AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Lidhësit e librave në Beograd mbajnë gjallë traditën e epokës së shkuar

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lidhësit e librave në Beograd mbajnë gjallë traditën e epokës së shkuar. Foto: Ivana Nikolic/BIRN

Ndërsa dikur kishte më shumë se 60 punëtorë të kualifikuar për lidhjen e librave në Beograd me metodën e qepjes, sot vetëm disa vazhdojnë ta ruajnë traditën e punës me dorë.

Lidhësit e librave në Beograd mbajnë gjallë traditën e epokës së shkuar. Foto: Ivana Nikolic/BIRN
Lidhësit e librave në Beograd mbajnë gjallë traditën e epokës së shkuar. Foto: Ivana Nikolic/BIRN

“Ne nuk kemi punë tjetër dhe s’e kemi menduar kurrë ta mbyllim dyqanin,” thotë Milica Grboviç e cila e nisi këtë biznes me bashkëshortin e saj Dragiçin në vitin 1972.

“Përputheshim gjithmonë dhe bënim më të mirën tonë për të bërë diçka të re,” thotë Grboviç, ndërsa mbledh me kujdes shkronja dhe programe nga një fletë e madhe letre.

Çifti punon në punishten e tyre, në një tavolinë të madhe të mbushur me libra në gjendje të ndryshme që kanë nevojë të riparohen. Disa libra po presin të restaurohen, të rilidhen, dhe disa të tjerë, tashmë me kapakë të rinj, po presin të merren nga të zotët e tyre.

Dyqani i vogël, i mbushur me libra, makineritë, pajisje për lidhje librash dhe aromë ngjitësi, ndodhet në rrugën Maksima Gorkog 43 në lagjen Vracar në Beograd. Ai ka ekzistuar aty që prej vitit 1985, kur Dragiçi dhe Milica u shpërngulën nga rruga Brace Nedica ku u hap për herë të parë dyqani.

Çdo gjë që çifti Grboviç bën këtu, e bën me duart e tyre. Edhe makineritë e dyqanit kanë nevojë për dorën e njeriut që të funksionojnë.

Çifti i i moshuar riparon libra të vjetër ose të dëmtuar duke i rilidhur faqet e tyre me një teknikë specifike. Pasi faqet e librit mblidhen bashkë, ato më pas kapen në anë ose duke i qepur ato ose duke i bashkuar me një shtresë ngjitësi.

Por si u lindi atyre ideja e fillimit të një biznesi riparimi librash në vitet shtatëdhjetë? E pyes çiftin, por të dy janë me kokën poshtë, të zënë me punë.

Për një çast, Dragiç e lë librin me të cilin po punon dhe fillon të na shpjegojë. Të dy kanë studiuar për grafikë, filluan të punonin në një dyqan që rilidhte libra dhe në fund e blenë atë kur shefi i tyre vendosi ta shiste biznesin.

“Morëm disa para hua dhe kështu nisi gjithçka,” rikujton Dragiç.

Çifti Grboviç kishte më shumë konkurrencë në vitet 1970 sesa sot. Ata thonë se në Beograd kishte rreth 60 lidhës librash që punonin. Megjithatë, sot, janë vetëm pese ose gjashtë vetë që merren ende me këtë biznes. E pyes se çfarë ndodhi me mjeshtrat e vjetër.

Milica thotë se shumë prej tyre kanë vendosur ta mbyllin biznesin duke qenë se nuk mbijetonin dot inanciarisht në një treg që po zhduket dhe ndryshimet kulturore që erdhën me kalimin e kohën bënë që shumë prej tyre të mbylleshin.

Megjithatë Dragiç ofron një tjetër arsye.

“Në Serbi ndodh rrallë që të rinjtë të vazhdojnë biznesin e familjes,” thotë mjeshtri i vjetër.

“Fëmijët e të gjithë atyre libralidhësve të vjetër që vdiqën i mbyllën dyqanet pas vdekjes së prindërve të tyre. Për shembull, sapo një nga kolegët tanë vdiq, fëmijët e tij hapën një dyqan abazhurësh në dyqanin e libralidhësit,” thotë Dragiç.

Gradiç dhe Milica shpresojnë që zanati i tyre nuk do të vdesë menjëherë pasi ata të vendosin të dalin në pension. Për momentin, çdo gjë duket mirë sepse edhe vajza e tyre Danijela dhe i shoqi i saj punojnë këtu. Dy mjeshtrat libralidhës kanë dy mbesa, të moshës 12 dhe 15 vjeçare, por mbetet ende për t’u parë nëse vajzat do të vazhdojnë të ruajnë këtë zanat të vjetër.

Por si ka arritur të mbijetojë gjatë 44 viteve të fundit dyqani i tyre, duke marrë parasysh me dhjetëra të tillë që s’ia dolën dot mbanë?

“Ne punojmë 12 orë në ditë, ndonjëherë edhe gjatë fundhjavave kur ka shumë punë,” thotë Milica.

“Gjëja më e rëndësishme këty është këmbëngulja. Sa net dhe të diela kemi kaluar këtu,” shton zonja duke buzëqeshur.

Pothuajse duke e ndërprerë atë, Dragiç thotë se nuk ka asnjë shans që biznesi të falimentojë nëse dikush ka dëshirë të punojë.

Një tjetër gjë që ka ndryshuar me kohën është gjetja e klientelës. Tani, ndryshe nga kohët e mëparshme, sipas Milicës është shumë e vështirë të gjesh punë.

Pavarësisht nga dekadave të tëra eksperiencë në lidhjen dhe restaurimin e librave, prodhimit të kutive të kartonit për pallto, kapele, kostume noti dhe lavanderi, në vitet 1990 familja u përball kohët e saj më të vështira.

“Gjatë viteve 1990, ne u morëm me prodhim. Bënim blloqe, dosje dhe ishim të parët në Serbi që nisëm prodhimin e hartave të të dhënave,” thotë Milica.

Sot, ata bëjnë gjithçka që nxjerr para, thotë Dragiç, por familja kryesisht punon me dorë kutitë prej kartoni të shalleve, kryesisht për rroba firme.

Dragiç thotë se lidhja e librave kushton 500 deri në 100 dinarë (rreth 4 deri në 8 euro) në varësi të dëshirave të klientëve dhe gjendjes së librave.

Duhen rreth një orë ose një orë e gjysmë për një libër, sipas tij, por mund të marrë më shumë se një ditë nëse një libër është i dëmtuar dhe në gjendje të keqe.

Së fundmi, familja ka lidhur dhe ka riparuar libra që i përkasin Bankës Kombëtare të Serbisë. Dragiç kujton kohët kur ata po punonin gjithashtu me libra që zotëroheshin nga Biblioteka Kombëtare e Serbisë. Megjithatë, ai pretendon se Biblioteka zakonisht i hedh librat e vjetër dhe shumë të dëmtuar, ndaj mund t’i gjesh në tregje vendase.

“Tani mund të blesh ato libra të vjetër, të shkruar nga Dostojevski për shembull, për rreth 100 dinarë (më pak se një euro)… kjo është e trishtueshme,” përfundoi mjeshtri i vjetër, duke parë përreth punishtes së tij.

Etiketa: Beogradbiblioteka kombëtareBIRNdosjeEurohualavanderiLIBParaprodhimPunëPunëtorSerbiSHTregvdes
Tjetri
Ajzenhaureri i Amerikës frymëzon Gjeneralen e parë në Shqipëri

Ajzenhaureri i Amerikës frymëzon Gjeneralen e parë në Shqipëri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.