AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pançevë: Miqësia shqiptaro-serbe s’është vetëm mesazh në mur

Mirjana Maric VelickovicngaMirjana Maric Velickovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Armend Hoti. Foto: Aleksandar Stojkovic.

Pavarësisht incidenteve sporadike të dhunës etnike në vitet 1990, qyteti industrial i Pançevos është shtëpi e 27 grupeve të ndryshme etnike dhe ka strehuar disa valë refugjatësh nga vitet e luftës.

Armend Hoti. Foto: Aleksandar Stojkovic.
Armend Hoti. Foto: Aleksandar Stojkovic.

Pastiçeria “Kod Turcina” në Dollovë, një fshat pranë Pançevo, dikur njihej si vendi më i mirë në zonë ku mund të haje akullore dhe tullumba, një ëmbëlsirë e skuqur dhe e sherbetosur. Pronari ishte një shqiptar nga Kosova.

Ëmbëlsirat më të mira mund të bliheshin pastiçerinë “Pelivan” dhe në furrën “Bistro” në Pançevë, të cilat ishin në pronësi të vëllezërve Reshat dhe Nail Ramadani, me prejardhje po ashtu nga Kosova.

Deri në atë kohë nuk kishte rëndësi se cilës kombësi i përkisnin pronarët e furrave dhe të ëmbëltoreve deri në kohën e luftërave gjatë viteve nëntëdhjetë, kur disa prej tyre u prekën nga dhuna.

Pançevo ishte që ditën e parë nën shënjestrën e bombardimeve të NATO-s të Serbisë në vitin 1999. Fabrika e saj e aviacionit, rafineria dhe kazermat ushtarake ishin nën shënjestrën e raketave të aleancës perëndimore, ndërsa dyqanet në pronësi të shqiptarëve ishin nën shënjestër të nacionalistëve.

Dyqani ëmbëlsirave “Pelivan” në Dollovë u gjuajt me gurë dhe të nesërmen pronari i saj u largua nga vendi që ishte shtëpia e tij për më shumë se 20 vjet. Disa ditë më vonë, pronari largoi të gjitha pajisjet dhe e mbylli dyqanin. Banorët vendas në Pançevo thonë se e mbajnë mend ende se si vëllai i pronarit të dyqanit të ëmbëlsirave, ai që kishte në pronësi furrën “Bistro”, u ul në dritaren e dyqanit dhe ruajti biznesin e tij, i cili është në punë ende edhe sot.

Pançevo, një qytet me rreth 90,000 banorë përtej Danubit nga Beogradi, është shtëpi e 27 grupeve të ndryshme etnike, edhe pse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë 0në vitin 2011, vetëm 68 prej tyre janë shqiptarë; kryesisht pronarët furrash buke, dyqanesh ëmbëlsirash dhe shërbimesh të tjera e buke, dyqane pastë dhe objekteve të tjera hotelerie.

Armend Hoti dhe familja e tij janë ndër ta. Dy vëllezërit, njëri me gruan dhe dy fëmijë, u zhvendosën në Pançevo në vitin 1999 nga veriu serb i qytetit të ndarë të Mitrovicës në Kosovë pasi prindërit e tyre u zhvendosën atje tre vjet më parë.

“Ajo që ishte e rëndësishme për lëvizje ishte fakti se rrëmbimi dhe sulme të tjera të ndryshme mbi popullsinë filluar të ndodhë në Mitrovicë”, tha Armend Hoti, 58 vjeç, i cili ka punuar për Ushtrinë e Serbisë në atë kohë.

“Momenti kyç për shpërnguljen ka qenë fakti se në territorin e Mitrovicës kanë filluar të ndodhin ngjarje siç janë kidnapimet dhe forma tjera të sulmeve ndaj popullatës,” tha Armend Hoti, 58 vjeç, i cili në atë kohë punonte për Ushtrinë Serbe.

Ai tha se ishte njësoj si Mitrovica, për shkak të etnive të shumta që jetojnë këtu.

“Që prej vitit 1996 kur i kam sjellë prindërit në Pançevë, deri më 1999, kam ardhur në këtë qytet pothuajse çdo fundjavë. Këtu kam njohur shumë njerëz dhe kam bërë shumë miq,” tha ai.

