AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Bota prodhon mjaftueshëm për t’i ushqyer të gjithë. Përse ka ende uri?

Hilal ElverJomo Kwame SundaramngaHilal ElverdheJomo Kwame Sundaram
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Komuniteti rom në Liqenin Artificial të Tiranës. 7 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Miliarda njerëz në botë flenë dhe zgjohen të uritur, por bota prodhon mjaftueshëm për t’i ushqyer të gjithë. Ja çfarë duhet të bëjnë liderët botërorë për t’i dhënë fund një herë e mirë varfërisë dhe për t’i siguruar njerëzve të drejtën themelore për të jetuar jashtë varfërisë.

Foto ilustruese nga Komuniteti rom në Liqenin Artificial të Tiranës. 7 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Foto ilustruese nga Komuniteti rom në Liqenin Artificial të Tiranës. 7 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Shtatorin e shkuar, liderët botërorë bënë një zotim për t’i dhënë fund varfërisë në vitin 2030, si pjesë e Synimeve të Qëndrueshme të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, SDG. Tingëllon si një sipërmarrje e rëndësishme. Në fakt, bota tashmë prodhon mjaftueshëm produkte për ushqyer këdo. Përse vazhdon të ekzistojë ky problem?

Varfëria dhe uria janë të lidhura ngushtë, ndaj kjo është arsyeja përse SDG-të duan t’i eliminojnë të dyja. Për dikë që jeton në përkufizim e varfërisë nga Banka Botërore me 1.90 dollarë në ditë, ushqimi përmbën rreth 50-70% të të ardhurave. Banka vlerëson se thuajse katër e pesta e të varfërve të botës jetojnë në zona rurale, megjithëse ato zona përbëjnë më pak se gjysmën e popullsisë botërore. Konkluzioni i qartë është se rritja e qëndrueshmërisë së të ardhurave rurale është e nevojshme për të zhdukur urinë.

Kjo nuk do të jetë e lehtë. Shumica e vendeve në zhvillim sot janë të rënduar nga normat e larta të papunësisë dhe punësimit nën normën e aftësive. Dhe me perspektivat aktuale ekonomike të ulëta, veçanërisht prej çmimeve të ulëta të mallrave dhe vazhdimësisë së kursimit fiskal në shumicën e vendeve, presioni mbi të ardhurat rurale ka gjasa të përkeqësohet.

Por edhe nëse vendet arrijnë të shkojnë drejt zhvillimit gjithëpërfshirës, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të eliminuar urinë deri në 2030. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të zbatohet mbrojtja sociale e mirëprojektuar dhe të shtohen investimet pro të varfërve.

Sipas Bankës Botërore, një milionë njerëz në 146 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme aktualishtt marrin një llojë mbrojtje sociale. Megjithatë 870 milionë e atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, kryesisht në zona rurale nuk marrin mbështetje.

Nuk është çudi që vendet me mangësitë më të mëdha janë ato me të ardhura të ulëta, ku mbrojtja sociale mbulon më pak se një të dhjetën e popullsisë, 47% e të cilëve jetojnë në varfëri ekstreme. Në vendet me të ardhura të ulëta-të mesme, mbrojtja sociale arrin rreth një të katërtën e atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, duke lënë jashtë mbështetjes rreth gjysmë miliardi njerëz. Në vendet me të ardhura të mesme, rreth 45% e atyre që jetojnë në varfëri ekstreme marrin përfitime sociale.

Kjo qartazi nuk është e mjaftueshme. Mbrojtja e përmirësuar sociale mund të ndihmojë në sigurimin e konsumit të duhur të ushqimit dhe t’i mundësojë marrësve investimin në kapacitetet e tyre të ushqimit, shëndetit dhe aspekteve të tjera produktive. Investime të tilla rrisin qëndrueshëm të ardhurat, mundësojnë shtimin e mëtejsëhm në investimin produktiv personal, ndaj thyejnë rrethin vicioz të varfërisë dhe urisë.

Qeveritë gjithashtu duhet të bëjnë investime, për të siguruar që ata që janë zhytur në varfëri të arrijnë pikën ku mund të investojnë te vetja. Një investim i madh në fazë të hershme do të gjeneronte të ardhura shtesë më herët, duke pakësuar kostot e financimit afatgjatë. Për më tepër, mund të nxisë kërkesën agregate, për të cilën ekonomia botërore ka shumë nevojë.

Bota mund të përballojë investimin e nevojshëm. Sipas vlerësimeve nga Organizata Ushqimi dhe Bujqësia, FAO, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor IFAD dhe Programi Botëror i Ushqimit ËFP, do të kushtonte rreth 0.3% të të ardhurave botërore të 2014. Gjithçka që duhet është që vendet më të pasura të ofrojnë mbështetje buxhetore dhe ndihmë teknike ndaj vendeve me të ardhura të ulëta të cilat janë në nevojë. (Shumica e vendeve me të ardhura të mesme mund të përballojnë vetë financimin e nevojshëm).

Nuk duhet të jetë e vështirë të gjenerohet vullnet politik për të ofruar ndihmën e nevojshem, të paktën në teori. Mbi të gjitha, ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli që nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Marrëveshjes mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, që trajtojnë nevojat materiale të të gjithë personave si një e drejtë themelore e njeriut. Disa vite më parë, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt e quajti “lirinë nga dëshira” – që përfshin edhe lirinë nga uria – një nga katër liritë thelbësore të cilën duhet ta kenë të gjithë njerëzit kudo në botë.

Tani, me miratimin e SDG-ve, qeveritë kudo janë të detyruara të ndërmarrin përgjegjësi për t’i dhënë fund varfërisë dhe urisë, si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme që të dyja të lihen pas një herë e mirë. Forumi i ardhshëm Politik i Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm përfaqëson një mundësi të artë për të çarë përpara rrugën, duke vendosur prioritete me afat të shkurtër dhe të mesëm.

Dhënia fund e varfërisë dhe urisë në një mënyrë të qëndrueshme është moralisht e drejtë, politikisht fitimprurëse dhe ekonomikisht e mundshme. Për liderët botërorë, mosveprimi nuk është më një mundësi.

Ky artikull u prodhua në bashkëpunim me Project Syndicate.

Etiketa: BIRNEkonomiaFAOinvestimeIvana Dervishikomuniteti rommbështetjeMbrojtjambrojtjepaktProject SyndicatePunëromRooseveltSHtë zhdukurTiranëzhvillim
Tjetri
Nga Merkel te May, a do ta sundojnë gratë së shpejti botën?

Nga Merkel te May, a do ta sundojnë gratë së shpejti botën?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.