AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Luftërat arabe në përshkallëzim

Maha YahyangaMaha Yahya
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtarët turq bëjnë roje në anën turke të kufirit në Suruc, Turqi, 26 qershor 2015. Luftëtarët kurdë kanë luftuar për dy ditë, nga të cilat kanë humbur jetën 100 civilë. (AP Photo)

Konfliktet në vendet arabe po bëhen gjithnjë e më represive. Forcat qeveritare po shkelin proceset demokratike në emër të sigurisë kombëtare, ndërsa militantët po shkojnë drejt radikalizmit më të madh.

Ushtarët turq bëjnë roje në anën turke të kufirit në Suruc, Turqi, 26 qershor 2015. Luftëtarët kurdë kanë luftuar për dy ditë, nga të cilat kanë humbur jetën 100 civilë. (AP Photo)
Ushtarët turq bëjnë roje në anën turke të kufirit në Suruc, Turqi, 26 qershor 2015. Luftëtarët kurdë kanë luftuar për dy ditë, nga të cilat kanë humbur jetën 100 civilë. (AP Photo)

Dhuna e çliruar në shtetet araba në këto katër vitet e fundit mund të rezultojë të jetë vetëm një provë e asaj që do të vijë. Brutaliteti në përshkallëzim dhe veprimet e qeverive i kanë vënë shtetasit arabë në presion të paimagjinueshëm. Pa një ndryshim drejtimi, rezultati mund të jetë lehtësisht konflikt i mëtejshëm dhe një valë e re kryengritjesh – këtë herë jo paqësore.

Që nga fundi i luftës së parë botërore shtetet arabe nuk kanë përjetuar një trazirë të tillë. Konflikti shpërtheu në jo më pak se nëntë shtete arabe dhe masakra ka arritur nivele të paimagjinueshme çnjerëzillëku. Tensionet po rriten edhe në shtete që janë normalisht në paqe. Sistemet tradicionale të vlerave po dobësohen dhe themelet dikur solide të shoqërisë po prishen.

Luftimi në Siri, Irak, Sudan, Libi dhe Jemen ka shkatërruar komunitete të tjera. Pastrimi etnik i vënë në jetë nga Shteti Islamik ka përmbysur shekuj të përzierjes fetare, etnike dhe kulturore dhe ka nxjerrë nga shtëpitë rreth dy milionë njerëz.

Në fakt, ndonëse Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë shtëpi e vetëm 5 për qind të popullatës globale, ato kanë prodhuar më shumë se një të tretën e refugjatëve. Vetëm në Siri, 11 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë brenda dhe jashtë vendit.

Këto lëvizje popullatash po rëndojnë tensionet që ekzistonin edhe më parë në botën arabe. Në Liban, pë shembull, mbërritja e më shumë se një milionë sirianëve ka nxitur shqetësime se balanca fetare e vendit mund të ndryshohet duke rrezikuar sistemin e brishtë politik.

Këto rrëmuja të mëdha demografike po transformojnë në mënyrë të pakthyeshme identitetin social dhe politik të rajonit. Në fakt, kudo në rajon, palët ndërluftuese po mbështeten në politikat e identitetit sektar për të mobilizuar mbështetje, duke polarizuar më tepër popullatat në fronte fetare, etnike dhe ideologjike. Arabia Saudite dhe Irani po përdorin përçarjet e brendshme të Jemenit për politikën historike dhe problemet socialekonomike në luftën e tyre të deleguar atje, duke e përfaqësuar konfliktin si një manifestim të përçarjes historike suni-shiitë.

Edhe në shtete që nuk janë në luftë, politikat helmuese të identitetit po bëhen gjithnjë e më të përhapura dhe të pranuara. Në Egjipt, për shembull, publiku ka mbështetur gjerësisht masat e ndërmarra ndaj Vëllazërisë Myslimane  dhe mbështetësve të tyre Islamikë.