Menjëherë pas ardhjes këtu kam filluar të punoj në Komandën e sektorit ushtarak në Pançevë. Asnjëherë nuk kam pasur probleme për shkak të prejardhjes sime, as me kolegët dhe as me njerëzit tjerë nga rrethi im,” shtoi ai.

Ai punoi për ushtrinë, pastaj për Ministrinë e Serbisë për Kosovën dhe tani për fabrikën HIP Azotara. Që prej vitit 2011, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në politikë me Partinë Socialiste të Serbisë dhe deri në vitin 2013 ai ishte sekretar i këshillit të qytetit.

Familja nuk e përcakton më veten sipas etnisë së tyre, sepse vëllezërit janë fëmijë të një martese të përzierë. Mamaja e tyre është serbe dhe babai i tyre është një shqiptar nga Kosova.

Kur kategoria “Jugosllav” u eliminua nga regjistrimi i popullsisë, u bë e mundur që ata t’i përgjigjeshin pyetjes në lidhje me etninë e tyre. Armendi duke bërë shaka thotë se ai shkroi “shqiptaro-serb” në dokumentet e tij të ushtrisë, sepse nuk donte që asnjëri nga prindërit e tij të ofendohej.

“Rroftë miqësia shqiptaro-serbe”

“Redaktori i Pancevac mbron shqiptarët” shkruan kryeartikulli inga viti 2004. - See more at: http://www.balkaninsight.com/al/article/pan%C3%A7ev%C3%AB-miq%C3%ABsia-shqiptaro-serbe-s-%C3%ABsht%C3%AB-vet%C3%ABm-mesazh-n%C3%AB-mur-02-09-2017#sthash.tIwv4UFB.dpuf
“Redaktori i Pancevac mbron shqiptarët” shkruan kryeartikulli inga viti 2004.

Në vitin 2004 pati një tjetër valë dhune, kur 4,000 serbë u dëbuan nga Kosova.

Serbët nga Serbia u përgjigjën duke i vënë zjarrin xhamive në Beograd dhe Nis, pastaj më shumë se 30 prona të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë u shkatërruan. Gjatë kësaj periudhe, sulme të reja mbi shqiptarët ndodhën gjithashtu në provincën e Vojvodinës në Serbinë veriore, ku ndodhet edhe Pançevo.

Në reagim të dhunës, në muret e Pançevos u shfaqën grafiti – slogane kundër dhunës, luftës dhe vrasjeve, në një përpjekje për të përcjellë një mesazh paqeje.

Pas fushatës së grafitive ishin drejtori artistik i gazetës Pancevac dhe kryeredaktori i saj, Nenad Zivkoviç.

“Dëgjuam lajme të këqija që vinin nga Kosova. Shtëpitë serbe ishin djegur. Kishte çmenduri, zemërim, viktima të plagosura, të vdekur, të vrarë… Një tmerr i vërtetë. Pastaj dëgjuam lajmin se xhamive në Nis dhe Beograd u ishte vënë zjarri dhe policia sigurisht që s’kishte parë asgjë,” kujton Zivkoviç.

Nenad Zivkoviç. Foto: Aleksandar Stojkovic.
Nenad Zivkoviç. Foto: Aleksandar Stojkovic.

“Dunja Sasiç, e cila në atë kohë ishte drejtoreshë artistike e Pancevac më tha: “Ziks, kjo s’mund të vazhdojë. Duhet të bëjmë diçka. Kjo s’mund të kalojë pa reaguar ne,” shton ai.

Zivkoviç solli disa kuti me bojë spraj dhe dolëm nëpër rrugët e qytetit pasi ra errësira.

“Mbaruam numrin e Pancevac dhe rreth orës 03:15 të mëngjesit dolëm nga zyrat e gazetës dhe unë dhe Donja, në errësirë, të armatosur me bojë spraj, filluam një fushatë të drejtpërdrejtë politike,” thotë ai.

“Arritëm te ndërtesa e komunës dhe pamë një mur të bukur dhe të pastër dhe ramë dakord të shkruanim mesazhe në të. Dunja shkroi: “Ne jemi me shqiptarët tanë në Vojvodinë” me shkronja latine dhe unë shkrova “Rroftë miqësia shqiptaro-serbe” me shkronja cirilike,” shton ai.

