AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Problemi i pabarazisë

Dambisa MoyongaDambisa Moyo
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Përgjatë dekadës së fundit, pabarazia në të ardhura ka filluar të shihet si një nga problemet më të ashpra në axhendën e politikave ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht vëmendjes, shumë pak zgjidhje të mundshme janë propozuar.

Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.
Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Përgjatë dekadës së fundit, pabarazia në të ardhura është renditur krahas terrorizmit, ndryshimeve klimaterike, pandemive dhe stanjacionit ekonomik si një nga problemet më urgjente në axhendën e politikave ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht vëmendjes së kushtuar, shumë pak zgjidhje të mundshme dhe efektive janë propozuar. Identifikimi i politikave më të mira për reduktimin e pabarazisë mbetet një problem i pazgjidhur.

Për të kuptuar se pse problemi huton politikëbërësit, është ndihmuese të krahasosh dy ekonomitë më të mëdha të botës. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci liberale me ekonomi të bazuar te tregu i lirë, në të cilët faktorët e prodhimit janë nën pronësi private. Kina, nga ana tjetër, është qeverisur nga një klasë politike që ka neveri për demokracinë. Ekonomia e saj – pavarësisht shumë dekadave të reformave pro tregut – vijon të përcaktohet nga ndërhyrjet e forta të shtetit.

Por pavarësisht sistemeve radikalisht të ndryshme politike dhe ekonomike, të dy vendet kanë afërsisht të njëjtin nivel të pabarazisë së të ardhurave. Secili prej vendeve e ka Koeficentin Gini – treguesin më të përdorur të pabarazisë së të ardhurave – afërsisht 0.47.

Në një mënyrë të rëndësishme, gjithsesi, situatat e tyre janë shumë të ndryshme. Në SHBA pabarazia po përkeqësohet me shpejtësi. Më 1978, 1 përqindëshi më i pasur i popullsisë amerikane qe dhjetë herë më i pasur se sa pjesa tjetër e vendit. Sot, të ardhurat mesatare për 1 përqindëshin më të pasur janë afërsisht 30 herë më shumë se sa ajo e personit mesatar në 99 përqindëshin e mbetur. Gjatë të njëjtës periudhë, pabarazia në Kinë ka qenë në rënie.

Kjo përbën një sfidë për politikëbërësit. Kapitalizmi i tregut të lirë e ka dëshmuar veten si sistemi më i mirë për krijimin e të ardhurave të rritura dhe për krijimin e surpluseve të mëdha ekonomike. Megjithatë, kur vjen puna te shpërndarja e të ardhurave, ky sistem ecën shumë keq.

Shumica e shoqërive demokratike janë përpjekur ta trajtojnë problemin përmes politikave të krahut të majtë rishpërndarëse apo përmes politikave të krahut të djathtë të përqendruara te oferta. Por asnjëra prej të dyja përqasjeve nuk ka rezultuar shumë efektive. Në SHBA, pabarazia në të ardhura është zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme si gjatë administratave të Demokratëve ashtu edhe gjatë Republikanëve. Suksesi i Kinës në këtë pikë sugjeron avantazhet e mundshme të sistemit të saj me dorë të rëndë – një konkluzion që i bën politikëbërësit në Perëndim të ndjehen jo rehat.

Një aspekt i diskutimit, gjithsesi, nuk ka nevojë të jetë kaq kontroversial. Konkluzioni i shpeshtë se pabarazia është një fenomen i parëndësishëm i shton sfidat në këtë debat. Nëse një dallgë në rritje i ngre të gjitha varkat, argumentohet, nuk ka rëndësi se disa rriten më ngadalë se të tjerat.

Ata që argumentojnë për mostheksimin e pabarazisë në të ardhura thonë se politika publike duhet të përpiqet të sigurojë që të gjithë qytetarët të gëzojnë standarde jetese bazë – ushqim me cilësi, strehim të përshtatshëm, shërbim shëndetësor cilësor dhe infrastrukturë moderne – më shumë se sa të synojnë të reduktojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve. Në të vërtetë, disa pranojnë se pabarazia në të ardhura e nxit rritjen ekonomike ndërsa transfertat rishpërndarëse e dobësojnë incentivën për të punuar dhe për rrjedhojë, pakësojnë produktivitetin, duke reduktuar investimet dhe në fund duke dëmtuar të gjithë popullsinë.

Por shoqëritë nuk lulëzojnë vetëm me rritje ekonomike. Ato vuajnë kur të varfërit nuk janë në gjendje të shohin një shteg drejt përmirësimit të jetesës. Mobiliteti shoqëror në SHBA (dhe gjithkund tjetër) ka qenë në rënie, duke minuar besimin te “Ëndrra Amerikane” (e cila përfshin besimin se duke punuar fort përmirësohet jetesa në krahasim me prindërit). Përgjatë 30 viteve të shkuara, probabiliteti që amerikanët e lindur në kuartilen e poshtme në skedën e shpërndarjes së të ardhurave dhe që arrijnë gjatë jetës së tyre të ngrihen në kuartilen e sipërme të të ardhurave, është përgjysmuar.

Që të jemi të qartë, shumë progres është bërë. Përgjatë 50 viteve të shkuara, ndërsa vende të tilla si Kina dhe India realizuan rritje ekonomike dyshifrore, koeficienti Gini për të gjithë botën ka rënë nga 0.65 në 0.55. Por rënia e mëtejshme ka pak gjasa të ndodhë – së paku për të ardhmen e afërt.

Rritja ekonomike në shumicën e vendeve në zhvillim është ngadalësuar në më pak se 7 për qind, kuota që nevojitet për të krijuar dyfishim të të ardhurave për frymë brenda një gjenerate. Në shumë vende, norma e rritjes ka rënë poshtë nivelit minimal të kërkuar për të krijuar rënie domethënëse në normat e varfërisë.

Parashikimi i zymtë ekonomik ka pasoja serioze. Zgjerimi i pabarazisë ofron ushqim për rebelim politik, për shkak se qytetarët shikojnë se perspektiva e tyre nuk është e mirë. Raportet që tregojnë se vetëm 158 donatorë të pasur ofruan gjysmën e kontributeve të fushatës gjatë fazës së parë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016 vënë në dukje faktin që pabarazia në të ardhura mund të sjellë edhe pabarazi politike.

Në nivel global, një ngadalësim në normën e konvergjencës ekonomike ka pasoja të ngjashme, për shkak se vendet më të pasura ruajnë ndikim të lartë nëpër botë – duke sjellë pakënaqësi dhe radikalizim mes të varfërve. Sado i vështirë të duket problemi i pabarazisë në të ardhura mund të duket sot, dështimi në zgjidhjen e këtij problemi mund të sjellë krijimin e sfidave shumë më të rënda.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Inequality Puzzle

Etiketa: BIRNdemokracidemokraci liberaleekonomiEkonomiaIndiaIvana DervishiKapitalizmiKinandikimPabaraziapasojaprogresProject SyndicatePunaradikalizimRritja ekonomikeSHSHBAShtetet e Bashkuarastandarde jeteseTreguzhvillim
Tjetri
Dembelllëku si teori joshkencore

Dembelllëku si teori joshkencore

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.