AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Raporti: Institucionet publike jo transparente dhe të mbyllura

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Media Watch, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Av. Dorian Matlija nga Res Publica (majtas), Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi (qëndër), dhe Vasilika Laçi nga Civil Rights Defenders gjatë prezantimit të raportit | Foto nga : Ivana Dervishi

Një monitorim i zbatimit të ligjit të ri të të drejtës së informimit zbuloi se institucionet publike e kanë ende të vështirë të jenë plotësisht transparente karshi kërkesave të qytetarëve për informacion.

Av. Dorian Matlija nga Res Publica (majtas), Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi (qëndër), dhe Vasilika Laçi nga Civil Rights Defenders gjatë prezantimit të raportit | Foto nga : Ivana Dervishi
Av. Dorian Matlija nga Res Publica (majtas), Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi (qendër), dhe Vasilika Laçi nga Civil Rights Defenders gjatë prezantimit të raportit | Foto nga : Ivana Dervishi

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra Res Publica për të drejtën e informimit dhe zbatimin në praktikë të kësaj të drejte programet e transparencës mungojnë gjerësisht ose nuk përmbushin standardet ndërsa në një pjesë të madhe të autoriteteve nuk është caktuar ende koordinatori për të drejtën e informimit.

Projekti “Vlerësimi i efektivitetit të ligjit të ri për të drejtën e informimit, nr. 119/2014” mbështetur nga Civil Rights Defenders ka monitoruar përgjatë vitit 2015 rreth 100 autoritete publike që nga entet dhe agjencitë shtetërore, te kryeministria, ministritë e deri te bashkitë dhe drejtoritë e ndryshme.

“Duke krahasuar ligjin e vitit 1999 dhe atë të vitit 2014 ne arritëm në përfundimi se ligji i ri është më i efektshëm, ka përshpejtuar përgjigjet ndaj kërkesave fillestare dhe numrin e tyre,” tha në konferencë Av. Dorian Matlija, drejtues i Qendrës “ResPublica”.

“Megjithatë nuk ka ndryshuar shpejtësia e përgjigjeve ndaj ankimit dhe as përqindja e përgjigjeve të paplota,” shtoi ai.

Ligji aktual për të drejtën e informimit hyri në fuqi në nëntor të vitit 2014.

“Shumë institucione publike qendrore dhe vendore hasin vështirësi në zbatimin e të drejtës së informimit edhe prej faktit që administrata publike nuk është mësuar ende të jetë transparente dhe e hapur,” tha në prezantimin e raportit Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Disa institucione e justifikojnë mungesën e transparencës me faktin se nuk kanë burimet financiare për të krijuar faqe interneti, staf IT dhe burime njerëzore, megjithatë kjo është një përqindje e vogël që nuk duhet të merret shembull”, shtoi ai.

“Rritja e transparencës është një betejë që të gjithë komponentët duhet ta zhvillojnë së bashku, për këtë arsye Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kryer kryesisht sensibilizim më tepër sesa gjobëvënie” tha Dervishi.

“E drejta e informimit është një nga shtyllat kryesore për zbatimin e ligjit dhe ajo po merr rëndësinë që meriton përmes faktorëve shtetërorë dhe institucional” përmbylli ai.

Sipas raportit për vitin 2015, 52 për qind e 202 kërkesa kanë marrë një përgjigje me kërkesën fillestare, krahasuar me vetëm 29 për qind të përgjigjeve të marra nga një studim i vitit 2013 me po të njëjtën numër kërkesash.

Nga këto përgjigje të dhëna në vitin 2015, 88 për qind e tyre janë të plota, ndërsa në vitin 2013, 87 për qind të tyre janë të plota.

Një tjetër problem i ngritur nga raporti është fakti që mosemërimi i koordinatorëve për të drejtën e informimit nuk shoqërohet me asnjë pasojë dhe fakti që nuk ekziston një mekanizëm për të vënë në ekzekutim të detyrueshëm vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

“Ligji merr kuptim kur të gjithë ne kërkojmë që ai të zbatohet,” tha Vasilika Laçi përfaqësuesja e Civil Rights Defenders.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeBesnik DervishiCivil Rights DefendersDorian MatlijaE drejta e informimitIvana DervishiKomisioneriKryeministriaLaçRaportiResPublicaVasilika LaçiVendimet
Tjetri
Bankers kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar mbi mosmarrëveshjet mbi taksat

Përgjysmohet vlera e aksioneve të Bankers Petroleum në bursë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.