AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fundi i Revolucionit Islamik të Iranit

Said Amir ArjomandngaSaid Amir Arjomand
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari Amerikan i Shtetit, majtas, flet me ministrin e jashtem te Iranit Mohammad Javad Zarif, ne Gjeneve, Zvicer. Maj 2015. Foto: (AP Photo/Susan Walsh)

Përse Irani vendosi të nënshkruajë marrëveshjen bërthamore në SHBA-në, të ashtuquajturin prej vitesh Satani i Madh dhe çfarë rëndësie ka kjo për të ardhmen e rajonit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, majtas, flet me ministrin e jashtem te Iranit Mohammad Javad Zarif, ne Gjeneve, Zvicer. Maj 2015. Foto: (AP Photo/Susan Walsh)
Sekretari Amerikan i Shtetit, majtas, flet me ministrin e jashtem te Iranit Mohammad Javad Zarif, ne Gjeneve, Zvicer. Maj 2015. Foto: (AP Photo/Susan Walsh)

Marrëveshja bërthamore e arritur në korrik nga Irani dhe ndërmjetësuesit e tij ndërkombëtar shënon një pikë kthese të dukshme për marrëdhëniet në Republikën Islamike me botën e jashtme, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara. Por përse i është dashur kaq shumë SHBA-së të arrijnë marrëveshje me revolucionin e Ayatollah Ruhollah Khomeini në Iran sesa me revolucionin e Mao Ce Dun në Kinë?

Sigurisht, një shpjegim për ngrirjen e tejzgjatur bilaterale është diskursi i deformuar që George W. Bush e quajti gabimisht “lufta botërore mbi terrorin”, në të cilin Irani, bashkë me Irakun dhe Korenë e Veriut u quajtën si pjesë e një “boshti ligësie” ndërkombëtare. Si rezultat, zyrtarët amerikanë e panë çdo lëvizje drejt normalizimit diplomatik si një “zbutje” të papranueshme.

Por politika e jashtme moralizuese e administratës Bush thjesht përforcoi qëndrimin e Amerikës që nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979. Dhe është historia dhe kursi i atij revolucioni që jep shpjegimin më të saktë të ngjarjeve të fundit.

Harrojeni Revolucionin Francez si një model: i ashtuquajtur Reagim Thermidorian, kur të moderuarit i dhanë fund Regjimit të Terrorit të Robespierit, ishte një përjashtim i formës së revolucioneve moderne. Forma tipike gjatë kujtesës sonë është se fanatikët ndjekin të moderuarit. Në Bashkimin Sovjetik, për shembull, ishin fanatikët që pas Luftës së Dytë Botërore u përpoqën të eksportojnë revolucionin Marksist-Leninist, duke dënuar botën me dekada lufte të ftohtë.

Po ashtu edhe Irani. Pas vdekjes së Khomeinit në vitin 1989, pragmatiku Ali Akbar Hashemi-Rafsanjani u bë president, pasuar nga  Mohammad Khatami me mendjen për reforma. Por nuk mbetën pas. Programi i reformave të Khatamit ishte jo efektiv, ndaj Mahmoud Ahmadinejad, një oficer i  panjohur i milicisë Basij, u zgjodh kryetar i Tehranit në vitin 2003 (pasi vetëm 12% e votuesve u paraqitën) dhe pastaj mundi Rafsanjanin në 2005 për t’u bërë president.

Ahmadinejad, një fanatik i devotshëm ndaj Khomeinit,  imami i parë i revolucionit, ishte një kujtesë e zanafillës populiste të revolucionit. Për të promovouar një politikë bërthamore agresive u përligj beteja e Khomeinit kundër Amerikës, “Satanit të Madh”. Vetëm kur votuesit e Iranit e humbën durimin me paaftësinë e Ahmadinejad dhe zgjodhën Hassan Rouhani në 2013 atëherë mund të thuhej se Revolucioni Islamik kishte përfunduar.

A mund t’i kishte shmangur Amerika vitet e çuara dëm të Ahmadinejad? Paraardhësit e tij bënë disa përpjekje serioze për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në. Të inkurajuar nga fitorja e koalicionit të drejtuar prej SHBA-së në Luftën e Gjirit kundër Irakut në 1991 (armiku kryesor i Republikës Islamike), në 1995 Rafsanjani dërgoi sinjale të forta te SHBA për gatishmërinë e kthimit të marrëdhënieve diplomatike. Administrata Klinton e shpërfilli përpjekjen e Rafsanjanit dhe vitin tjetër Kongresi Amerikan kaloi anonimisht Aktin e Sanksioneve për Iranin dhe Libinë.