Këto konvulsione po varfërojnë më shumë shtetet arabe dhe po kufizojnë mundësitë për të ardhmen e shtetasve të tyre. Rreth 21 milionë fëmijë arabë nuk shkojnë në shkollë dhe më shumë se 50 milionë arabë konsiderohen të varfër. Në Siri, 80 për qind e popullatës nuk mund të përmbushë nevojat e veta bazë. Në Jemen, më shumë se një e treta e popullatës, rreth 11.5 milionë njerëz, vuanin nga pasiguria e ushqimit përpara konfliktit. Dy milionë të tjerë i janë shtuar kësaj shifre.

Kjo trazirë ka shkaktuar një terren pjellor për rininë e militarizuar dhe radikalizuar.  Tunizia, historia e suksesit të kryengritjeve arabe, ka kontribuar në numrin më të madh të luftëtarëve të huaj në Shtetin Islamik, me 3000 të rinj. Provat tregojnë se shumë nga palët që janë pjesë në konfliktet e ndryshme po përdorin fëmijët për t’i luftuar luftërat. Në Jemen, rreth një e treta e luftëtarëve janë fëmijë. Shteti Islamik mburret se po stërvit fëmijët në betejat e ardhshme.

Në vend që të përpiqen të lehtësojnë pakënaqësinë dhe të provojnë  pajtimin, qeveritë arabe po përdorin forcë për të mbyllur çdo hapësirë të mundshme për mendime të tjera apo debat. Në emër të sigurisë kombëtare, shtetasve po u hiqet kombësia, protestuesit qëllohen në rrugë dhe mijëra mbahen në burgje arbitrare. Në Egjipt, rreziku fshihet në sheshe, universitete, stadiume dhe madje në banjo turke, ku shërbimet e sigurisë burgosin rreth 22 mijë deri në 41 mijë shtetas çdo vit.

Tortura dhe zhdukja me dhunë janë gjithashtu të përhapura. Në Siri, 85,000 individë thuhet se janë zhdukur që nga fillimi i konfliktit. 12,000 të tjerë janë torturuar brutalisht.

Lënia jashtë proceseve demokratike e shtetasve po i detyron pakënaqësitë politike të bëhen hije, ku rreziqet po militarizohen. Në Egjipt, ka pasur thirrje në rritje për përgjigje më të dhunshme dhe më radikale ndaj goditjes qeveritare. Në Jordani dhe Marok, autoritetet janë përballur me një sfidë në rritje të ruajtjes së tendencave militante. Në fakt, teksa liderët politikë zgjedhin dhunën ushtarake mbi bashkëpunimin, ata do të humbin gjithnjë e më shumë terren me grupe si Shteti Islamik, entitetet e vetme në rajon që ofrojnë një vizion të qartë – ndonëse brutal dhe regresiv – të së ardhmes.

Në këtë pikë, një fund i armiqësive aktuale në Siri, Irak dhe Jemen kërkon konsensus rajonal dhe ndërkombëtar. Por shmangia e dhunës katastrofike në rajon do të kërkojë kthimin e qeverive aty ku ishin, duke prezantuar procese politike gjithëpërfshirëse, fund të dhunës shtetërore dhe adresim të padrejtësive social-ekonomike.

Natyrisht që është një listë e gjatë. Shkalla e sfidave kërkon mendim kurajoz, iniciativa guximtare dhe zgjuarsi nga liderët kombëtar, rajonal dhe të zhvillimit. Përndryshe, dhuna do të gllabërojë rajonin dhe më shumë.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Escalating Arab Wars.

Etiketa: AfrikaAfrika VerioreArabia SauditeburgjedhunaDhunëEgjiptIrakIranikonfliktLibanLibiLindjaLindja e MesmembështetjemyslimanepaqeProject SyndicaterajonSHShteti IslamikSirisiriantorturaTurqi
Tjetri
Kriza e eurozonës, vendet që u goditën më rëndë dhe ato që shpëtuan

Kriza e eurozonës, vendet që u goditën më rëndë dhe ato që shpëtuan

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.