AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Këpucari nga Beogradi mban në këmbë biznesin e vjetër të familjes

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
9 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këpucari Bane. Foto: BIRN

I lodhur nga riparimi i këpucëve, mjeshtri Branislav Stajiç i është dedikuar teknikave tradicionale të krijimit të këpucëve të reja dhe tashmë ka tërhequr shumë studentë që duan të mësojnë aftësitë e tij.

Këpucari Bane. Foto: BIRN
Këpucari Bane. Foto: BIRN

I ndodhur pranë Klubit të Futbollit Sindjeliç në rrugën Vojislava Ilica 82, “Obucar Bane,“ ose Këpucari Bane, gjendet lehtësisht. Një tabelë ku lexon “OBUCAR” duket nga një gardh që ndan një kopsht privat me pjesën tjetër. Menjëherë dallohet Branislav Bane Stajiç, një burrë te të pesëdhjetat, i cili më afrohet me një buzëqeshje të madhe.

Punishtja e tij ndan oborrin me shtëpinë e familjes dhe kështu ka qenë që prej vitit 1985. Përpara kësaj, familja e Stajiç lëvizte shpesh, sidomos në lagjen Karaburma të Beogradit.

Punishtja ndahet në dy pjesë: një dhomë ku Bane bën këpucët në mënyrë tradicionale dhe një dhomë ku djali dhe trashëgimtari i perandorisë së këpucëve Bane, mëson si të punojë.

“Djali im po merr në ngarkim këpucarinë. Ai ishte i papunë si shumë të tjerë këtu dhe kjo punë i ka garantuar atij eksperiencë dhe pavarësi,” thotë Bane teksa hyjmë në punishte, krenar për faktin se djali i tij, tani në të njëzetat është brezi i katërt i familjes që i do shumë këpucët.

Dhoma e vogël është e tejmbushur me këpucë: të vjetra, të reja, të papërfunduara, copëza prove të këpucëve që do të bëhen, makineri dhe pajisje të ndryshme pune dhe foto bardhezi të anëtarëve të tij të familjes. Është e rehatshme dhe mban erë të mirë lëkure dhe ngjitësi.

“Gjyshi im mësoi të rregullonte këpucë përpara luftës së dytë botërore dhe punoi pasi lufta mbaroi,” shpjegon Bane, duke shtuar se i ati pasoi gjithashtu gjurmët e gjyshit.

“Unë u rrita në një punishte dhe mësova ta bëj. Por, nuk më pëlqente edhe aq shumë,” thotë mjeshtri, duke argumentuar se ai nuk kishte plane të ndiqte biznesin e familjes kur ishte në moshë të re.

Por ai nuk kishte mundësi tjetër veçse të bëhej një mjeshtër i riparimit të këpucëve për shkak të performancës së ulët në shkollë, pranon ai.

Megjithatë, menjëherë pas mbarimit të shkollës ai mori një diplomë për këpucar dhe Bane filloi punën e parë.

“Atëherë, një vend pune të priste sapo mbaroje arsimin. Kalova 12 vite pune për Industrinë e Këpucëve të Beogradit,” kujton ai.

Pastaj kompania filloi falimentin dhe Bane vendosi të hapte këpucarinë e tij, një biznes që është ende në këmbë.

Kthim te elementarja

Këpucari Bane. Foto: BIRN
Këpucari Bane. Foto: BIRN

Pas vitesh të riparimit, Bane pranon se ai u lodh duke rregulluar këpucët e njerëzve. Atij i duhej diçka tjetër, një pasion që do ta bënte të lumtur dhe të ndjente gjallëri. Ndaj, tre ose katër vite më parë ai filloi të bënte vetë këpucë.

“Kontrollova kudo në internet se këpucaria ishte e njohur dhe e paguar mirë. Dhe unë e kisha neglizhuar sepse mendoja që askujt nuk i interesonte më,” thotë Bane.

Edhe pse profesioni i tij i ri sapo ka filluar – klientët për këpucët me porosi janë ende të vështirë për t’u gjetur – megjithatë sipas tij ai mbetet entuziast dhe ai planifikon të punojë pa u lodhur për ëndrrën e tij. Duhen katër ose pesë ditë për të përfunduar një palë këpucë të bërë me porosi, shpjegon mjeshtri dhe çmimi mesatar është 140 euro.

Por përveç se bën këpucë, Bane është gjithashtu i vendosur të ofrojë leksione për bërjen e këpucëve dhe rezultati ishte disi i papritur. Shumë të moshuar, të mirëarsimuar dhe në gjendje të mirë financiare iu përgjigjën thirrjes së tij dhe filluan të mësonin këpucarinë. Çdo student ka një arsye të veçantë që merr leksione, shton mjeshtri.

“Studenti im i fundit ishte një inxhinier mekanik që punonte për një kompani të huaj, që ka një rrogë shumë të mirë dhe thjesht donte të mësonte si të bënte këpucë. Ai është i interesuar në gjithçka – në projektimin e këpucëve, prodhimin e formave, qepje dhe bashkimin e të gjithave në fund,” thotë Bane.

“Arsyeja e tij është dashuria ndaj këpucëve dhe fakti që do të mund të bëjë një palë për veten,” shton Bane.

Është edhe një i ri i cili punon si ekonomist në një kompani në Beograd dhe që e pëlqeu shumë kursin.

“Për ta, bërja e këpucëve është si një ëndërr e realizuar. Janë shumë të lumtur dhe të mrekulluar nga ajo që kanë bërë,” thotë Bane.

“Ndjej përmbushje kur studentët e mi janë të lumtur”.

Kohë të mira dhe kohë të këqija

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Gjatë këtyre viteve, Bane pranon se ai ka parë çdo gjë – si gjëra të mira dhe jo të mira. E gjitha varet nga situata politike dhe ekonomike në vend, pretendon ai.

“Për mua është më mirë kur standardi i jetesës është i lartë”.

Ndërsa në fund të viteve 1980 – kur ai hapi biznesin e tij – ishte koha më e përshtatshme, ai kujton se viti 1993 ishte deri tani viti më i keq për të dhe biznesin e tij.

“Çmimet ndryshonin vazhdimisht dhe njerëzit mezi shtynin muajin. Disa nga klientët e mi më sillnin trasta me patate, lapsa dhe blloqe se nuk më paguanin dot para,” kujton ai.

Në vitin 1993, Bane pranon se atij i duhej të blinte materiale të përdorura pasi nuk kishte mënyrë tjetër. “Blija sholla nga këpucët ushtarake dhe gomë nga gomat e makinave dhe përdorja ato,” pretendon Bane.

Ndërsa gjërat u bënë pak më mirë nga mesi i viteve 1990, mjeshtri thotë se kohët e vështira janë kthyer sërish.

“Është keq edhe tani. Njerëzit duhet të zgjedhin nëse do të blejnë bukë apo do të rregullojnë këpucët. Sigurisht që zgjedhin bukën; nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’u menduar këtu,” përfundon ai.

Etiketa: BeogradBIRNEuroGjurmëtLuftaParaPunëstudent
Tjetri
Vendimi i lirimit: Kryebashkiaku i Durrësit garantoi punësimin e Lulzim Berishës

Vendimi i lirimit: Kryebashkiaku i Durrësit garantoi punësimin e Lulzim Berishës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.