AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Marrëveshja e BE-së me Turqinë për refugjatët vjen me çmim të lartë

Victor KotsevngaVictor Kotsev
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Turqisë Ahmed Davutoglu në Bruksel | Foto: Anadolu Agency

Ankaraja mund ta ketë shpëtuar BE-në nga një situatë e vështirë me refugjatët – por në fund rezultati final duket se është një varësi në rritje ndaj regjimit të paparashikueshëm turk.

Kryeministri i Turqisë Ahmed Davutoglu në Bruksel | Foto: Anadolu Agency
Kryeministri i Turqisë Ahmed Davutoglu në Bruksel | Foto: Anadolu Agency

Tentativa e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për të ndaluar migrimin, e njoftuar të hënën – dhe e përshëndetur nga zyrtarët e BE-së – ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut ndërsa analistët paralajmërojmë se një Perëndim i dëshpëruar do të jetë një forcë gjithnjë e më e varur nga Turqia.

Sipas propozimit të dorëzuar nga kryeministri i Turqisë Ahmed Davutoglu në Bruksel, Turqia do të marrë pas shumicën e refugjatëve që tashmë kanë mbërritur në ishujt e Greqisë, përfshirë të gjithë irakenët dhe afganët si dhe gjysmën e sirianëve. Gjysma tjetër do të strehohet në BE.

Në shkëmbim, qeveria e Turqisë kërkoi 6 miliardë euro ndihma, dy herë më shumë se sa shuma e diskutuar më herët në nëntor 2015, si dhe liberalizim të vizave për turqit që udhëtojnë në Europë që nga 1 qershori. Turqisë i është premtuar gjithashtu përshpejtim i bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Ditët e migrimit të parregullt në Bashkimin Europian kanë mbaruar,” deklaroi Donald Tusk, President i Këshillit të Europës, pas samitit, dukshëm i lumtur.

Por me mbi 14 mijë refugjatë të bllokuar në kufi mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe mbi 100 mijë të tjerë që pritet të mbërrijnë në Greqi në javët e ardhëshme – përveç 1 milionë të tjerëve që kanë hyrë në BE vitin e kaluar, – analistët mendojnë se Europa po bëhet e dëshpëruar.

“Ky është një kapitullim europian përballë Turqisë,” deklaroi Vesselin Avraamov, një analist në Bullgarinë fqinje, vendi që përbën kufirin jugor të BE-së me Turqinë si dhe që gjendet në një rrugë kyçe që refugjatët ndjekin për të hyrë në Europë.

Mendimi i tij qe i njëjtë me atë të aleatëve të kancelares gjermane Angela Merkel nga Bashkimi Social Kristian, SCU, në Bavari. Gazeta gjermane Passauer Neue Presse citoi zyrtarë të CSU që shprehnin kundërshti ndaj idesë së anëtarësimit të Turqisë në BE dhe që qenë të zemëruar me kërkesat e Ankarasë, të cilat i cilësuan si një tregti në “Pazar”.

Procesverbalet e takimeve të mëparshme mes zyrtarëve të Europës dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në nëntorin e kaluar, procesverbale që rrodhën në media, treguan se presidenti turk po përpiqet të shfrytëzojë telashet e BE-së për të marrë më shumë para.

“Pra, si do të trajtosh problemin e refugjatëve nëse nuk arrin një marëveshje? Do t’i vrasësh?” raportohet se ka pyetur Erdogan zyrtarët e BE-së, sipas procesverbaleve.

Edhe pse marrëveshja me Turqinë është në pritje të ratifikimeve, pyetjet janë ngritur mbi ligjshmërinë e saj. Drejtori për Europën i agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se “kthimi pa pyetje i të huajve në një vend të tretë,” është i papërputhshëm me ligjin Europian dhe Ndërkombëtar.

Organizata të tjera të të drejtave të njeriut janë gjithashtu të zemëruara. Amnesty International e cilësoi projekt-marrëveshjen “një dënim me vdekje të të drejtës për të kërkuar azil” ndërsa Mjekët pa Kufi e cilësuan politikën e BE-së “cinike” në një deklaratë që tha: “Udhëheqësit e Europës kanë humbur tërësisht kontaktin me realitetin.”

Ekspertët mendojnë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin mundet gjithashtu të jetë autokrati i rradhës që mund të nxjerrë një Pazar të mirë për veten me Europën kur Bashkimi Europian të rishikojë paketën e sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të skadojë në qershor.

“Rusët e kuptojnë gjithashtu se kriza e refugjatëve mund të shkatërrojë BE-në”, komentoi Ege Seckin, nga kompania e analistëve HIS me bazë në Londër.

