Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

A mund t’i mbijetojë Britania daljes nga BE-ja?

Harold JamesNgaHarold James
13:12 | 08/01/2016
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Pa dhimbje s’ka përfitim në Britani?

Foto: AP

Share on FacebookShare on Twitter

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë një referendum për daljen ose jo nga Bashkimi Europian, por ndërsa zërat pro dhe kundër debatojnë mes tyre, për ekspertët është e qartë se vetë Britania ka krisje të brendshme që një largim nga BE-ja do t’i thellonte tragjikisht.

Referendumi i ardhshëm i vazhdimësisë së Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian që me shumë siguri do të zhvillohet këtë vit, mund të rezultojë një tjetër katastrofë madhore që do të godasë Europën. Nëse, siç duket gjithnjë e më shumë, votuesit britanikë zgjedhin të largohen, rezultati do të jetë një BE shumë e destabilizuar dhe një Britani e shpartalluar.

Problemi është se, me BE-në që duket e zhytur në kriza të përjetshme, rasti për një “Brexit” (dalje të Britanisë nga BE-ja) përmban një joshje të rëndësishme intelektuale dhe emocionale. Edhe përpara problemeve të borxhit në eurozonë që u shfaqën në vitin 2009-2010, dukej qartazi se shumë britanikë, në mënyrë që të ishin elastikë ndaj tronditjeve, një bashkim monetar kërkon integrim më të madh, në veçanti, një lloj bashkimi fiskal. Me fjalë të tjera, Europa do të kishte nevojë të vepronte më shumë si një shtet-komb. Dhe kjo është një nga marrëveshjet që Britania nuk ka pasur kurrë dëshirën ta zbatojë.

Dhe në një nivel tjetër emocional, frika e një imigrimi të shkallës së lartë, nga brenda dhe jashtë BE-së, ka nxitur një reagim populist, që e ka intensifikuar më së shumti edhe kriza e refugjatëve. Përgjigjja populiste gjendet në argumentin e çuditshëm por qartazi të pranuar se Europa – ose më veçanërisht, Gjermania – po inkurajon valët e refugjatëve.

Ndërkohë, mbrojtësit e vazhdimësisë së anëtarësimit të Britanisë në BE kanë bërë gabime rresht. Shumë siç duket i kanë ngulur shpresat mbi pritshmërinë jorealiste që ata mund të rinegociojnë traktatet e BE-së. Në  veçanti, ata u përpoqën të prezantojnë një argument për dobësimin e elementëve themelorë të procesit të integrimit europian, veçanërisht në lidhje me lëvizjen e forcës punëtore.

Për më tepër, kampi pro-BE i ka rënë alarmit mbi shokun ekonomik që një Brexit do të shkaktonte. Kjo mund të duket si një strategji e arsyeshme, por frika nuk është racionale; mund të nxisë votuesit ndaj sigurive në dukje të ofruara nga shteti-komb.

Dhe a mund të kishte një mënyrë më pak tërheqëse të prezantimit të historisë europiane sesa ky akronim i një grupi lotues pro europian i Britanisë më të Fortë në Europë? “BSE” (Britania më e Fortë në Europë), mbi të gjitha të kujton sëmundjen e lopës së çmendur, me zhvillim të ngadaltë por pasoja fatale degjeneruese. A nuk është BE-ja gjithashtu në rënie të ngadaltë?

Forcimi i kampit anti-BE është shumë i rrezikshëm dhe jo vetëm për BE-në. Nëse votuesit britanikë bien dakord se struktura e BE-së është me aq të meta saqë nuk duan të jenë pjesë e saj, ata po dënojnë padyshim unionin e veçantë që është Britania, që përfshin një union fiskal, por problematik.

