Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Dorëhiqet Ndoka, deputeti i dënuar për trafik qeniesh njerëzore

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
15:20 | 07/09/2015
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Gjykata e Lartë shpëton Ndokën dhe Ndreun për rrahjen e Strazimirit

Sekuencë nga videoja e nxjerrë nga sistemi i mbikëqyrjes vizuale të Kuvendit të Shqipërisë ku shfaqet deputeti Pjerin Ndreu godet nga pas deputetin Genc Strazimiri.

Share on FacebookShare on Twitter

Arben Ndoka, deputet i Partisë Socialiste, dënimi i të cilit për trafik droge u zbulua nga opozita më 2014, dorëzoi dorëheqjen e tij me një letër ku pretendon se është i pafajshëm dhe se pavarësisht kësaj, dëshiron të lehtësojë partinë e tij nga barra e të pasurit një të dënuar në rradhët e veta.

Sekuencë nga videoja e nxjerrë nga sistemi i mbikëqyrjes vizuale të Kuvendit të Shqipërisë ku shfaqet deputeti Pjerin Ndreu godet nga pas deputetin Genc Strazimiri.
Sekuencë nga videoja e nxjerrë nga sistemi i mbikëqyrjes vizuale të Kuvendit të Shqipërisë ku shfaqet deputeti Pjerin Ndreu godet nga pas deputetin Genc Strazimiri.

Ndoka, 41 vjeç, dorëzoi dorëheqjen e tij të hënën, më 7 shtator, vetëm pak orë pasi një deputet tjetër i Partisë Socialiste, Armando Prenga, humbi imunitetin parlamentar i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.

Në letrën e tij, Ndoka pretendon se ai është dënuar gabimisht në Itali dhe se ai qe i pafajshëm.

“Nuk dua të iki duke ju lënë të mendoni se unë jam ai krimineli që e ka merituar dënimin e rëndë,” tha Ndoka në letrën e tij publike për kolegët e vet deputetë, duke pretenduar se shpreson që një ditë, gjykatat në Itali ta shpallin të pafajshëm.

Ndoka qe dënuar në vitin 2003 në Romë, Itali për trafikimin e një vajze që qe e fejuara e vëllait të tij. Ai u dënua me 7 vjet dhe 6 muaj burg por u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri ku gjykata e Lezhës ia reduktoi dënimin dhe ai e rifitoi lirinë pas tri vitesh. Në letrën e tij, Ndoka pretendoi se e fejuara e të vëllait e cila e pati denoncuar atë në mënyrë të rreme te policia italiane dhe se akuzat e saj qenë të pavërteta.

Pasi rifitoi lirinë në gusht 2005, Ndoka thotë se arriti të bëhet një menaxher i suksesshëm biznesi duke menaxhuar lokale të ndryshme ndërsa ndoqi studimet për drejtësi, ku mori diplomën dhe një licencë avokati. Ai ia doli njëkohësisht të hapë një kompani duralumini, ndërkohë që punoi edhe si drejtor në policinë ndërtimore.

Ndoka u zgjodh deputet në listën e Partisë Socialiste në vitin 2013 në Qarkun Lezhë.

Pasi dënimi i tij në Itali u ekspozua për publikun, Ndoka sulmoi Genc Strazimirin, deputetin e opozitës i cili bëri publik dënimin e tij. Gjykata e Lartë refuzoi të gjykojë Ndokën për akuzën e rrahjes duke argumentuar se ngjarja pati ndodhur brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe për rrjedhojë, qe një çështje që duhet të gjykohet nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Dorëheqja e Ndokës vjen në një kohë kur partitë politike shqiptare janë nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për të pastruar rradhët e tyre nga elementë me të shkuar apo të tashme kriminale. Të dyja partitë mohojnë të kenë njerëz të tillë.

Koalicioni qeverisës aktualisht ka humbur katër deputetë përgjatë dy viteve të fundit. Tom Doshi u përjashtua nga Partia Socialiste dhe tashmë është deputet i pavarur pasi akuzoi kryetarin e Parlamentit Ilir Meta se kishte komplotuar për vrasjen e tij. Ai gjendet aktualisht duke pritur gjykimin i akuzuar për kallëzim të rremë.

Mark Frroku u burgos pasi u zbulua se drejtësia e Belgjikës e kishte atë person të akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, vrasje e lidhur gjithashtu me trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Frroku mohon akuzat.

Armando Prenga u arrestua të shtunën e kaluar nga policia në qytetin e tij të lindjes në Laç, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje me armë zjarri të Tom Calit, 66 vjec, gjatë një përleshjeje që la të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë.

Të gjithë këto deputetë konsiderohen si faktorë të rëndësishëm në sigurimin e fitores së koalicionit të majtë në Qarqet Lezhë dhe Shkodër, ku u zhvilluan edhe betejat më të ashpra elektorale.

Partia Socialiste duket se do ta ketë të vështirë të zëvendësojë Ndokën dhe Prengën, sido që ky i fundit nuk e humbet mandatin e deputetit për sa kohë nuk ka dënim të formës së prerë. Kandidatët e rradhës në listën e kandidatëve socialistë në Qarkun Lezhë ose kanë dhënë dorëheqjen sakaq, ose janë të padëshirueshëm ndërsa njëri prej tyre, Kastriot Piroli, u arrestua në mars të këtij viti i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Tjetri
Dëshmia e ish-shefit të CEZ: Ismailaj u rekomandua si i besuari i Metës

Dëshmia e ish-shefit të CEZ: Ismailaj u rekomandua si i besuari i Metës

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë shpëton Ndokën dhe Ndreun për rrahjen e Strazimirit

Dorëhiqet Ndoka, deputeti i dënuar për trafik qeniesh njerëzore

15:20 | 07/09/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.