AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbët e Kroacisë presin me ankth planet e qeverisë së re

Sven MilekicIvana NikoliçngaSven MilekicdheIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qeveria e re kroate që do të vijë në pushtet po premton të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, por mbeten ende pikëpyetje mbi faktin nëse situata do të përmirësohet për minoritetin serb të Kroacisë.

Karamarko and Petrov 640 Beta
Tomislav Karamarko dhe lideri i partisë MOST Bozo Petrov, me shumë gjasa partnerë qeveritarë. Foto: Beta.

Qeveria e re kroate që do të vijë në pushtet ka premtuar se do të adresojë marrëdhëniet e trazuara të vendit me Serbinë fqinje, të cilat u përkeqësuan vitin e kaluar kur Zagrebi festoi plot entuziazëm 20-vjetorin e fitores së Operacionit “Stuhia” mbi rebelët serbë, edhe pse Beogradi nuk e pëlqente këtë gjë.

Tomislav Karamarko, kryetari i Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, partia kryesore në Koalicionin Patriotik i cili pritet të formojë qeverinë e re, të hënën tha se “Kroacia duhet të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”.

Çështja e festimit të Operacionit “Stuhia” – i cili bëri që rreth 200,000 serbë të largoheshin nga Kroacia – “duhet të zgjidhet”, këmbënguli Karamarko.

Karamarko, tha se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve ishin të mundshme, sepse kryeministri në largim Zoran Milanoviç ishte shumë konfrontues.

“Politika e konfrontimit me të gjithë, të grindesh me të gjithë … nuk është e mirë brenda BE-së dhe midis vendeve fqinje. Ajo që është bërë më parë nuk është gjë e mirë dhe bashkëpunimi tani do të ishte shumë më mirë,” këmbënguli Karamarko.

Megjithatë, Operacioni “Stuhia” nuk është e vetmja çështje shqetësuese midis kroatëve dhe serbëve.

Iniciativa e qeverisë në largim – bazuar në legjislacionin e pakicave kroate – për të vendosur tabela dygjuhëshe, Cirilike dhe Latine, në ndërtesat zyrtare në qytetin e Vukovarit, i cili u rrafshua nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paraushtarakët serbë gjatë luftës në vitin 1991, shkaktoi një sërë protestash në vend.

Karamarko tha se çështja e Vukovarit ishte “një plagë e hapur” e cila kërkon ndjeshmëri.

Partneri i tij nga qeveria e mundshme e ardhshme, kryetari i partisë MOST, Bozo Petrov, tha të hënën se marrëdhëniet e mira me vendet fqinje janë të nevojshme dhe do të rezultojnë në zhvillimin e sigurisë dhe atë ekonomik të Kroacisë.

Por kryeministri i caktuar Tihomir Oreskoviç, në një intervistë për gazetën e përditshme kroate “Jutarnji List”, të botuar të enjten e kaluar, tha se “në Vukovar nuk është ende koha për shkronjat cirilike”.

Ai fajësoi “plagët ende të hapura” nga viti 1991, por shtoi se me kalimin e kohës, shkronjat cirilike serbe do të vijnë në Vukovar, njësoj siç përdoret gjuha italiane në gadishullin kroat Istria pavarësisht konfliktit të Luftës së Dytë Botërore.

Mbeten ende pyetje se si qeveria e re e krahut të djathtë do të merret me çështjet e minoriteteve – sidomos atë të të serbëve të Kroacisë – pasi ata të vijnë në pushtet.

Veljko Dzakula, president i Forumit Demokratik Serb, tha për BIRN se qeveria e re “do të ketë marrëdhënie shumë më të sinqerta dhe më të qarta” ndaj minoritetit serb sesa qeveria në largim e udhëhequr nga Milanoviç.

“Mendoj se lëvizjet e HDZ-së do të jenë më të përgjegjshme në krahasim me kohën kur ata ishin në opozitë,” tha Dzakula.

“Nuk do të ketë më aq shumë bisedime mbi të drejtat e minoritetit kombëtar, por do të ketë më shumë punë për t’i përmirësuar ata,” shtoi ai.

Ai sugjeroi gjithashtu që marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Beogradit do të jenë më të mira, duke qenë se të dyja qeveritë vijnë nga e njëjta anë e spektrit politik dhe sepse “Milanoviçi nuk dëshironte të kishte ndonjë lloj marrëdhënieje me qeverinë serbe”.

Ivica Dacic Beta 640 Beta
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Beogradit tani mund të përmirësoheshin. Foto: Beta.

