Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Sherret ballkanike ngrenë krye në samitin “për bashkëpunim rajonal” të Tiranës

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
15:49 | 28/05/2015
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Sherret ballkanike ngrenë krye në samitin “për bashkëpunim rajonal” të Tiranës

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, qendër dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç po flasin gjatë Forumit Ekonomik të Vienës të zhvilluar në Tiranë më 28 maj 2015. Bisedimet synuan të promovojnë zhvillimin ekonomik rajonal dhe investimet në përpjekje për integrimin drejt Bashkimit Europian. (AP Photo/Hektor Pustina)

Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e rajonit që morën pjesë në “bisedimet e Tiranës” folën bindshëm mbi nevojën për më shumë bashkëpunim – por mosmarrëveshjet e vjetra u shfaqën gjithashtu.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, qendër dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç po flasin gjatë Forumit Ekonomik të Vienës të zhvilluar në Tiranë më 28 maj 2015. Bisedimet synuan të promovojnë zhvillimin ekonomik rajonal dhe investimet në përpjekje për integrimin drejt Bashkimit Europian. (AP Photo/Hektor Pustina)
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, qendër dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç po flasin gjatë Forumit Ekonomik të Vienës të zhvilluar në Tiranë më 28 maj 2015. Bisedimet synuan të promovojnë zhvillimin ekonomik rajonal dhe investimet në përpjekje për integrimin drejt Bashkimit Europian. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor vizituan Tiranën për të marrë pjesë në “Bisedimet e Tiranës” të Forumit Ekonomik të Vienës, i cili u organizua me iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Forumi, i cili theksoi bashkëpunimin rajonal, shënoi disa pika kulmore, përfshirë vizitën për herë të parë në histori të kreut të qeverisë serbe në Shqipëri si dhe një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me atë të Kosovës Isa Mustafa.

Udhëheqësit shmangën mosmarrëveshjet tradicionale dhe vunë në dukje bashkëpunimin rajonal si një mjet i rëndësishëm për integrim të shpejtë në Bashkimin Europian.

“[Bashkëpunimi] është e vetmja rrugë për t’i dhënë popujve tanë më shumë zhvillim ekonomik, më shumë zhvillim social, më shumë integrim dhe më shumë lehtësira, të cilat pastaj vetvetiu forcojnë paqen dhe ndërveprimin,” tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri i Serbisë qe dakord. “Ne ramë dakord në dy gjëra të rëndësishme. Ne duhet të kujdesemi për veten, kemi një treg prej 20 milionë konsumatorësh dhe kemi projekte të përbashkëta të cilat do t’ia propozojmë Brukselit, të cilat, ne në Serbi jemi të gatshëm t’i financojmë vetë nëse nuk marrim mbështetje,” tha ai.

Të mërkurën, Vuçiç pati shprehur interes për ndërtimin e një autostrade për të lidhur qytetin e Nishit në Serbinë e jugut me Prishtinën dhe me portin e Durrësit. Segmentet e Shqipërisë dhe Kosovës janë ndërtuar ndërsa segmenti në anën e Serbisë do të duhet të ndërtohet.

Megjithëse takimi theksoi marrëdhëniet e mira, mosmarrëveshjet u shfaqën me lehtësi.

Rama sulmoi demokracinë “jofunksionale” të Maqedonisë, për shembull.

“Qoftë ideja e cenimit të integritetit të shtetit maqedonas, qoftë mosfunksionimi i demokracisë në Maqedoni janë të papranueshme për ne,” tha Rama.

Nikola Gruevski i Maqedonisë nga ana e tij i kërkoi udhëheqësve të rajonit të jenë më të kujdesshëm për çfarë thonë.

“Udhëheqësit e Europës Juglindore duhet të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë përgjegjësi në deklaratat që bëjnë për shkak se qytetarët i ndjekin këto deklarata, të cilat mund të krijojnë situata që janë të vështira për t’u zgjidhur,” tha ai.

Qeveria e Shqipërisë shfaqi edhe mosmarrëveshje me Greqinë në lidhje me problemin e pazgjidhur të kufirit detar mes dy vendeve.

Më herët këtë muaj, Shqipëria kërkoi sqarime nga Greqia mbi një plan për të lejuar kërkimet për naftë në tabanin e detit pranë kufirit mes dy vendeve.

Kufiri u përcaktua pesë vjet më parë por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e anuloi marrëveshjen kur zbuloi se ajo cënonte tërësinë territoriale të Shqipërisë duke përdorur metoda të ndryshme matjeje nga ato të përcaktuara nga OKB dhe rrjedhimisht, e cilësoi atë antikushtetuese. Që nga ajo kohë, Greqia thotë se dëshiron ta zbatojë marrëveshjen ndërkohë që Shqipëria nuk e njeh ekzistencën e saj.

Pyetur nga gazetarët, Rama tha se kërkesa për sqarime qe “një praktikë diplomatike rutinë” por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë Konstantinos Koutras iu përgjigj në distancë ashpër: “Udhëheqësia politike e vendit tonë mik dhe fqinj po bën gabime në fjalë dhe vepra çdo ditë. NJë rikthim te logjika e, dhe respekti për, ligjshmërinë dhe ligjin ndërkombëtar është rruga më e sigurtë për Shqipërinë drejt perspektivës Europiane”.

Shqipëria raportohet se zemëroi Greqinë kur Rama përfshiu në koalicionin qeverisës Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila përfaqëson popullsinë çame të përzënë nga Greqia e veriut në Luftën e Dytë Botërore.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU, u zgjodh zëvendëskryetar i parlamentit javën e kaluar. Në protestë ndaj kësaj, Vangjel Dule, kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila përfaqëson minoritetin grek të Shqipëri, dha dorëheqjen si nënkryetar i kuvendit.

Tjetri
Gjyqtarët me shkelje; roli i ministrit dhe i KLD në mbylljen e procedimeve

Gjyqtarët me shkelje; roli i ministrit dhe i KLD në mbylljen e procedimeve

Më të lexuarat

Sherret ballkanike ngrenë krye në samitin “për bashkëpunim rajonal” të Tiranës

Sherret ballkanike ngrenë krye në samitin “për bashkëpunim rajonal” të Tiranës

15:49 | 28/05/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.