AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia: Më afër ëndrrave europiane

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç | Foto: Beta.

Çastet kryesore të Serbisë për vitin 2015 përfshijnë afrimin me Rusinë, hapjen e kapitujve të parë me BE-në dhe betejën e kryeministrit Vuçiç ndaj medias së pavarur.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç | Foto: Beta.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç | Foto: Beta.

Serbia hapi bisedimet e pranimit në BE në vitin 2015. Megjithëse pritej ta bënte këtë më herët, Serbia hapi dy kapitujt e parë të BE në Bruksel më 14 dhjetor – kapitullin 35, në normalizimin e marrëdhënieve me ish-provincën e Kosovës dhe kapitullin 32, në lidhje me kontrollin financiar.

Duke komentuar për lajmin e mirë nga Brukseli, Vuçiç e quajti atë një ditë të madhe për Serbinë.

“14 dhjetori është një ditë e rëndësishme. Pas hapjes së kapitujve të parë, ne do të tregojmë se cilës lloj shoqërie duam t’i përkasim dhe çfarë duam të ndërtojmë në vendint tonë,” tha ai.

Por gjatë vitit, zyrtarët serbë vazhduan një akt delikat balancimi mes Rusisë, aleatit tradicional dhe BE-së.

Në fillim të shtatorit, ushtria serbe mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, pavarësisht kundërshtimit nga BE. Stërvitjet, të quajtura Vëllazëria Sllave, u mbajtën në jug të Rusisë.

Një muaj më vonë, Vuçiç, grup ministrash dhe rreth 100 biznesmenësh serbë  u drejtuan për një vizitë tre ditore në Rusi për të fortësuar lidhjet ekonomike dhe politike.Ata u kthyen me një marrëveshje për të blerë armë dhe pajisje ushtarake nga Rusia në mënyrë për të ruajtur një balancë sigurie në rajon pasi Kroacia bleu një harduer të ri ushtarak.

“Do të blejmë armë që na mundësojnë të mbrojmë territorin tonë,” tha Vuçiç.

Njëkohësisht, ushtarët serbë morën pjesë në një stërvitje ushtarake të drejtuar nga SHBA në Gjermani me shtete të tjera anëtare të NATO-s.

Marrëdhëniet me Kosovën qenë gjithashtu në vëmendje.

Në fund të gushtit, Vuçiç dhe Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës, finalizuan marrëveshjet kyçe mbi energjinë, telekomunikacionin dhe Lidhjen e Komunave Serbe.

Ata gjithashtu ranë dakord mbi një marrëveshje për urën e lumit Ibar, që ndan qytetin verior të Mitrovicës në pjesën serbe dhe shqiptare.

Ndërimi i një lideri

Kryeministri Vuçiç dominoi median serbe në shumë mënyra në vitin 2015.

Përgjatë vitit, ai ndërtoi për veten një pamje të një lideri të palodhur, duke pretenduar vazhdimisht se punon gjithë ditën dhe fle pak. Ai ishte në krye të pothuajse gjithçkaje në Serbi, mbajti thuajse konferenca të përditshme për shtyp dhe pretendoi se ishte një mbrojtës më serioz i interesave kombëtare.

Aleatët e tij më të afërt pretenduan se kishte pasur përpjekje për të vrarë kryeministrin. “Përpjekja” më serioze ndodhi kur protestuesit hodhën gurë ndaj tij gjatë festimit të 20-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës në korrik.

TV Pink organizoi një program ditor të quajtur “Përpjekjet për vrasje ndaj Vuçiç”, një mënyrë e nxitjes së frikës dhe konspiracionit krijuar nga zëdhënësi i qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, pati një seri programesh të ngjashme që u morën me eventet që po “destabilizonin vendin”.

Nëntori u shënua nga pretendimet për “grusht shteti”, ngritur nga gazetarë proqeveritarë dhe disa ministra serbë. Në një program televiziv disa orësh “Rrëzimi i Vuçiç, Akti Final”, transmetuar në Pink TV, redaktori i një gazete, Dragan J. Vuçiçeviç dha emrat e dhjetëra personave që sipas tij ishin të përfshirë në një konspiracion për të rrëzuar Vuçiç.