Pa dyshim, Bill Klinton dhe këshilltarët e tij kishin shumë arsye për skepticizëm. Rafsanjani ishte të paktën pjesërisht peng i kundërsharëve fanatikë që donin të sabotonin iniciativat e tij të politikës së jashtme me akte terrori në Francë, Gjermani dhe Argjentinë. Por Klinton dhe sekretarja e tij e shtetit, Madeleine Albright, e morën seriozisht propozimin e Khatamit, pasardhësit të Rafsanjanit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në 2000 për “dialog të qytetërimeve” për të hapur atë që ai e quajti një plasaritje në murin e mosbesimit mes Iranit dhe SHBA-së. Fatkeqësisht, Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e detyroi presidentin dhe ministrin e tij të jashtëm të shmangnin dhëniet e dorës me homologët amerikanë.

Më e keqja pasoi për ata që shpresonin për marrëdhënie më të mira SHBA-Iran. Së pari, ishte fjalimi i Bushit për “boshtin e së keqes” në 2002. Më pas, në shkurt 2005, teksa fanatiku Ahmadinejad po bëhej gati të fillonte mandatin e parë si president, Bushi refuzoi formalisht një marrëveshje bërthamore që ishte negociuar me shumë kujdes nga Rouhani (atëherë përfaqësuesi i Khameneit në Këshillin e Lartë të Sigurisë së Iranit) dhe nënshkruar në fund të 2004 nga Franca, Gjermania dhe Britania.

Teksa Irani skanonte horizontin strategjik, dukej qartë se SHBA kishte pushtuar Irakun sepse Saddami nuk kishte asnjë armë të shkatërrimit në masë. Kjo e bëri këmbënguljen e Ahmedinejad mbi të “drejtat” bërthamore të Iranit të njohur në popullin dhe klasën e mesme vendase.

Pavarësisht zhgënjimit popullor me periudhën e Ahmedinejad, ajo ndjesi ende prevalon në Iran. Por marrëveshja bërthamore e arritur muajin e shkuar është produkt i një konteksti të ndryshëm politik: presidenti Barack Obama donte ta bënte marrëveshjen me Iranin pjesë të trashëgimisë së tij, dhe këtë herë, Rouhani si president, ishte në gjendje të negocionte me mbështetjen e plotë të Khameneit, me të cilin kishte punuar ngushtë.

Por ka një arsye më të thellë për suksesin e negociatave bërthamore: revolucioni islamik i Khomeinit në 1979 kishte përfunduar më në fund – dhe Khamenei e di. Ai gjithashtu di se kalimi i revolucionit islamik nga Irani Shia e ka humbur joshjen e vet, zëvendësuar në botën suni së pari nga xhihadi global i al-Kaedës dhe tani nga i ashtuquajtur Shteti Islamik dhe kalifati i Abu Bakr al-Baghdadi.

Për Iranin, çfarë ka rëndësi tani nuk është më ideologjia por interesi kombëtar dhe politika reale. Kjo është arsyeja përse po mbështet aktualisht kundërshtarët e islamit revolucionar: Bashar al-Assad kundër ekstremistëve në Siri dhe Houthisin kundër al-Kaedës në Jemen. Dhe kjo është arsyeja përse e gjen veten jo vetëm duke nënshkruar një marrëveshje bërthamore me Satanin e Madh por edhe duke bashkëpunuar me të kundër Shtetit Islamik, armikut të përbashkët. Tani që revolucioni mbaroi, bashkëpunimi në zona të tjera ka gjasa të bëhet i pëlqyeshëm për të dyja palët.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The End of Iran’s Islamic Revolution

Etiketa: AdministrataAmerikaBarack ObamaBill KlintondialogFrancaGeorge W. BushGjermaniGjermaniaIranIraniKalifatikryetarKursiLuftaLufteMadeleine AlbrightMarrëveshjamarrëveshjeMASOKBpaktpresidentProject SyndicateReformaSekretari Amerikan i ShtetitsekretarjaSHSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikSirivotuesit
Tjetri
Vdekjet e minatorëve në galeritë e kromit mbeten të pandëshkuara

Vdekjet e minatorëve në galeritë e kromit mbeten të pandëshkuara

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.