AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Komandanti i rebelëve serbë të Kroacisë, Goran Haxhiç vdes nga kanceri

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Goran Haxhiç mbërrin në Serbi pas lirimit nga Gjykata e Hagës. Foto: BETA

Ish-lideri i rebelëve serbë të Kroacisë, Goran Haxhiç, gjyqi i të cilit për krime lufte, u pezullua për shkak se ai vuante nga tumori në tru, vdiq në qytetin serb të Novi Sadit në moshën 57-vjeçare.

Goran Haxhiç mbërrin në Serbi pas lirimit nga Gjykata e Hagës. Foto: BETA
Goran Haxhiç mbërrin në Serbi pas lirimit nga Gjykata e Hagës. Foto: BETA

Haxhiç, i cili vuante nga një tumor i trurit dhe ishte liruar nga paraburgimi nga gjykata e OKB-së në Hagë për shkak të shëndetit të tij të keq, vdiq në një spital në Novi Sad të martën në mbrëmje.

Agjencia e lajmeve Tanjug raportoi që spitali të kish thënë se shëndeti i tij ishte “përkeqësuar ndjeshëm në dy muajt e fundit dhe se ai e kaloi shumicën e asaj kohe në spital, ku edhe vdiq”.

Haxhiç ishte në gjyq në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës në Kroaci nga viti 1991 deri 1993.

Gjatë konfliktit, ai ishte presidenti i vetëshpallur i Qarkut Autonom Serb të Sllavonisë, Baranjës dhe Sremit Perëndimor, dhe më pas u bë president i Republikës Serbe Krajina – të dyja zona rebele të kontrolluara nga serbët, por të panjohura, brenda Kroacisë.

Haxhiç, i cili ishte i arratisuri i fundit i kërkuar nga Tribunali i Hagës për t’u arrestuar, u kap në Serbi në vitin 2011 pas më shumë se shtatë vitesh arrati.

Gjyqi i tij u ndërpre vitin e kaluar, pasi ai u diagnostikua me kancer të trurit dhe u shpall i paaftë të paraqitet në gjykatë.

Haxhiç u lind në vitin 1958 në qytetin kroat të Vinkovcit, i cili në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste. Deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, ai punoi si një magazinier në një fabrikë në qytetin e afërt të Vukovarit.

Pasi konflikti u përhap në të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë, Haxhiç u shfaq si një lider i serbëve lokalë në Kroaci.

Ai së pari u bë këshilltar në Vukovar dhe pastaj në vitin 1991 u bë president i këshillit komunal në qytet.

Ndërsa ishte de facto lider vendas në Vukovar, qyteti u bombardua dhe u rrafshua nga forcat e Beogradit, dhe pothuajse të gjithë kroatët u dëbuan prej vendit.

Në vitin 1992 dhe 1993, ndikimi i tij u përhap në mesin e serbëve lokalë në Kroaci dhe më pas ai u bë president i Republikës Serbe Krajina, RSK, një mini-shteti i vetëshpallur serb në Kroaci.

Sipas prokurorisë të Tribunalit të Hagës, si president i RSK ai mori pjesë në një organizatë të përbashkët kriminale që kishte si qëllim largimin me forcë dhe përgjithmonë të kroatëve dhe jo-serbëve nga pjesë të territorit të Kroacisë, në mënyrë që territori mund të bëhej pjesë e një shtet i ri të dominuar nga serbët.

Prokuroria pretendoi se, përveç Haxhiç, pjesëmarrësit e tjerë në organizatën kriminale ishin, ndër të tjerë, Sllobodan Millosheviç, lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel dhe shefi paramilitar Zeljko Raznatoviç, i njohur si Arkan.

Rasti i tij ishte një nga tre çështjet e mbetura në proces në Gjykatën e Hagës para se kjo të mbyllet. Ai ishte gjithashtu i pandehuri i shtatë i cili vdiq para se të merrej një vendim.

Etiketa: ArkanGjykataGjykatëGjyqGjyqiKrimekrime lufteKroaciLufteNovi SadOKBParapresidentProkuroriaSerbiSHSpitalTanjugTribunali i HagësvdesVendimVukovar
Tjetri
Dorëheqja e deputetit shqiptar e vë fokusin te udhëheqja e Ramës

Dorëheqja e deputetit shqiptar e vë fokusin te udhëheqja e Ramës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.