AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Koha e duhur për veprimin klimatik

Simon UptonngaSimon Upton
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Karburantet fosile. Foto: Wikipedia.

E tashmja është gjithnjë çasti i duhur për të vepruar, ndonëse situata aktuale mund të duket e papërshtatshme. Tranzicioni i vështirë, por i nevojshëm drejt formave të tjera të energjisë duhet kryer me patjetër, argumenton Simon Upton.

Karburantet fosile. Foto: Wikipedia.
Karburantet fosile. Foto: Wikipedia.

Gjatë tre dekadave të fundit që kur ndryshimi klimatik u bë një shqetësim global, qeveritë supozuan në mënyrë optimiste se një tranzicion i gjelbër do të ndodhte natyrshëm me kohën, ndërsa rritja e çmimeve të karburantit fosil do të çonte klientët për nga alternativa e karbonit të ulët. Pengesa, besohej se ishte në anën e prodhimit, pasi përfitimet nga nxjerrja e naftës nxisnin më shumë ambiciet.

Sot, gjërat janë përmbysur. Me çmimin e naftës që ka shkuar deri në 40 dollarë fuçia, kompanitë e karburanteve fosile nuk kanë nevojë që qeveritë t’i thonë të mos investojnë. Sfida ka kaluar në anën e konsumatorit. Me çmimet e karburantit kaq të ulëta, çfarë mund të bëhet për të ndryshuar format e konsumit?

Sigurisht, ka disa shenja se energjia më e lirë mund të gjenerojë mjaftueshëm zhvillim për të rritur sërish çmimin e naftës. Por askush nuk parashikon një rikthim po aq të fuqishëm sa të nxitet transformim radikal që do të duhej nëse vendet kërkojnë të përmbushin synimet e tyre të pakësimit të çlirimit të gazeve.

Një raport i OSBE i vitit 2015 tregon se sa mbrapa janë vendet në përmbushjen e synimeve të tyre të pakësimit të gazeve – jo më ndaj zotimit të tyre për të kufizuar rritjen e temperaturës globale nën 2 gradë celsius. Ndërkohë, kompanitë e mëdha të naftës na kujtojnë se do të duhet të djegim karburante të tjera fosile për shumë vite të tjera teksa gradualisht kalojmë në një ekonomi të re energjie.

Pra, çfarë do të bëjnë qeveritë. Ka një pohim thuajse universal që askush nuk do të përfitojë nga një planet rrezikshmërisht më i ngrohtë. Por vende të ndryshme kanë interesa shumë të ndryshëm, në varësi të faktit nëse janë eksportues apo importues të naftës dhe se sa të zhvilluara janë ekonomitë e tyre.

Vendet në zhvillim që prodhojnë naftë duhet të marrin në konsideratë nëse burimet e tyre kanë një të ardhme ekonomike duke marrë parasysh pakësimin e hapësirës së çlirimit të gazeve. Vendet si Arabia Saudite, Iraku dhe Irani – ku nafta është më shumicë dhe e lirë për t’u nxjerrë – kanë gjasa të qëndrojnë në biznes edhe për më shumë kohë. Edhe nëse bota me shpejtësi dekarbonizohet, konsumi i naftës do të mbetet mjaftueshëm i lartë aq sa burimet e tyre t’ia vlejnë të gërmohen.

Por vendet me burime më pak bujare të naftës duhet të zbatojnë reforma ekonomike dhe të eleminojnë subvencionet. Arabia Saudite e ka bërë të qartë se nuk është e përgatitur të sakrifikojë fitimin në treg për të përkrahur prodhuesit më me shumë kosto. Vendimi i saj për ta mbajtur prodhimin në nivelet aktuale ka pasur një efekt të uljes së konkurrencës ku rreth 400 miliardë dollarë investime në karburante fosile janë braktisur.

Shumë qeveri janë detyruar të veprojnë. Rusia lajmëroi një ulje prej 10 për qind në shpenzimin publik teksa çmimet e naftës vazhduan të binin këtë vit. Dhe Indonezia duhet të kursejë rreth 14 miliardë dollarë duke hequr subvencionet e benzinës për të mbështetur naftën.