Dejan Joviç, një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagrev, tha për BIRN se çështja e minoritetit serb ishte injoruar gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.

“Megjithatë, MOST përkrahu një numër të vogël deputetësh, që mund të ndikonin përfaqësuesit e pakicave kombëtare në parlament, ndërsa nga Koalicioni Patriotik, HSLS (Partia Social Liberale Kroate e qendrës së djathtë) në veçanti, pati komente se përfaqësuesit e minoriteteve kombëtare nuk duhet të bëjnë deklarata në lidhje me shumicë në parlament,” tha unë.

Pakica serbe në Kroaci ka tre përfaqësues në parlament; njëri prej tyre mbështeti HDZ-në dhe MOST-in.

Joviç megjithatë tha se çdo ndryshim në legjislacionin zgjedhor për të reduktuar numrin e deputetëve të pakicave do të shkaktonte një debat të madh politik, por kjo ka shumë pak gjasa duke qenë se për këtë gjë do të nevojitej mbështetja e 2/3 të deputetëve.

“Kemi përvojë të mëparshme kur HDZ-ja është në pushtet, ajo nuk ngre çështje të tilla; ajo i lë disi ato në një cep. Kur është në opozitë, HDZ-ja këmbëngul për çështjet e shkronjave cirilike, të drejtat e serbëve, pozicionin e Vukovarit,” tha ai.

Joviç tha se ai priste që nën një qeveri të udhëhequr nga HDZ-ja, nuk do të kishte protesta publike siç ishin demonstratat kundër shkronjave cirilike të udhëhequra nga Shtabi për Mbrojtjen e Vukovarit Kroat dhe se minoritetet serbe prisnin “një HDZ më pak agresive pasi ajo të vijë në qeveri”.

Ai megjithatë paralajmëroi se me partitë konservatore nacionaliste në pushtet në Kroaci dhe Serbi, në qershor mund të pritej një “luftë të re me fjalë”, kur qeveria e re, nëse konfirmohet, mund të organizojë një paradë ushtarake për të shënuar 25 vjetorin e krijimit të shtetit të Kroacisë.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Beogradit mund të përmirësoheshin tani me zgjedhjen e një qeverie të re kroate.

“Ndoshta HDZ-ja do të jetë më e guximshme në bërjen e disa lëvizjeve sesa (qeveria në largim e Milanoviçit) SDP-ja, sepse ata menduan se dikush mund t’i akuzonte ata se nuk mbështesin mjaftueshëm interesat kombëtare,” tha Daçiç.

Miodrag Linta, kreu i Shoqatës së Serbëve nga Rajoni me bazë në Beograd, tha se të gjitha çështjet e mëparshme do të mbeten pavarësisht nga premtimet që do të vijnë nga qeveria e re kroate.

“Marrëdhëniet Serbi-Kroaci nuk mund të jenë marrëdhënie respekti dhe besimi reciprok derisa të ketë probleme, siç është çështja e festimit të Operacionit “Stuhia”. Për ne ai ishte një vepër penale, ndërsa për kroatët një akt çlirimi,” tha Linta për BIRN.

Ai citoi gjithashtu çështjet e personave që janë ende të zhdukur nga lufta e viteve 1990 dhe atë të prokurorisë së krimeve të luftës.

“Duke pasur parasysh të gjitha këto, nuk pres ndonjë përmirësim marrëdhëniesh,” tha ai.

Aleksandër Popov, drejtor i Qendrës Për Rajonalizim me bazë në Novi Sad, tha për BIRN se mbetet ende për t’u parë në muajt në vazhdim se si do të vazhdojnë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kroacisë tashmë nën administrimin e ri në Zagreb.

“Nëse ky do të ishte një version më i moderuar i HDZ-së, do të thosha se marrëdhëniet me Serbinë mund të përmirësohen,” tha Popov.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimet se lideri i partisë HDZ Karamarko mund të jetë një peng i përkatësive të tij të krahut të djathtë përsa i takon marrëdhënieve me Serbinë dhe me serbët brenda Kroacisë.

Etiketa: BEBeogradBIRNbisedimedeputetKroaciKroaciaLuftaNovi SadoperacionipakicaparlamentPartiapresidentProtestaQeveriarajoniSerbiSHtë zhdukurUshtriaVukovarZagreb
Tjetri
2016: Viti i drejtësisë

Gjyqësori, më pak varësi nga politika dhe shumë më pak imunitet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.