AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rritja e çmimit të transportit urban penalizon qytetarët e varfër të Tiranës

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë te kryeqytetit, duke udhetuar me autobuzin urban te linjes se Tiranes se Re | Foto : Malton Dibra/LSA

Rritja e çmimit të biletave të autobusëve urban rrit shpenzimet dhe pabarazinë e disa prej qytetarëve më të varfër të këtij qyteti, që shpesh jetojnë në periferi dhe mbështeten në transportin publik për të udhëtuar në vendet e punës.

Autobuz urban i linjës së Procelanit në Tiranë | Foto nga : Ivana Dervishi
Autobuz urban i linjës së Procelanit në Tiranë | Foto nga : Ivana Dervishi

Lejlja Osmani mban me duart që i dridhen çadrën teksa pret në stacion autobusin e Porcelanit. Ajo është te të 40-at dhe sapo ka përfunduar turnin si pjatalarëse në një lokal në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Çdo ditë, Lejlës i duhet të marrë të paktën një urban për të shkuar në punë.

“Rritja e çmimit të biletës së urbanëve do të thotë më pak të ardhura për familjen time prej katër personash. Rrogat minimale që marrim unë dhe bashkëshorti im nuk na dalin për një jetesë normale dhe tani do të na duhet të shpenzojmë më shumë për abonetë mujore”, tha ajo për BIRN.

“Asnjë kusht jetese nuk po lehtësohet për neve që jemi shtresë e varfër e shoqërisë,” shtoi ajo.

Sipas ndryshimeve të fundit të miratuara nga Këshilli Bashkiak më 30 dhjetor 2015, çmimi i biletës muajin e ardhshëm do të bëhet nga 30 në 40 lekë, ai i abonesë së posaçme nga 900 në 1400 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme nga 1200 në 1800 lekë.

Një investigim i BIRN zbuloi se ky vendim është marrë në mungesë transparence nga Këshilli Bashkiak; ndërkohë që relacioni shoqërues i tij nuk përmban argumente bindës që justifikojnë rritjen e çmimit, i cili do të rëndojë buxhetet familjare të qytetarëve të Tiranës.

Burbuqe Sokoli punon si shitëse në një dyqan dhe paguhet me rrogë minimale. Rritja e çmimit të biletës do të rëndojë trefish në familjen e saj.

“Rrogat janë tepër të vogla për të justifikuar këtë rritje çmimi. Në familjen time, unë bashkëshorti dhe fëmija që shkon çdo ditë në shkollë do të duhet të heqim para nga ushqimi për të paguar transportin e domosdoshëm”, tha ajo për BIRN ndërs priste autobusin e linjës së Tufinës.

“Kompanitë e dinë varësinë që kemi ndaj shërbimit të tyre dhe po abuzojnë me këtë gjë,” përfundoi ajo.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vetëm 17.7 për qind e shqiptarëve zotërojnë një makinë dhe për shumicën e qytetarëve të Tiranës autobusët mbeten forma kryesore e transportit.

Rritja e çmimit të transportit urban ka zemëruar edhe Arben Zenelin dhe Mehmet Lashin, që vijnë çdo ditë nga periferia në qendër të Tiranës në kërkim të ndonjë pune në ndërtim.

Arben Zeneli, një burrë rreth të 50-ave tha për BIRN se ai ka hequr dorë nga transporti urban prej shumë vitesh dhe se përdor biçikletën si mënyrë alternative ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Por për Mehmet Lashin gjërat do të ndryshojnë në shkurt, kur çmimi do të shkojë nga 30 në 40 lekë dhe ai do të udhëtojë më këmbë për të ardhur në qendër.

“Ky ndryshim i çmimit po na paralizon,” thotë ai i revoltuar.

Të penalizuar ndjehen edhe ata që nuk e përdorin transportin publik për të shkuar në punë.

Në anën tjetër të qytetit, Prokop dhe Evali Gjika po kthehen në shtëpi me autobusin e Kombinatit pasi kanë konsumuar një drekë falas në qendrën sociale komunitare për moshën e tretë pranë Misto Mames. Për ta është aq e paimagjinueshme rritja e biletave të urbanëve saqë nuk kanë dëgjuar asgjë për të.

“Jemi të zhgënjyer të mësojmë që do të rritet çmimi, pasi po prisnim që do të ulej,” thotë Prokop Gjika për BIRN me një pamje të vrenjtur.

Ish-shoferi 83-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 75-vjeçare, dikur punonjëse uzine, nga Berati, jetojnë me 14.000 lekë pension secili në zonën e Kombinatit në periferi të Tiranës. Për ta rritja e biletave do të thotë lëvizje më e kufizuar për në qendër të qytetit.

“Kur çmimi të rritet do të më duhet ta vizitoj më rrallë time motër në Laprakë, pasi për të shkuar deri atje më duhen dy autobusë,” thotë Evali Gjika me sytë e përlotur. Tani çifti duhet të lëvizë më rrallë për shkak se vajtje-ardhjet me urbanë janë të papërballueshme për ta.

“Pensioni mezi na del për të paguar ujin, dritat dhe ushqimin. Për ne kushtet ekonomike janë shumë të vështira,” shton ajo.

Udhëtarë të tjerë u ankuan se disa linja në Tiranë nuk arrijnë t’i plotësojnë kushtet minimale të një transporti të denjë për qytetarët dhe se rritja e çmimit thjesht po përkeqësonte një shërbim që ishte tashmë nën standardin e pranueshëm.

“Oraret e autobusëve nuk dihen, në brendësi ato mbushen më shumë se kapaciteti i lejuar, duke lehtësuar kështu vjedhjet që ndodhin në urbane e për më tepër linjat nuk i përdorin fare kondicionerët”, i tha BIRN një shitëse ambulante çadrash teksa udhëtonte me linjën e Shkozës.

“Jemi shumë të pakënaqur me transportin urban të Tiranës,” shtoi ajo.

Etiketa: BashkëshortiBIRNINSTATInvestigimIvana DervishipaktParaPunëSHTiranëVendim
Tjetri
Helikopterët rusë do të riparohen në Serbi

Helikopterët rusë do të riparohen në Serbi

foto me ai

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.