AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rusia ushtron veton kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Keshilli i Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Rusia hodhi poshtë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me rastin e  20 vjetorit të masakrave të Srebrenicës, duke e quajtur atë anti-serbe dhe duke thënë se ajo do të rriste tensionet në Bosnjë.

Keshilli i Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.
Keshilli i Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Rezoluta që dënon masakrat e vitit 1995 në Srebrenicë si gjenocid nuk arriti të miratohet ditën e mërkurë, pasi aleatja e Serbisë Rusia, e cila ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, votoi kundër saj.

Ambasadori rus në OKB, Vitali Churkin, tha se rezoluta ishte “konfrontuese dhe e motivuar politikisht”.

Churkin tha se ajo thjesht fajësonte vetëm serbët për mizoritë gjatë luftës së viteve 1992-1995 dhe do të shkaktonte më shumë përçarje në shoqërinë boshnjake.

“Duke pasur parasysh që në Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka konsensus në lidhje me këtë çështje, miratimi i kësaj rezolute do të ishte joproduktive dhe të çonte në tensione më të madh në rajon,” tha ai.

Si Serbia ashtu edhe Republika Srpska mohojnë se vrasja e 7,000 njerëzve nga Srebrenica nga forcat serbe të Bosnjës 20 vjet më parë ishte gjenocid, pavarësisht vendimeve të disa gjykatave ndërkombëtare dhe boshnjake.

Por Matthew Rycroft, ambasadori i OKB-së nga Britania, e cila propozoi rezolutën, këmbënguli se “ajo nuk akuzon serbët si popull, por përkundrazi bën thirrje për pajtim”.

“Opinioni për të cilin ne nuk biem dakord është nëse ky krim arriti në gjenocid. Ky nuk është një vendim i Këshillit të Sigurimit, por një përkufizim nga dekretet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë,” tha Raycroft.

“Ta quash atë me një tjetër emër nuk do të ndihmonte në pajtim,” shtoi ai.

Kina, Nigeria, Angola dhe Venezuela abstenuan në votim dhe dhjetë vendet anëtare të mbetura të Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës.

Pas votimit, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, e cila ishte reporterë në Bosnje në kohën e masakrave, e quajti veton e Rusisë “zemërthyese” për familjet e atyre që vdiqën.

“Kur dëgjova për krimet, thashë: ‘Jo!’ Kur dëgjova për planin e Rusisë që të ushtronte veton e saj për këtë, pata të njëjtin reagim. Pse Rusia do ta mohonte njohjen e gjenocidit në Srebrenicë?” pyeti ajo.

Por presidenti serb Tomislav Nikoliç tha në një deklaratë se kjo ishte një ditë e rëndësishme për serbët.

“Jo vetëm se kjo parandaloi njollosjen e të gjithë kombit serb në përpjekje për të deklaruar një gjenocid, por për shkak se sot Rusia tregoi dhe dëshmoi se është një mike e vërtetë dhe e ndershme,” tha Nikoliç.

Rezoluta ka shkaktuar javë të tëra armiqësi politike para përvjetorit të Srebrenicës.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha të martën se Rusia e kishte “siguruar personalisht” që që teksti që dënon gjenocidin e boshnjakëve nuk do të miratohej.

Rusia, e cila është aktualisht në konflikt me Perëndimin në lidhje me Ukrainën, kishte propozuar një rezolutë alternative e cila nuk përmendte gjenocidin ose Srebrenicën, por në vend të kësaj dënonte krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje në përgjithësi.

Pavarësisht debatit të vazhdueshëm mbi rezolutën, Vuçiç tha se “nëse plotësohen kushtet”, ai do të përfaqësojë Serbinë në Srebrenicë më 11 korrik me rastin e përkujtimores së 20 vjetorit të masakrave.

Etiketa: BosnjegjenocidGjykatëGjykatësKinaKombet e BashkuarakonfliktKrimOKBPararajonreporterRepublika SrpskaRezolutaRusiaSerbiaSrebrenicatensioneUkrainëVendimvotimVrasja
Tjetri
Qetësia rikthehet në qytetin e shkatërruar të Maqedonisë

Kosova arreston të dyshuarin për ngjarjet e Kumanovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.