Një ditë më vonë, Vuçiç tha se pretendimet nuk ishin të vërteta.

“Ka një qëllim të vazhdueshëm këtu për të minuar qeverinë e Serbisë, por nuk është një grusht shteti,” tha ai.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi i ‘presioneve’ ndaj Vuçiç në 2015.

Jo shumë kohë pas grushtit të shtetit, Vuçiç ndërmori një test të së vërtetës për të provuar se është i pafajshëm ndaj pretendimeve të medias për shantazh pas akuzave nga Aleksandar Rodiç, pronar i gazetës Kurir, që deri së fundmi mbështeste qeverinë e Vuçiç.  Rodiç akuzoi kryeministrin serb se ishte përfshirë në një përpjekje për të parandaluar blerjen prej tij të gazetës veterane Politika.

‘Mercenarët e huaj’

Iformer pretendon se BIRN, KRIK dhe CINS po përpiqen të rrëzojnë qeverinë.
Informer pretendon se BIRN, KRIK dhe CINS po përpiqen të rrëzojnë qeverinë.

Vuçiç gjithashtu vazhdoi luftën e tij me median e pavarur – armiqtë e tij më të mëdhenj.

Një fushatë e pisët kundër BIRN dhe dy organizatave të tjera monitoruese CINS dhe KRIK u orkestrua – qeveria dhe aleatët e saj iu referuan atyre si mercenarë të huaj të paguar nga perëndimi për të rrëzuar qeverinë.

Gazeta Informer pretendoi se grante të huaja i jepeshin OJQ-ve në data të kombinuara që koincidonin me publikimet e “çështjeve false kundër njerëzve të afërt me qeverinë”.

Informer gjithashtu publikoi një dokument që pretendonte se ishte deklarata financiare e BIRN nga Raiffeisen Bank. Gazeta pretendoi se Komisioni Europian “po financon direkte përpjekjet për të rrëzuar Vuçiç dhe për të sjellë kaos në Serbi”.

Telashet ministrore

Viti i kaluar u njollos edhe nga disa raste të politikanëve të dyshuar për korrupsion, të gafave të ministrave, blerjes së apartamenteve luksoze në bregdetin bullgar dhe së fundmi fyerjeve seksiste.

Kryebashkiaku i Beogradit Sinisa Mali ishte në mes të një trazire për 24 apartamente që ai dyshohet se ka blerë në Bullgari si përfaqësues

Gasiç gjatë konferencës për shtyp në Begorad. Foto: BETA.
Gasiç gjatë konferencës për shtyp në Begorad. Foto: BETA.

ligjor i dy kompanive jashtë shtetit bazuar në Ishujt Britanikë Virxhin. Mali i shpërfilli pretendimet pavarësisht thirrjeve të opozitës për largimin e menjëhershëm.

Ende, duket se shumica e vëmendjes iu dha ministrit serb të mbrojtjes, Bratislav Gasiç.

Pavarësisht shumë shkeljeve të tij – përfshirë pretendimet për nepotizëm dhe një përplasje helikopteri në mars ku vdiqën shtatë njerëz – pati një deklaratë seksiste në fillim të dhjetorit që i kushtoi ministrit postin. Kur gazetarja u gjunjëzua që një koleg të filmonte më mirë me kamera, Gasiç bëri shaka: “Më pëlqen shumë kur gazetarët gjunjëzohen kaq lehtë”.

Ai kërkoi falje më pas, por kjo nuk e ndaloi Vuçiç ta largonte atë për komentin e pavend.

Por premtimi i Vuçiç është edhe një premtim: do të shihet se kur dhe si Gasiç do të hiqet dhe cili do ta zëvendësojë atë.

Kriza e migrantëve

Refugjatët kalojnë kufirin serbo-kroat në qytetin serb Sid. Foto: BIRN/Filip Avramovic.
Refugjatët kalojnë kufirin serbo-kroat në qytetin serb Sid. Foto: BIRN/Filip Avramovic.

Si pjesa tjetër e Ballkanit, Serbia pa një fluks masiv refugjatësh dhe migrantësh që erdhën nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Që nga fillimi i vitit, rreth 500,000 migrantë janë regjistruar në Serbi.