Nga ana tjetër e spektrit, vendet e zhvilluara importuese të naftës janë me shumë gjasa përdoruesit më efektivë të karburanteve fosile. Ekonomitë e tyre, kanë provuar se mund të bëjnë ballë çmimin prej 100 dollarë fuçia, ndaj qartazi nuk kanë nevojë për infuzionin e energjisë së lirë. Për këtë arsye është një kohë e përshtatshme për të prezantuar taksat e karbonit, në mënyrë që çasti të mos i ikë nga duart. Këto vende duhet të braktisin çdo iluzion të zbulimit të “arit të zi” dhe shijimit të përfitimeve afatshkurtra të naftës së lirë dhe të fillojnë të veprojnë për të përshtatur investimet në infrastrukturë ndaj teknologjisë në ndryshim.

Ndërkohë, vendet e zhvilluara që prodhojnë naftë duhet të përdorin fitimet që kanë në dispozicion për të subvencionuar kapitalin dhe për të siguruar jetën pas naftës. Kështu e ka bërë Norvegjia dhe kjo ka rezultuar në avantazh të vendit për 25 vitet e fundit.

Së fundmi, janë qeveritë e vendeve në zhvillim të cilat importojnë naftë, ato që kanë më shumë gjasa të kenë nevoja urgjente për energji – dhe gjithashtu mundësitë më të pakta për t’i përmbsuhur nevojat e tyre. Ato do të kërkojnë ndihmë te komuniteti global dhe duhet të analizojnë mirë zgjidhet energjetike që të jenë moderne dhe të qëndrueshme. Barra e provës duhet të rëndojë mbi zgjidhjet e bazuara te karburanti fosil – veçanërisht qymyri – për të treguar konkurrueshmërinë e tyre pas llogaritjes së kostove mjedisore, shëndetësore dhe sociale.

Ndonjëherë mund të duket sikur nuk është kurrë çasti i duhur për të vepruar mbi ndryshimin klimatik. Kur zhvillimi është i fortë, njerëzit i nxisin qeveritë të mos e prishin mbarëvajtjen. Kur rritja është e pakët, njerëzit pyesin vazhdimisht se si mbrojtësit e politikave klimatike mund të jenë duke përkeqësuar gjërat.

Me gjasa nuk ka kurrë një çast perfekt për të prezantuar politikat e reja klimatike. Problemet afatgjata kërkojnë politika që përçojnë sinjale të largëta. Këto politika nuk mund të jenë gjithnjë të sinkronizuara me gjendjen aktuale. Nëse përpiqemi të arrijmë këtë vetëm sa i japim superioritet karburanteve. Por e tashmja është gjithnjë koha e përshtatshme për të vepruar.

Dhe ne duhet ta bëjmë këtë pa iluzionin se rezultati transformues do të jetë një proces i lehtë. Ndryshimet teknologjike nxitin shtrëngata të shkatërrimit kreativ. Do të ketë shumë humbës. Por do të ketë edhe fitimtarë, pasi  teknologjitë e reja do të krijojnë mundësi të reja pune. Qeveritë që përpiqen të mbrojnë status quo-në jo vetëm që do të dështojnë në ndryshimin klimatik, por do të kenë edhe kosto më të larta shoqërore teksa do të dështojnë në kapitalizmin e mundësive ekonomike që ofron reforma.

Politikat e ndryshimit klimatik duhet të jenë të qëndrueshme dhe konsistente. Veprimi duhet të lehtësojë ndryshimin, që të mos ndalojë në vend. Sapo investitorët të shohin se loja e karburantit fosil ka marrë fund, qeveritë duhet të fusin në lojë rialokimin e kapitalit. Do të ketë vështirësi. Por nuk ka zgjidhje tjetër. Përpjekja për të perfeksionuar situatën aktuale është po aq e kotë sa përpjekja për të kontrolluar çmimin e naftës së papërpunuar.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Right Time for Climate Action

Etiketa: Arabia SauditeekonomiEnergjiaIndoneziainvestimeIraniKarburantetKonsumikostonaftaNorvegjiaOSBEProject SyndicateraportReformaRritja e çmimeveRusiaSHTaksatTreguljeVendimiWikipediazhvillim
Tjetri
Dy javët e “revolucionit me ngjyra” në Maqedoni (Fotogaleri)

Dy javët e “revolucionit me ngjyra” në Maqedoni (Fotogaleri)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.