AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Procesi i demontimit të municioneve mbyllet me një bilanc të rëndë viktimash

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shkatërrimi i mbi 100 mijë tonë armatime sovjetiko-kineze të trashëguara nga komunizmi i kushtoi Shqipërisë mbi 30 jetë njerëzore të humbura në aksidente dhe tragjedi si ajo e Gërdecit.

Foto nga cermonia në Mjekës, ku ka marrë pjesë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ambasadori Amerikan Donald Lu, dhe ai i OSBE-së Florian Rauning
Foto nga cermonia në Mjekës, ku ka marrë pjesë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ambasadori Amerikan Donald Lu, dhe ai i OSBE-së Florian Rauning

Shqipëria i dha fund procesit 15-vjeçar të demontimit të municioneve të trashëguara nga regjimi komunist me një bilanc prej mbi njëqindmijë tonë armatime të shkatërruara, por edhe me dhjetëra jetë njerëzore të humbura në aksidente tragjike.

I nisur në vitin 2001, procesi i demontimit u përqendrua tek shkatërrimi i municioneve të tipit sovjetiko-kinez, që mbushnin depot ushtarake anekënd vendit dhe e bënin Shqipërinë, një ndër shtetet më të militarizuara në Europë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një ceremoni të organizuar në uzinën e Mjekësit në Elbasan e quajti përfundimin e këtij procesi “një arritje të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal”.

“Këto municione ishin një bombë me sahat… për popullsinë dhe mjedisin. Për më tepër, për shkak të përhapjes dhe kushteve të ruajtjes dhe sigurisë, këto armatime rrezikonin të binin në duart e keqpërdoruesve, trafikantëve, krimit të organizuar dhe terroristëve,” tha Kodheli.

Procesi i demontimit të armatimeve të vjetra dhe të papërdorshme përfshiu një numër të madh ushtarakësh në vend përgjatë viteve 2001-2015 si dhe u mbështet teknikisht dhe financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Danimarka dhe organizata ndërkombëtare si OSBE dhe NATO.

Për këtë arsye, në ceremoninë e zhvilluar të martën në uzinën e Mjekësit ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, ai i OSBE, Florian Raunig si dhe atashetë ushtarakë të disa vendeve të NATO-s.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm gjatë periudhës 2009-2015 Shqipëria asgjësoi 100.807 ton municione të tepërta. Peshën më të madhe në këtë proces e mbajti Qendra e Asgjësimit të Municioneve me Eksploziv, AME, e përbërë nga një grup ushtarakësh të fushës. Ish-uzinat e prodhimit të armëve në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës u kthyen gjithashtu në epiqendrat kryesore të shkatërrimit të armëve.

Gjithsesi, ky proces i rëndësishëm për sigurinë e vendit u shoqërua në disa raste me kosto të rënda njerëzore për shkak të neglizhencës me kushtet e sigurisë apo tundimit për të bërë biznes me armatimet stok të regjimit komunist. Në periudha të ndryshme kohore, aksidente të rënda me pasojë vdekjen ndodhën në pikat e demontimit që u ngritën jashtë uzinave të specializuara për trajtimin e armatimeve.

Më 6 maj 2006, një ushtarak humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në fshatin Dhëmblan të Tepelenës, pasi tre depo armatimi u përfshinë në flakë dhë shpërthime masive për më shumë se pesë orë, duke rrezikuar edhe qindra banorë të fshatit.

Dy vjet më vonë, më 15 mars 2008, tragjedia u përsërit në përmasa të shumëfishta në fshatin Gërdec të Tiranës, ku një kompani private e biznesmenit Mihal Delijorgji kishte angazhuar banorë të fshatit, mes të cilëve gra e fëmijë për demontimin e predhave dhe artilerisë së rëndë.

Shpërthimi i fabrikës së Gërdecit shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe rrafshimin e fshatrave përreth. Ndërkohë që hetimi i tragjedisë zbuloi shkelje të rënda ligjore dhe implikime të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me shitjen e municioneve tek kompania private Albademil dhe lejimin e demontimit në mungesë të kushteve teknike në një zonë të banuar.

Prokuroria akuzoi 29 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe ushtarakë për tragjedinë e Gërdecit, por gjykata vendosi ta klasifikojë ngjarjen si një “aksident teknologjik” dhe t’u japë dënime të minimale përgjegjësve.

Aksidente më të vogla ndodhën në vitin 2011 në Skrapar dhe në vitin 2014 në Librazhd, ku dy persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën. Në rastin e Skraparit, viktimat ishin punonjës të angazhuar me demontimin, ndërsa në Librazhd, banorë të zonës të cilët po mblidhnin skrap në një ish-poligon demontimi.

Etiketa: aksidentaksidenteArmëBiznesmenDanimarkaelbasanFlorianGërdecGjermaniaGjykatagraGramshkomunizmikostoLibrazhdMihal DelijorgjiMimi KodheliMjekmjekëNATOOSBEProkuroriaregjimi komunistSHSHBAshqipShqipëriaShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSkrapSkraparTerroristTiranë
Tjetri
Gënjeshtrat multimilionëshe dyfishuan të ardhurat e OSHEE

Gënjeshtrat multimilionëshe dyfishuan të ardhurat e OSHEE

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.