AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mbetet në fuqi dënimi me burg për tre trafikantët e organeve nga Kosova

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lutfi Dervishi i klinikës Medicus jashtë gjykatës. Foto: BIRN.

Gjykata e Apelit në Prishtinë konfirmoi burgosjen e tre burrave të dënuar për krim të organizuar në lidhje me trafikim organesh në klinikën “Medicus” në Kosovë në vitin 2008, por dy të tjerë u liruan nga akuzat.

Lutfi Dervishi jashtë gjykatës. Foto: BIRN.
Lutfi Dervishi jashtë gjykatës. Foto: BIRN.

Gjykata e apelit të enjten la në fuqi dënimet për pronarin e klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishi, djalit të tij Arban Dervishit dhe krye-anestezistin Sokol Hajdinit, duke vendosur se ata ishin fajtorë për krim të organizuar në lidhje me trafikun njerëzor.

Lutfi Dervishi dhe djali i tij u dënuan me nga tetë vjet burg dhe Hajdini me pesë.

“Veprat penale janë kryer në klinikën “Medicus”, ku gjatë vitit 2008 janë zhvilluar transplante të shumta të paligjshme të veshkave,” thuhej në një deklaratë të gjykatës.

“Gjykata e Apelit konstatoi se edhe pse kontrolli i policisë në klinikën “Medicus” ishte i paligjshëm, ka prova të mjaftueshme se atje janë zhvilluar shtatë transplante të paligjshme veshkash,” shtoi ajo.

Megjithatë, gjykata vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme se ndihmës anestezistët e klinikës, Islam Bytyqi dhe Sylejman Dula, ishin të përfshirë në trafikim organesh.

Kjo rrëzon dënimet e tyre të dhëna në prill të vitit 2013, kur Bytyqi dhe Dula u shpallën fajtorë për lëndime të rënda trupore dhe u dënuan me nga një vit burg dhe u pezulluan nga puna për dy vjet.

Edhe Lutfi Dervishit iu ndalua të punojë si urolog për periudhë prej dy vitesh.

Prokurorët e EULEX-it kishin pretenduar në aktakuzë se në klinikë në vitin 2008 ishin kryer rreth 30 transplante të paligjshme veshkash.

Njerëz të varfër nga Turqia, Rusia, Moldavia dhe Kazakistani dyshohet se janë sjellë në klinikë pasi u siguruan se do të merrnin deri në 15,000 euro për veshkat e tyre.

Prokurori i EULEX-it në këtë çështje tha se marrësit e transplantit, kryesisht izraelitë, paguan më shumë se 70,000 euro për veshkat.

Policia fillimisht bastisi klinikën në vitin 2008, pasi një burrë turk, të cilit i ishte hequr veshka, u gjet i sëmurë rëndë në aeroportin e Prishtinës.

Dy të dyshuar të huaj në këtë çështje – mjeku turk Yusuf Sonmez dhe Moshe Harel, një qytetar izraelit – janë ende të regjistruar si të kërkuar nga Interpoli, por mbeten të lirë.

Klinika “Medicus” është përmendur gjithashtu në një raport të Këshillit të Evropës, i cili pretendoi se elementë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregtuan organet e të burgosurve gjatë konfliktit të vitit 1999.

Paneli i Gjykatës së Apelit ditën e enjte përbëhej nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një gjykatës vendas.

Etiketa: BIRNBurgEULEXEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësKazakistaniKontrolliKosovaKosovëKrimMoldaviaPoliciaprokurorProkuroriPunaraportRusiaTurqia
Tjetri
Serbia shkarkon drejtorin që bleu makina luksoze

Serbia shkarkon drejtorin që bleu makina luksoze

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.