AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kandidatët boshnjakë për kryetarë komunash të njollosur nga akuzat për krime

Srdjan KureljusicngaSrdjan Kureljusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Senaid Memiç, i cili u dënua se ka abuzuar verbalist një gjyqtar, po kandidon në zgjedhje. Foto: BIRN/Mario Ilicic.

Rreth 50 kandidatë për postet e kryetarëve të komunave apo bashkive në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bosnjë, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm, janë dënuar, akuzuar apo hetuar për krim të organizuar, korrupsion ose krime lufte. 

I dënuari për krime lufte Fikret Abdiç po kandidon për postin. Foto: YouTube.
I dënuari për krime lufte Fikret Abdiç po kandidon për postin. Foto: YouTube.

Në 140 komuna boshnjake që do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe të bashkive në zgjedhjet lokale të tetorit, listat e kandidatëve përmbajnë rreth 50 persona që janë akuzuar për përfshirje aktivitete kriminale – dhjetë prej të cilëve janë dënuar, përcaktoi një analizë e BIRN.

Shumica e tyre janë akuzuar për ndonjë lloj korrupsioni, ndërsa disa janë akuzuar për krime lufte, dhe listat e kandidatëve përmbajnë edhe individë që janë hetuar për akuza për pastrim parash, abuzim dhe ngacmim seksual, kërcënime, sjellje të dhunshme dhe mungesë respekti për institucionet në nivel shtetëror.

Ligji zgjedhor boshnjak i lejon njerëzit që janë hetuar apo edhe dënuar të kandidojnë për poste, me përjashtim të atyre që janë akuzuar nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë.

Transparency International e ka kritikuar legjislacionin, duke argumentuar se është një paradoks që njerëzit duhet të sigurojnë një dokument ku të konfirmojnë se ata nuk janë dënuar kurrë kur aplikojnë për një vend pune, por jo kur kandidojnë për një post politik.

Megjithatë, politikanët e injorojnë këtë problem. Kur BIRN i kërkoi partive politike të vendit të komentojnë për këtë situatë, ato kryesore nuk pranuan të përgjigjeshin.

Kandidatët të pashqetësuar nga dënimet

Personat që po kryejnë dënime me burg të dhëna nga gjykata boshnjake për krime lufte nuk mund të kandidojnë për poste, por pasi lirohen, edhe të dënuarit për krime lufte ligjërisht mund të kandidojnë për poste.

Kjo do të thotë se 76-vjeçari Fikret Abdiç, ish-kreu i shtetit të vogël separatist boshnjak që u dënua me 15 vjet burg për krime lufte nga Gjykata e Lartë e Kroacisë, është i lirë të kandidoj si kandidat i Partisë Laburiste për kreun e komunës Velika Kladusa në Bosnjën dhe Hercegovinën veriore.

Para luftës, Abdiç ishte një drejtor ekzekutiv në Agrokomerc, një nga firmat më të suksesshme bujqësore në ish-Jugosllavi. Për shkak të suksesit të tij në biznes, Abdiç gëzonte mbështetje të madhe në nivel lokal.

Gjatë luftës, ai ishte anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës para se të themelonte Provincën Autonome të Bosnjës Perëndimore në vitin 1993.

Ndërsa drejtonte këtë shtet të vogël, Abdiç luftoi kundër boshnjakëve që i ishin besnikë qeverisë së Sarajevës dhe ngriti disa kampe burgimi ku kundër të ndaluarve të Ushtrisë Boshnjake u kryen krime lufte. Ai u lirua nga burgu në vitin 2012.

Senaid Memiç, i cili u dënua se ka abuzuar verbalist një gjyqtar, po kandidon në zgjedhje. Foto: BIRN/Mario Ilicic.
Senaid Memiç, i cili u dënua se ka abuzuar verbalist një gjyqtar, po kandidon në zgjedhje. Foto: BIRN/Mario Ilicic.

Ndërkohë, partia qeverisëse boshnjake – Partia për Veprim Demokratik, SDA – po mbështet Senaid Memiç për rizgjedhje si kreun e komunës Ilidza pranë Sarajevës.

Memiç akuzohet për ndërprerje të punës së gjyqësorit në vitin 2005, sepse ai abuzoi verbalist me një gjyqtar i cili dënoi djalin e tij në një rast të veçantë. Në qershor 2006, gjykata e shtetit e dënoi Memiçin me katër muaj burg, të cili gjykata e apelit më pas e reduktoi në tre muaj burg.

Por ai tha për BIRN se dënimi po përdorej kundër tij nga kundërshtarët e tij edhe pse ai ishte ligjërisht i lirë të kandidonte për postin e kryetarit të komunës.

“Kjo është e vetmja mënyrë që ata të më heqin qafe. Është normale që të gjithë të dalin kundër meje në këtë mënyrë. Të gjithë ata që janë kundër meje po thurin intriga. Nuk ka asgjë në këtë, por njerëzit po përpiqen gjithmonë të hapin telashe. çdo gjë është normale dhe në kuadër të ligjit,” tha Memiç.

