AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dekomunistizimi simbolik, hiqen medaljet, por jo përfitimet për ish-sigurimsat

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Maska e Vdekjes e diktatorit stalinist shqiptar Enver Hoxha është ekspozuar në një instalacion në Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës nga artisti Ardian Isufi më 17 shtator 2015. Isufi i tha gazetës Panorama se instalacioni i tij i quajtur “Antihomazh” synonte të kapte reagimet e njerëzve të vendosur përballë një artefakti të tillë. Foto: Malton Dibra/LSA

Dy projektligje të propozuara në Kuvendin e Shqipërisë synojnë të shfuqizojnë medaljet shtetërore të përfituara nga një numër udhëheqësish komunistë apo punonjësish të Sigurimit të Shtetit, por pa prekur pensionet e posaçme që përfitojnë ish-sigurimsit dhe pa i gjykuar krimet e diktaturës.

Maska e Vdekjes e diktatorit stalinist shqiptar Enver Hoxha është ekspozuar në një instalacion në Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës nga artisti Ardian Isufi më 17 shtator 2015. Isufi i tha gazetës Panorama se instalacioni i tij i quajtur “Antihomazh” synonte të kapte reagimet e njerëzve të vendosur përballë një artefakti të tillë. Foto: Malton Dibra/LSA
Maska e Vdekjes e diktatorit stalinist shqiptar Enver Hoxha është ekspozuar në një instalacion në Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës nga artisti Ardian Isufi më 17 shtator 2015. Isufi i tha gazetës Panorama se instalacioni i tij i quajtur “Antihomazh” synonte të kapte reagimet e njerëzve të vendosur përballë një artefakti të tillë. Foto: Malton Dibra/LSA

Dy projektligje, njëri i propozuar nga kryeministri Edi Rama në rolin e deputetit dhe një tjetër i propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, synojnë të anulojnë medaljet shtetërore të dhëna për ish-zyrtarët e regjimit komunist në bllok, një masë që nuk sjell gjykim të krimeve rast pas rasti dhe që nuk prek përfitimet që një pjesë e ish-zyrtarëve i merr në formën e pensioneve speciale më të larta se sa pensionet e pjesës tjetër të shoqërisë.

Projektligji Rama-Balla synon që të anulojë medaljet që i janë dhënë ish-anëtarëve të Byrosë Politike të Partisë së Punës, ish-gjykatësve, hetuesve, prokurorëve dhe ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit e bashkëpunëtorëve të tyre. Në mënyrë të ngjashme por me përshkrime më të gjera, propozimi Doda-Idrizi kërkon që dekoratat t’u hiqen jo vetëm zyrtarëve të lartë të kohës së komunizmit por edhe zyrtarëve të tjerë në poste drejtuese si dhe oficerëve të ushtrisë.

Debati mbi medaljet e përfituara nga ish-zyrtarë të lartë filloi këtë vit kur Gazeta Shqiptare arriti të sigurojë një vendim të Ministrisë së Mbrojtjes dhënë vitin e kaluar, i cili akordonte medalje për rreth 1 mijë veteranë të Luftës së Dytë Botërore, mes të cilëve qenë edhe disa ish-zyrtarë të lartë të regjimit ende gjallë si dhe së paku një hetues i degës së Sigurimit, Shyqyri Çoku, i njohur si personi që dënoi At Zef Pllumin.

Drejtësi nga ekzekutivi

Projektligji i propozuar nga qeveria ngarkon një komision të përbërë nga kryeministri, disa ministra e disa përfaqësues të shoqatave të veteranëve dhe të ish të persekutuarve. Propozimet për heqjen e dekoratave do të bëhen nga një zyrë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky mund të konsiderohet hapi i parë serioz drejt procesit të dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare, megjithëse ka disa probleme të rënda në lidhje me procedurat.

Problemi i parë është fakti që medaljet do të hiqen për atë që njerëzit kanë qenë dhe jo për atë që njerëzit kanë bërë. Kjo lloj drejtësie në bllok nuk është shumë e ndryshme nga ajo lloj drejtësie e sistemit komunist që u kthye në padrejtësi të mëdha.

E dyta është që komisioni që do të verifikojë ligjshmërinë apo jo të medaljeve është pjesë e strukturave të qeverisë dhe rrjedhimisht, vështirë se do të jetë i pavarur nga vullneti politik.

E treta, përveç miratimit të ligjit, qeveria do të duhet të miratojë edhe akte nënligjore për zbatimin e tij, përfshirë rregulla dhe procedura për mënyrën e mbledhjes së fakteve dhe analizimin e tyre. Por kur vjen puna për akte nënligjore, qeveritë shqiptare nuk kanë qenë gjithmonë të vëmendshme apo të afta për të vepruar, gjë që ka bërë që Shqipëria të ketë mijëra ligje praktikisht të pazbatuara. Rrjedhimisht, miratimi i ligjit në vetvete përbën vetëm një hap ndërsa veprimet konkrete duhet të shikohen më vonë. Për shembull, tani u bënë shumë muaj që në Kuvend u miratua një ligj për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por pavarësisht muajve që kanë kaluar, ende nuk kemi mësuar emrin e asnjë sigurimsi dhe institucioni që duhet të merret me këtë punë nuk dihet nëse ka filluar punë apo jo.

