ka mandat më të ngushtë – të patrullojë dhe monitorojë kufinjtë bregdetarë europainë në vend që të kryejë operacione shpëtimi, përfshirë në ujërat ndërkombëtarë. Por me kaq shumë të vdekur këtë vit, është politikisht e qëndrueshme që Tritoni tani të vihet në pyetje?
Tragjedia e fundit mund të nxisë mjaftueshëm një indinjatë të gjerë në sensin e BE për të krijuar mbështetjen e nevojshme politike për një operacion të ri kërkim-shpëtim të ngjashëm me Mare Nostrum. Një operacion i tillë duhet të konsistojë në përfshirje reale të BE dhe anëtarëve të saj – jo vetëm të Italisë, Letonisë, Maltës, Islandës dhe pak të tjerëve.
Ku është përgjigjja e BE-së?
BE-ja ka burime të konsiderueshme, por shtetet anëtare deri më tani kanë dështuar në rënien dakord për një strategji të përbashkët për t’iu përgjigjur kalimeve të çrregullta të Mesdheut që po kthehet në një varr masiv detar. Përgjigjja nga kryeministri italian, Matteo Renzi – për të bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit Europian, që do të ndodhë të enjten – është një fillim. Por mbetet për t’u parë nëse këtë herë ai mund të marrë mbështetje për lojëtarëve të mëdhenj të BE.
Në veçanti ai duhet të kapërcejë heshtjen e Francës, mbështetjen e druajtur të Gjermanisë dhe të hapë kundërshtimin e Britanisë. Disa përpjekje të mëparshme kanë dështuar. Por këtë herë Renzi mund të mbështetet te Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE dhe ish-ministre e jashtme në kabinetin e tij. Numri total i mbytjeve këtë vit është 30 herë më i lartë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur Mare Nostrum ishte ende aktive, ndaj një version i ri, i zgjeruar do të ndihmonte me siguri në shpëtimin e jetëve.
Disa, si kryeministri britanik, David Cameron, kanë rënë dakord se operacionet kërkim-shpëtim janë një ‘faktor nxitës’ që njerëzit të provojnë të kalojnë, duke bërë që më shumë imigrantë të vdesin. Por si niveli aktual i mbërritjeve të imigrantëve dhe totali i vdekjeve mes tyre nuk ia dalin, provojnë se ai ishte gabim dhe se dyndjet migrante kanë shkaqe të shumta.
Ishte gjithashtu e qartë se vetëm operacionet e shpëtimit nuk do të ofrojnë zgjidhje afatgjata për kalimet e parregullta të kufirit në Mesdhe, ashtu si nuk zgjidhin shkaqet e imigrimit në rajon. Një strategji kompensuese në BE nevojitet.
Strategji afatgjatë
Siç e rikonfirmoi edhe Mogherini, stabilizimi i korridorit të gjatë që kalon na Libia në Palestinë, Siri, Afganistan dhe Irak duhet të jetë prioritet për një strategji të tillë. Por situata në Bririn e Afrikës, një luftë e gjatë sa një dekadë në Republikën Demokratike të Kongos dhe rebelime të dhunshme në Nigeri dhe Mali gjithashtu kontribuojnë për të zgjeruar zhvendosjet e popullatës duke rritur dyndjet në Mesdhe.
Për të filluar, BE-ja duhet të fokusohet në Libi, ku fundi i regjimit të Muamar Kadafit la një vakum politik. Franca (nën Nicolas Sarkozy) dhe Britania e Cameron ishin aq të dhënë për të kryesuar fushatën ushtarake ndërkombëtare për të larguar Kadafin sa janë tani hezitues për t’u përballë me pasojat e bombave të tyre. Lufta civile ka shkatërruar komunitetet dhe dërrmuar ekonominë, duke lënë mundësi të hapura për trafikantët njerëzor. Kjo ka pak gjasa të përmirësohet së shpejti dhe varkat do të vazhdojnë të nisen nga Libia për të ardhmen e parashikueshme.
Nga një perspektivë e BE, do të ishte më efektive në afat kohor të shkurtër për të kërkuar ndihmë te fqinjët relativisht më të qëndrueshëm të Libisë, Tunizia dhe Egjipti, që të ndihmojnë në patrullimin e gjirit Afrikan Verior dhe kapjen e varkave – dhe ndoshta qendrat e procedimit të propozuara dhe të drejtuara nga BE për imigrantët dhe azilkërkuesit mund të ngrihen në këto shtete. Kjo mund përdoret më pas për të ndarë imigrantët e varkave, duke lejuar ata me një rast të vlefshëm azilkërkimi (më shumë se 80% e tyre të reduktuar gjatë Mare Nostrum) për të qëndruar në një shtet të BE.
Mundësitë e punës
Qendrat e procedimit mund të operojnë edhe si qendra punësimi, ku mundësitë e rekrutimit për imigrantë në Europë dhe përmes iniciativave të financuara nga BE-ja në rajon, kjo të bëhet e mundur. Një zgjidhje e tillë do të lehtësonte lëvizjen e rregullt për disa por është e vështirë të imagjinohet se kjo do të ofronte një zgjidhje për shumë prej tyre, pasi supozon një kuptim statik për tregun e punës dhe gatishmërinë e punëdhënësit për të qenë subjekt i këqyrjeve më të kujdesshme – që do të pakësonte pashmangshmërisht mundësitë për shfrytëzimin e krahut të lirë, të padokumentuar të punës.
Çfarëdo zgjidhjesh të bëhen, disa njerëz kanë ende gjasa të provojnë fatin me trafikantët. Kështu që një vijë e dytë ‘prite’, më pranë bregut të BE, do të ishte e nevojshme. Kjo duhet t’i përngjajë Mare Nostrum por nën një udhëheqje të BE-së. Sapo varkat të gjurmohen në ujërat e BE ose ato europiane në rast nevoje, ato duhet të çohen në breg. Por në vend që të përfundojnë në qendrat italiane të pritjes, imigrantët duhet të çohen në qendrat e BE në shtetet më të afërta anëtare me personel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Këto qendra duhet të operojnë si një filtër tretësor për imigrantët. Kjo do të thoshte të shpëtoje shumë jetë, pa ofruar garanci për të drejtë qëndrimi. Por në vend që të parashikohen skema për riatdhesime në masë – jo vetëm sepse janë shumë të kushtueshme dhe se është e vështirë për t’u zbatuar – do të ishte ekonomikisht më përfituese për Europën të krijonte një sistem të lejeve të përkohshme të qëndrimit me të drejtë kërkimi për punë dhe, për hir të minimizimit të kundërshtimit të brendshëm politik, akses të kufizuar ose të ndaluar në ndihmë sociale.
Një sistem i tillë, ndonëse jo pa rreziqe shfrytëzimi, do t’i jepte njerëzve një shans për të treguar vullnetin e tyre për të punuar dhe kontribuar në shoqëritë në plakje të Europës.
Marrë me autorizim nga Open Democracy. What the EU must do now to halt this tragedy on its shores
Dmth. nga ~10% qe eshte aktualisht papunesia ne Europe te rritet me shume, kurse ata qe punojne te punojne per rroga me te vogla. Familjet europiane te pjellin jo 1,5 femije per familje por 1 ose asnje, kurse grate pjellore afrikane tu sjellin femijen e 5-te e te 6-te. Propozime te mira per afrikanet por te keqija per europianet.