“Ata mund të përfitojnë për shkak se ajo [kriza] do të minojë regjimin e sanksioneve që po dëmton ekonominë e Rusisë,” tha ai. “Parashikohet se nga viti 2016, ajo [Rusia] do të falimentojë; llogaritë e Putinit duhet të jenë të tilla që BE-ja të rrëzohet para se Rusia të falimentojë,” shtoi ai.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri, e cila e vendosi atë ushtarakisht përballë Turqisë, i ka dhënë Kremlinit mekanizma shtesë për presion ndaj BE-së duke e pozicionuar veten si partner i domosdoshëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Sirisë.

Kur Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus në kufirin e vet me Sirinë në nëntor, pas dhunimit të pretenduar të hapësirës ajrore, Rusia kërcënoi sanksione dhe më shumë.

Sipas një raporti të 19 shkurtit të revistës gjermane Der Spiegel, zyrtarë të lartë të NATO-s kanë frikë se Rusia mund të provokojë Turqinë të sulmojë forcat e saj në Siri dhe të krijojë një luftë të nxehtë që mund ta ndalë aleancën e Perëndimit, e cila sakaq është treguar e nervozuar me Turqinë.

“Putini është përpjekur prej muash ta kthejë Turqinë në një lidhje të dobët në aleancën NATO; tashmë edhe BE-ja është e rrezikuar nga ky drejtim,” tha Avraamov. “Mjafton që Rusia të armatosë kurdët. Pas kësaj do të ketë kaos total në Turqi dhe një dallgë të re refugjatësh në Europë.”

Turqia, të cilën Seckin e përshkroi si një vend “gjithnjë e më i paparashikueshëm,” ka qenë duke luftuar një kryengritje kurde të rigjallëruar në juglindjen e vet gjatë muajve të fundit ndërsa si Rusia ashtu edhe SHBA-të po joshin kurdët e Sirisë të bëhen aleatë me ta kundër Shtetit Islamik dhe ekstremistëve të tjerë.

Në një lojë që shkon në zemër të pozicionit të debatueshëm Turk në brendësi të aleancës së Perëndimit, shumë analistë besojnë se qeveria islamiste turke ka qenë duke ndihmuar pikërisht këta ekstremistë me shpresë se do të zgjerojë ndikimin e vet jashtë vendit dhe brenda vendit.

Retorika luftënxitëse e Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen e tij për të fituar mbështetje për një referendum kushtetues që mund t’i japë atij fuqi të zgjeruara. Ndërkohë, policia turke ka shtypur median kritike dhe intelektualët kritikë vetëm pak ditë para samitit të Brukselit.

Policia turke pushtoi me forcë zyrat e gazetës më popullore në vend, Zaman, ndërsa një gjykatë në Stamboll emëroi drejtues të rinj ekzekutivë, të cilët e kthyen politikën e saj 180 gradë për ta bërë pro-qeverisë.

“Lëvizja e sotme nga gjykata i hap rrugën një shtypjeje efektive të asaj që mbetet nga gazetaria kritike në Turqi,” deklaroi  Joel Simon, drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, në një deklaratë më 4 mars.

Ndërkohë qindra akademikë turq përballen me përndjekje për nënshkrimin e një peticioni që dënonte rrethimin nga qeveria të qyteteve kurde në zonat e rebeluara. Shumë turq të zakonshëm janë akuzuar për vepra penale të tilla si fyerje e presidentit në Facebook dhe Twitter.

“Bota ka qëndruar tepër në heshtje në lidhje me atë që po ndodh në Turqi dhe është trishtuese se ajo po tregohet gjithashtu dritëshkurtër,” deklaroi udhëheqësi i partisë prokurde në parlamentin e Turqisë, Selahattin Demirtas, i cili rrezikon aktualisht të burgoset për “mbështetjen e terrorizmit.”

“Nëse një luftë në Turqi vijon në këtë mënyrë, së shpejti ka gjasa do të kemi refugjatë nga Turqia,” shtoi ai.

Etiketa: Amnesty InternationalAngela MerkelazilBashkimi EuropianBEBrukselDonald TuskErdoganEuroEuropaFacebookgazetariaGjykataGreqiKrizaKufiMediaMerkelMjekmjekëNATOOKBParaPoliciapresidentPutinQeveriaRaportiRecep Tayyip ErdoganReferendumRusiasanksioneSHBASirisirianTurqiTurqiaTwittervdekjeVladimir Putin
Tjetri
Admiruesit e Zoran Gjingjiçit vajtojnë për zbehjen e ndikimit të tij

Admiruesit e Zoran Gjingjiçit vajtojnë për zbehjen e ndikimit të tij

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.