Dekomunistizim simbolik, pensionet vijojnë

Shqipëria e ka teorikisht dekomunistizimi, përfshirë hetimin e krimeve të asaj kohe, gjetjen e varreve të të ekzekutuarve me apo pa gjyq dhe dëmshpërblimin e viktimave, si pjesë të detyrimeve që rrjedhin nga Këshilli i Europës dhe një rezolutë e miratuar nga vetë Kuvendi i Shqipërisë. Megjithatë, heqja e medaljeve të ish-zyrtarëve të lartë përbën vetëm një akt simbolik.

Shoqatat e ish të përndjekurve prej kohësh kanë ngritur zërin për shkak se sistemi aktual ligjor shqiptar i ka dhënë trajtim disproporcional më të mirë ish oficerëve të sigurimit se sa i ka dhënë ish të persekutuarve. Kjo lidhet me një seri ligjesh të miratuara përgjatë dekadave, të cilat i japin trajtim të veçantë ushtarakëve, përfshirë pensione shtesë mbi pensionet e zakonshme si dhe pension të parakohshëm për ushtarakët e liruar nga detyra. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se gjatë vitit 2014, buxheti i shtetit shpenzoi 2.6 miliardë lekë (18.5 milionë euro) për pensione suplementare të ushtarakëve. Rreth 22 mijë ushtarakë përfituan shtesë mbi pensionet e zakonshme. Mes përfituesve të kësaj skeme pensionesh suplementare rezultojnë se janë edhe disa prej zyrtarëve më të lartë të kohës, të cilët janë akuzuar gjithashtu për krime apo për përgjegjësi për shkeljen masive të të drejtave të njeriut në atë kohë. Këto lloj përfitimesh ekstra, të cilat janë të disponueshme për ish-oficerët e kohës së komunizmit por nuk janë të disponueshme për viktimat e tyre, nuk preken nga projektligjet e propozuara për medaljet.

Shqipëria ka ndërmarrë deri tani disa nisma ligjore në kuadër të “dekomunistizimit” por këto nisma kanë qenë më shumë me synimin për të ruajtur pushtetin e zyrtarëve që i kanë ndërmarrë nismat se sa për dekomunistizimin. Nismat më të debatuara kanë qenë i ashtuquajturi ligji i “gjenocidit” i vitit 1995. Ai synonte të ndalonte krerët kryesorë të opozitës të garonin në zgjedhjet e vitit 1996 dhe u shfuqizua pasi socialistët erdhën në pushtet në vitin 1997. Në vitin 2008, qeveria propozoi një ligj tjetër, i cili rezultoi gjithashtu një ligj për pushtet dhe jo për dekomunistizim. Një kabllogramë e ish ambasadorit John L. Ëithers psh. shpjegon se si Berisha përdori projektligjin e lustracionit, të cilit ai vetë i referohej në mënyrë të gënjeshtërt si “ligji i dosjeve”, për të shantazhuar prokurorët dhe gjykatësit që po hetonin mbi disa skandale të mëdha të qeverisë së tij.

Imazhi i qeverisë

Qeveria u detyrua të reagojë ndaj problemit të krijuar me dhënien e medaljeve në bllok për veteranët e luftës vetëm pasi Gazeta Shqiptare arriti të zbulojë listën e plotë të përfituesve, listë që qe mbajtur jopublike nga Ministria e Mbrojtjes për më shumë se një vit. Medaljet në fakt qenë dhënë në vitin 2014 me rastin e 70 vjetorit të çlirimit ndërsa zbulimi i plotë i emrave të përfituesve ndodhi vetëm një vit më pas u zbulua se mes përfituesve, përveç shumë veteranëve që mund ta meritojnë me të vërtetë për angazhimin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, qenë edhe njerëz që patën kryer dhunime në kohën e komunizmit.

Për këtë arsye, nisma ligjore për heqjen e dekoratave nuk duket se ka rrjedhur nga një sensitivitet i qeverisë ndaj gabimit të vet se sa nga një sensitivitet i shkaktuar nga reagimi. Në këtë pikë, shkrimtari dhe ish i përndjekuri politik Fatos Lubonja me të drejtë argumenton se këto nisma janë të vlefshme vetëm për miopët politikë, për shkak udhëheqësve politikë vështirë se u intereson sensitivitetet e veteranëve apo ish-të përndjekurve. Në Shqipëri, çdo gjë bëhet për pushtet.

Etiketa: 1997buxhetiBuxheti i ShtetitdeputetDibraEdi RamaEnver HoxhaEuroFatos LubonjagazetagjykimGjyqhetuesKëshilli i EuropësKrimeKryeministri Edi RamaKuvendiLigjMASMaskaMinistria e MbrojtjesnismaPensionepensionetProjektligjiprokurorPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTiranëVendimZgjedhjet
Tjetri
2015-ta, vit përvjetorësh të zymtë për Bosnjën

2015-ta, vit përvjetorësh të zymtë për Bosnjën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.