Ndër kandidatët e këtij viti do të ketë gjithashtu edhe disa politikanë që janë dënuar për krime gjatë kohës që kanë qenë në detyrë.

Njëri prej tyre është Rasim Omeroviç, i cili po rikandidon si kandidat i pavarur për kreun e komunës së Kalesijës.

Omeroviç u shpall fajtor për shpërdorim detyre sipas një vendimi të shkallës së parë të dhënë nga gjykata komunale në qytet më herët këtë vit.

Ai u dënua për punësim të paligjshëm punonjësish, u dënua me gjashtë muaj burg, u pezullua për dy vjet nga puna dhe u largua nga posti i tij si kreu i komunës.

Por Omeroviç tha për BIRN se ai nuk ishte informuar për vendimin e dhënë nga gjykata dhe këmbënguli se kjo ishte “një lojë politike” që synonte shkatërrimin e tij.

“Nëse ndodh një apelim i vendimit, është një institucion i shkallës së dytë që do të vendosë dhe unë shpresoj se vendimi do të jetë në favorin tim. Shpresoj që apelimi i vendimit të ndodhë. Ky ishte një vendim politik dhe nëse në këtë vend ka drejtësi, unë do të fitoj në Kalesija,” tha ai.

Shembuj të ngjashëm ka edhe në entitetin serb të Bosnjës, Republikën Srpska, kur Aleanca qeverisëse e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, ka mbështetur Miroslav Kraljeviçin për postin e kryetarit të komunës në Vlasenica.

Kraljeviç u dënua për rrëmbim nga Gjykata Themelore në Zvornik dhe u dënua me rreth 2,000 euro pasi nënshkroi një marrëveshje pranimi faji me prokurorinë.

Sipas vendimit, Kraljeviçi dhe ish-kreu i komunës së Vlasenicës, Branislav Boskoviç, rrëmbyen një delegat të këshillit të qytetit në shtator 2010 dhe e mbajtën atë në Serbi për 12 ditë.

Por Kraljeviç tha për BIRN se kjo nuk do ta ndalonte atë të zgjidhej.

“Do të jenë gjithmonë ata që i përdorin gjërat në avantazhin e tyre. Personalisht, jam i sigurt se do të fitoj. Nuk mund ta garantoj këtë, por mendoj se kjo nuk do të ndikojë te kandidimi im në asnjë mënyrë. Vendimi i përket të kaluarës dhe nuk do të flas për këtë,” tha ai.

Partitë politike aspak të shqetësuara

BIRN i kërkoi të gjitha partive politike të vendit me kandidatë për kryetarë të komunave të komentojnë mbi legjislacionin aktual që i lejon të dënuarit apo njerëzit nën hetim të kandidojnë për poste, por vetëm dy parti relativisht të vogla – Partia për Bosnjën dhe Hercegovinën, SBiH, dhe Partia për Progres Demokratik me bazë në Republikën Srpska, PDP – u përgjigj duke kritikuar ligjin.

Zëdhënësja e Komisionit Qendror Zgjedhor Maksida Piris tha për BIRN se listat e kandidatëve të këtij viti ishin totalisht në përputhje të plotë me ligjin.

“Vendimi i parlamentit është se të gjithë njerëzit që kanë kryer burg mund të kandidojnë për poste zyrtare. Pra, nëse një person e ka kryer dënimin e tij, ai mund të jetë një kandidat,” shpjegoi Piris.

Por Srdjan Blagovcanin, kreu i bordit të degës boshnjake të Transparanecy International, tha për BIRN se legjislacioni duhet të ndryshohet në mënyrë që kandidatët të jenë të detyruar të sigurojnë një dokument ku citohet se të dhënat e tyre penale janë të pastra dhe që ata nuk janë nën hetim.

“Mendoj se kjo situatë na lejon të kemi njerëz me të dhëna penale ose që janë nën hetime serioze, të arrijnë poste tepër kyçe në këtë vend. Kjo situatë nuk është aspak normale,” tha Blagovcanin.

Ai vuri në dukje se kur aplikojnë për punë në shtet, njerëzit duhet të dorëzojnë një certifikatë ku thuhet se ata s’kanë të dhëna penale, por kandidatët për poste politike nuk e kanë një përgjegjësi të tillë.

“Është shumë më e rëndësishme të sigurohemi që ligji të mbulojë ata që kandidojnë për poste shtetërore sesa ata që aplikojnë për punë të thjeshta,” u shpreh ai.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 2 tetor.

Etiketa: abuzimAkuzaApelimBIRNBurgEuroGjykataGjyqgjyqtarHetimhetimeish-JugosllaviJugosllavikampe burgimikandidatëtKorrupsionKorrupsioniKrimKrimekrime luftekryetarLigjLokaleLuftemarrëveshjengacmim seksualParaPartiaPastrim parashprogresPunëSarajevëSerbiShpërdorim detyreshtatorTransparency InternationalVendimVendimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri

AKIP paralajmëron rikthimin e referendumit kundër importit të plehrave

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.