Në fakt, është më e qartë që Mbretëria e Bashkuar është një shembull i mirë i llojit të shtetit-komb që shumë eurofobë pretendojnë se është forma më e dëshirueshme e organizimit politik. Më nga afër i përngjan “monarkisë së përbërë’ që historiani John Elliott e identifikon si formën mbizotëruese të sundimit në shekullin e 16, kur entitetet e ndara, si Aragoni dhe Kastija, duhej të qëndronin bashkë.

Në vitin 2014, Partia Kombëtare Skoceze gati fitoi një referendum popullor mbi pavarësinë. Brexiti mund të nxisë atë kauzë, duke shkaktuar ndjesi të ngjashme në Uells dhe Irlandën Veriore. Edhe në Anglinë veriore, shumë votues do të tërhiqen nga theksi i madh i Skocisë mbi mirëqenien sociale.

Këto divizione nuk koincidojnë me frontet tradicionale.  Merrni në konsideratë ndarjen mes rajonit të Londrës, që i ngjan gjithnjë e më shumë një super-metropoli global dhe pjesës tjetër të vendit. Teksa gjithnjë e më shumë migrantë vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, përçarja do të bëhej gjithnjë e më e dukshme. Ndërsa një qytet global si Londra ka nevojë të jetë i hapur ndaj botës – duke tërhequr talentet kryesore, turistët, punonjësit socialë dhe mbase si efekt anësor edhe kriminelët apo terroristët – shumica e pjesës tjetër të vendit do të preferonte të ishte e mbyllur.

Çfarë britanikët kanë të përbashkët në këtë moment është kryesisht një zhgënjim në rritje mbi atë që BE-ja mund të ofrojë, ekonomikisht dhe në aspekte të tjera. Por kjo nuk llogaritet aspak për nga sasia me një identitet të përbashkët. Në fakt, si në BE dhe Britania vuan nga një mungesë e identitetit apo historisë unifikuese.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk ka identitet. Ish-kryeministri John Major e quajti Mbretërinë e Bashkuar “vendin e hijeve të gjata mbi terrenin e kriketit, birrës së ngrohtë, periferive të gjelbëruara, të pasionuarve pas qenëve dhe mbushësve të pishinave dhe, siç ka thënë edhe George Orëell “zonjave të moshuara që qarkullojnë me biçikleta në komunitetin e shenjtë në mjegullën e mëngjesit…” Por çka ai po përshkruante ishte Anglia. Në fakt, elementët kyçë të identitetit modern britanik duket se i përkasin të gjitha Anglisë, në vend të entitetit të përbërë.

Po kështu, kisha shtetërore është Kisha e Anglisë, krijuar rreth 500 vite më parë kur mbreti Henri VIII vendosi që papa katolik duhej të mos kundërshtonte martesën e tij. Një institucion i quajtur Trashëgimia Angleze kuron të shkuarën, nga monumentet prehistorike të epokës së gurtë te shtëpitë e vjetra të fshatit që përfshihen në drama televizive. Paratë kontrollohen nga Banka e Anglsië ku Skocia dhe Irlanda Veriore i lëshojnë bankënotat e tyre që shpesh dyqanxhinjtë anglezë nuk i pranojnë.

Kur Henri VIII miratoi Statutin në Përmbajtjen e Apelit të Romës, me deklarimin se “kjo mbretëri e Anglisë është një perandori” – shprehja e parë e qartë e idesë së sovranitetit kombëtar – pasoi një fushatë brutale për të nxjerrë nga loja fenë e vjetër. Por përpjekja për të ndërtuar një identitet të ri, të përbërë hasi pengesa. Kjo e lë Mbretërinë e Bashkuar të dobët përballë  një përçarje – një rezultat që Brexiti do ta bënte më të mundshëm.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Can the UK Survive Brexit?

Tjetri

Shumë foto zyrtare dhe pothuajse aspak ndihmë konkrete për të përmbyturit

Më të lexuarat

Pa dhimbje s’ka përfitim në Britani?

A mund t’i mbijetojë Britania daljes nga BE-ja?

13:12 | 08/01/2016
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.