AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria përpiqet të joshë turistët rusë

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Ksamilit në jug të Shqipërisë. Foto: Pixabay.

Shqipëria nuk është mundësia e parë e pushuesve të zakonshëm rusë, por kriza e refugjatëve në Greqi dhe kërcënimet terroriste në Turqi mund të vënë në provë aftësitë e qeverisë shqiptare me turizmin.

Plazhi i Ksamilit në jug të Shqipërisë. Foto: Pixabay.
Plazhi i Ksamilit në jug të Shqipërisë. Foto: Pixabay.

Qeveria shqiptare po shënjestron tregun e turistëve në Rusi në një kohë kur pushuesit rusë po kërkojnë alternativë nga destinacionet tradicionale si Turqia dhe Greqia.

Ideja është të shfrytëzohen problemet me të cilat përballen dy vendet si Turqia dhe Greqia, të cilat janë përfshirë nga kriza e refugjatëve dhe kur terrorizmi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm në Turqi.

Drejtuesit e fushatës për të përfshirë Shqipërinë në hartën turistike të Rusisë është Agjencia Kombëtare Shqiptare e Turizmit, AKT, drejtori i të cilës, Ardit Çollaku i tha BIRN se një marrëdhënie e re po lidhet mes institucioneve shqiptare të turizmit dhe agjencive turistike në Rusi.

“Sapo jam kthyer nga një vizitë në Moskë dhe Kazan ku u takova me homologët e mi për të diskutuar turizmin. Rusët e vlerësojnë faktin se Shqipëria nuk është prekur nga kriza e refugjatëve dhe ne zbuluam se kishte një nivel të lartë interesi nga pala tjetër,” tha Çollaku.

Një delegacion i agjencive turistike ruse dhe shkrimtarëve të udhëtimeve pritet të vizitojë Shqipërinë në prill për të mësuar më shumë rreth potencialit turistik. “Delegacioni rus do të vijë brenda prillit dhe ne po përgatitemi,” tha Çollaku.

Drejtori i AKT shtoi se vendi gjithashtu fton biznesmenët rusë të vijnë dhe të investojnë në industrinë shqiptare të turizmit.

“Zyrtarët shqiptarë të turizmit në maj do të shkojnë në forumet ekonomike në Rusi, ndaj ne do të prezantojmë atje mundësitë e investimit në Shqipëri,” shtoi ai.

Për të stimuluar turizmin rus në 2014, Shqipëria hoqi regjimin e vizave me Rusinë për muajt e verës, nga 1 qershori deri më 1 tetor.

“Ne po i kërkojmë ministrisë së jashtme ta zgjasë këtë periudhë, meqë strategjia jonë është të krijojmë një sezon të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të turizmit për një periudhë më të gjatë”, tha ai.

Megjithatë, kreu i AKT sheh vështirësi në krijimin e një marrëdhënie turistike me Rusinë për shkak të problemeve të fluturimeve direkte mes dy vendeve.

Matilda Naço, drejtore e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, sheh se kapacitetet janë një tjetër problem në zonë. Ajo i tha BIRN se Shqipëria nuk ka kapacitet për t’u përballur me një “bum turistik” rus.

Ajo thotë se 1160 njësitë turistike të Shqipërisë kanë vetëm 40,000 shtretër, në një sistem shumë të fragmentizuar të akomodimit dhe theksoi se 80 për qind e hoteleve shqiptare kanë vetëm 20 deri në 40 dhoma.

“Shqipëria duhet të investojë në trajnimin e njerëzve që do të merren me turizmin dhe kjo është një detyrë shumë delikate dhe e rëndësishme,” u shpreh Naço.

“Sektori privat duhet të mbështetet fuqishëm në këtë përpjekje dhe qeveria duhet të krijojë një strategji më të detajuar rreth sfidave të turizmit, si për shembull sfidat që mund të përballemi me ardhjen e turistëve rusë”, përfundoi Naço.

Etiketa: BIRNBiznesmenGreqiGreqiaKrizaQeveriaQeveria shqiptareRusëRusiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTerrorizmituristTurqiTurqia
Tjetri
Shqipëria merr masa për të ndaluar vendimet e Strasburgut për ish-pronarët

Shqipëria merr masa për të ndaluar vendimet e Strasburgut për ish-pronarët

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.