AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjuha e urrejtjes në median online mbetet shqetësuese, thotë monitorimi

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monitorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online | Foto kortezi nga Historia Ime

Një monitorim i publikuar të enjten zbuloi se përkatësia gjinore është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në median online, ku grupet e margjinalizuara i bënë thirrje medias të mos legjitimojë diskriminimin për hir të klikimeve.

Monitorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online | Foto kortezi nga Historia Ime
Monitorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online | Foto kortezi nga Historia Ime

Rreth 21 për qind e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në median online gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016 përmbanin gjuhë diskriminuese dhe urrejtjeje, zbuloi një projekt pilot i monitorimit të raportimit nga mediat online në Shqipëri.

Monitorimi i përqendruar te grupet e margjinalizuara dhe respektimi i të drejtave të njeriut u krye nga redaksia “Historia Ime” dhe organizata Pro LGBT me mbështetjen e Civil Rights Defenders.

Mbi 200 artikuj janë monitoruar në katër media online Gazeta Tema, Balkanweb, Panorama dhe Syri.net të përzgjedhura bazuar te klikimet, linja editoriale dhe ndikimi në opinionin publik.

Në analizë janë marrë përmbajtja e artikujve, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto.

Sipas raportit në 57% të rasteve, shënjestër e artikujve me një përmbajtje denigruese ishin individët, ndërsa në 43% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese iu drejtua grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit rom, grave, grupeve etnike apo atyre me bindjeve politike të caktuara).

Monitoruesit megjithatë vërejtën se në shumë raste individët janë bërë objekt i këtyre artikujve për shkak të grupeve shoqërore që përfaqësojnë. Në 73% të rasteve viktima të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë.

Krahasuar me monitorimin e vitit 2015, kjo përbën një rritje nga raporti 59% gra dhe 41% burra.

Përkatësia gjinore ishte shkaku kryesor i diskriminimit/gjuhës së urrejtjes në 41% të rasteve; pasuar nga etnia/raca 22%, bindjet politike në 17% dhe orientimi seksual apo identiteti gjinor në 11% të artikujve të monitoruar.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje.

“Ne besojmë se media nuk mund të jetë thjesht zëdhënëse e homofobisë, diskriminimit racor apo atij me bazë gjinore duke u bërë legjitimuese e tyre, por ka përgjegjësinë t’i luftojë ato duke vënë etikën përpara nevojës për klikime”, tha për BIRN Kristi Pinderi drejtor i Pro LGBT.

Pinderi beson se monitorimi i medias është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që përjetojnë grupet e margjinalizuara në jetën e përditshme.

“Në punën tonë me LGBTI e kemi konfirmuar se sa herë ka shtim të dukshmërisë së çështjeve LGBTI, po aq herë ka shtim të gjuhës së urrejtjes në media. E për pasojë kjo ndikon direkt në dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj LGBTI,” shtoi ai, duke vërejtur se i njëjti mekanizëm zinxhir ndodh edhe me grupet e tjera, sidomos me gratë dhe komunitetin rom.

Sipas monitoruesve, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo diskriminuese nuk publikohen me emrin e plotë apo inicialet e autorit.

Etiketa: BIRNCivil Rights DefendersDhunëFamiljegazetaGjuha e urrejtjesgraklikimeKrimeKristi PinderiLGBTMediamedia onlineMonitorimiPanoramapilotPunëRaportiromSHshqipShqipërivideoviktima
Tjetri
Willy Kamsi, njeriu që shpëtoi librat e rrallë të Shkodrës

Willy Kamsi, njeriu që shpëtoi librat e rrallë të Shkodrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.