Situata kaotike e drejtuar nga Serbia dhe Kroacia çoi në shkëmbim akuzash dhe mbyllje të kufirit në shtator, një lëvizje që çoi në një luftë tregtare.

Por tragjedia e Parisit e vuri Serbinë – si dhe të gjithë Ballkanin – në qendër të vëmendjes.

Një pasaportë siriane me emrin e Ahmad al-Mohammad u gjet në trupin e një kamikazi pranë stadiumit francez. Nuk u konfirmua nëse pasaporta qe origjinale, por zyrtarët e policisë në Ballkan konfirmuan se burri në pasaportën siriane bashkë me refugjatë të tjerë ndoqi itinerarin e Ballkanit nga Greqia në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci.

Numri i refugjatëve ra pas sulmeve vdekjeprurëse të Parisit, kur Serbia – bashkë me vende të tjera në rajon – mbyllën kufirin ndaj refugjatëve ekonomikë. Nga 19 nëntori, vetëm refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku u trajtuan si migrantë të ligjshëm.

Ndërkohë, krerët serbë nënvizuan disa herë se ata e menaxhuan krizën në mënyrë më të suksesshme se shumica e fqinjëve të tyre.

Prioriteti i joshjes së investitorëve

Më 20 nëntor, Serbia finalizoi një marrëveshje mbi një miliard euro për kredi parandaluese me FMN, me shpresat e krijimit të besimit dhe joshjes së investitorëve.

Zuzana Murgasova, the head of IMF mission, and Dusan Vujovic, Serbian finance minister. Photo: Beta
Zuzana Murgasova, kreu i misionit të FMN dhe Dusan Vujoviç, ministri serb i financës. Foto: Beta

FMN-ja pezulloi programin e fundit të kredive parandaluese me Serbinë në shkurt 2012 kur Beogradi nuk përmbushi shënjestrat e shpenzimeve dhe borxhit publik.

“Ne duam një vend ekonomikisht konkurrues, jo një që do të përpiqet të arrijë vendet e BE-së, por një vend që do të ofrojë një vend të sigurt jetese për shtetasit e tij,” tha Vuçiç atëherë.

Por përveç marrëveshjes së suksesshme me FMN-në, viti u shënua me disa protesta të organizuara nga qytetarët e zemëruar – duke filluar nga fermerët e pakënaqur me ligjin e ri të propozuar të tokës dhe nga huamarrësit e frangave zvicerane deri te protestuesit kundër projektit Belgrade Ëaterfront, projekt zhvillimi buzë lumit të kryeqytetit.

Pati edhe protesta të organizuara nga mësuesit, dhe protesta të sindikatave të pensionistëve – dy nga disa sektorët publikë të goditur rëndë nga shkurtimet buxhetore të nëntorit 2014, duke filluar nga 10 deri në 25 për qind.

Pas bisedimeve me FMN në korrik, Vuçiç premtoi rritjen e rrogave të sektorit publik në janar 2016 dhe gjithashtu rritjen e pensioneve me rreth 250 dinarë (2 euro).

Vuçiç atëherë tha se rritja nuk do të jetë simbolike por do të ishte më pak se ajo që FMN do të lejonte – siç tha ai – pasi Serbia do të sigurojë progres.

“Jam FMN më i madh sesa FMN-ja,” tha kryeministri në atë kohë.

Etiketa: AfrikaBallkanBEBIRNBiznesmenBrukselBullgariCINSEuroFMNGjermaniGreqiagrusht shtetiIsa MustafaKomisioni EuropianKorrupsionKosovëkrediKRIKKrizaKroaciKroaciaLindja e MesmeMaqedonimarrëveshjeMitrovicëNATOProtestaQeveriaRaiffeisenrajonRusiRusiaSerbiSerbiaSHBAshqiptareshtatorvrasjevuçiç
Tjetri
Shqiptarët preferojnë mesazhet dhe telefonatat për të uruar Vitin e Ri

Shqiptarët preferojnë mesazhet dhe telefonatat për të uruar Vitin e Ri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.