AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

BE-ja duhet të bëhet gati për valë të re refugjatësh, thotë Crooke

Milivoje PantovicngaMilivoje Pantovic
10 years më parë
në Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alastair Crooke. Foto: BIRN

Ish-agjenti britanik i MI6 dhe eksperti i konflikteve Alastair Crooke tha në Beograd se Europa duhet të përgatitet për një valë të re refugjatësh dhe për shtim të politikave populiste.

Alastair Crooke. Foto: BIRN
Alastair Crooke. Foto: BIRN

Ish-diplomati i BE-së, agjent i MI6 dhe themelues i Forumit të Konflikteve, Alastair Crooke i tha BIRN në një intervistë që valët e refugjatëve “do të vazhdojnë të vijnë” në Europë – dhe se rezultat i kësaj do të jetë rritja e valës së populistëve politikë në të gjithë Europën.

Ai tha se konflikti i intensifikuar i Lindjes së Mesme nënkupton se refugjatët do të vazhdojnë të vijnë në Europë dhe kjo e fundit do të hasë vështirësi me krizën.

Sipas tij, BE-ja nuk mund ta zgjidhë në mënyrë efektive këtë krizë ngaqë vendimet e saj merren “në mënyrë burokratike, ose shumë ngadalë ose shumë shpejt”.

“Edhe nëse dhuna [në Siri dhe gjetkë] ndalon, gjithnjë e më shumë njerëz do të vazhdojnë të vijnë në Europë. Nuk ka perspektivë të rikuperimit ekonomik për ato rajone, ndaj njerëzit do të vazhdojnë të lëvizin,” tha ai për BIRN.

Problemi nuk ishte vetëm lufta në Siri, shtoi ai, por edhe rënia e çmimit të naftës nga e cila varet shumë ekonomia e Lindjes së Mesme.

“Një problem është se [rënia] e çmimit të naftës… po dëmton shtetet në ato pjesë të botës. Në këtë pikë, njerëzit nuk shohin dritë në fund të tunelit ekonomik,” tha ai.

Crook tha se efektet pas krizës ekonomike që tronditi botën në vitin 2008, po ndihen ende dhe duhet të shihen si shenjë e “shkatërrimit të ekonomisë neo-liberale”.

Megjithatë, vendet e Ballkanit sipas tij kanë qenë të izoluara prej këtyre goditjeve deri në një farë pike, vuri në dukje.

“Ato vende që kanë qenë të izoluara nga rrjedhja globale e parave, kanë ndjerë efektin minimal të krizës. Ballkani duhet parë nga kjo perspektivë gjithashtu,” tha ai.

“Të gjithë janë të prekur, por sa më pak të jesh pjesë e sistemit global, më së pak dëmtohet sistemi lokal,” shtoi ai.

I pyetur në lidhje me përpjekjet e Serbisë për t’u balancuar midis BE-së dhe Rusisë, Crooke tha se Serbia e ka vënë re se BE-ja është në krizë dhe nuk mund t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme shumë sfidave aktuale.

“Liderët e Serbisë, por edhe vendet e tjera në rajon, po shohin se ku mund të mbështeten në të ardhmen,” tha ai duke shtuar se lidhjet e ngrohta të Serbisë me Rusinë duhet të shihen nga kjo perspektivë.

Crooke tha gjithashtu se rritja e mëtejshme e politikës populiste është diçka që duhet të pritet në nivel global, por edhe në Ballkan ku elitat politike janë shkëputur nga votuesit.

“Njerëzit nuk besojnë më te partitë politike, veçanërisht te ato në qendër të spektrit politik. Klasa politike është shkëputur nga thelbi i partive, duke lënë një boshllëk”, tha ai.

Sipas Crooke, forma të reja të radikalizmit politik mund të shihet në të gjithë Europën.

“Për shembull, UKIP [parti anti-BE në Britani] quhet parti populiste, ajo vetëm sa po shpreh pikëpamjet e njerëzve. Njerëzit po vuajnë nga varfëria, ata ndihen të shpërfillur nga elitat e tyre politike dhe për këtë arsye po kthehen nga këto lloj organizatash politike,” tha ai.

Crooke ka qenë këshilltar për Lindjen e Mesme për shefin e politikës së jashtme të BE-së Havier Solana nga viti 1997 deri në vitin 2003. Ai është një figurë kontraverse, sidomos në qarqet pro-Izraelite të të djathtës, pasi ka promovuar dialogun me lëvizjen Hamas në Palestinë.

Një nga qëllimet e Forumit të Konflikteve, që ai ka themeluar, është hapja e komunikimeve me lëvizjet radikale në Lindjen e Mesme si Vëllazëria Myslimane, Hamasi dhe të tjerë.

Etiketa: 1997BallkanBallkaniBEBeogradBIRNBritanidhunaEkonomiaEuropaHamasHamasihasLuftaMI6myslimaneparti populistepopulistQarqetrajonSerbiaSHSiriVendimetvotuesit
Tjetri
Vladimir Rajcic, aktori serb që tronditi Trump

Vladimir Rajcic, aktori serb që tronditi Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.