Një oficer me uniformë nga ministria e brendshme e pyeti dyshen se çfarë po bënin dhe kërkoi të shikonte kartat e tyre të identitetit.

“I thashë se doja të bëja diçka kundër dhunës, vrasjeve dhe çmendurisë. Ai u përgjigj se e kuptonte, se kishte qenë në Kosovë. Ai njeri kishte pasur eksperiencë të drejtpërdrejtë me diçka për të cilën ne kishim dëgjuar vetëm nga media,” thotë Zivkoviç.

“Ai u tregua shumë i sjellshëm, i mirë dhe i ndërgjegjshëm dhe tha diçka të ngjashme me ‘Mos e bëni më. E shikoni që situata është e tensionuar. Mos bëni gjëra të tilla gjatë natës” dhe na ktheu kartat e identitetit.”

Fushata e grafitive shkaktoi një skandal dhe Zivkoviç u ekspozua në media. Disa politikanë në administratën lokale, që bashkë-themeluan gazetën ku ai punonte, u përpoqën ta largonin atë nga puna, por s’ia dolën dot mbanë.

Vjen një valë e re refugjatësh

Lazar Stojoviç. Foto: Aleksandar Stojkovic.
Lazar Stojoviç. Foto: Aleksandar Stojkovic.

Viti 2004, sikurse edhe viti 1999, u shënua gjithashtu nga një fluks i ri refugjatësh, persona të zhvendosur nga Kosova për shkak të trazirave, disa prej të cilëve përfunduan në Pançevë.

Aktualisht, ka rreth 1, 388 persona të regjistruar si të zhvendosur brenda vendit në Pançevë.

“Pançeva është qytet special, pasi ne kemi pasur refugjatë nga Bosnja dhe nga Kroacia, kështu që ardhja e të zhvendosurve nga Kosova ishte thjesht një pikë ujë në oqean. Në një moment, 10 për qind e popullsisë ishin refugjatë,” thotë Zoran Graovaç nga komisioni i refugjatëve i administratës së qytetit.

Disa nga refugjatët e rinj ishin shqiptarë etnikë, shumica e të cilëve e kishin mbështetur Serbinë, si edhe romë që u larguan nga Kosova.

“A përçmohej ndokush? Jo. A pati probleme ndonjë? Jo. Askush nuk erdhi tek ne për t’u ankuar se doktori nuk e ka vizituar apo se ndonjë fëmijë ka pasur probleme në shkollë vetëm prej faktit se ishte nga Kosova. Kjo s’ka ndodhur kurrë,” këmbëngul Graovaç.

Këta kanë qenë qytetarët tanë, të shpërngulur dhunshëm. Kjo është e gjitha. Njerëzit nga Kosova u përshtatën mirë, pa asnjë problem, që është gjë e mirë,” shton ai.

Njerëz nga Kosova shpërnguleshin në Pançevo për shkak të perspektivës më të mirë ekonomike në një qytet industrial jo shumë larg kryeqytetit serb.

Lazar Stojoviç u shpërngul në Prishtinë në moshën 10-vjeçare me prindërit dhe motrën e tij në vitin 1981, kur babai i tij gjeti punë në Pançevo.

“Motra dhe unë filluam në shkollën fillore “Djura Jaksiç“ dhe më duhet të pranoj që shumica na ka pranuar mirë, por ka pasur edhe të tillë të cilët më kanë quajtur “shqiptar” dhe kam reaguar ashpër për këtë. Menjëherë do të filloja të rrihesha dhe shpeshherë kam shkuar në bisedë me psikologun dhe drejtorin,” kujton Stojoviç.

Gjatë viteve që pasuan, origjina e tij nga Prishtina mund të shkaktonte ende komente negative.

“Ka ende njerëz që më quajnë “shqiptar”, edhe pse jam këtu plot 35 vjet. Mund të them që nuk kam patur ndonjë problem më të madh, por që punëtorët e administratës e kanë komentuar vendin tim të lindjes,” shpjegon ai.

Pas luftës së viteve 1990, kjo ka përfunduar, thotë Stojoviç, kryesisht sepse njerëz të etnive dhe origjinave të ndryshme janë shpërngulur në qytet për të gjetur punë dhe të kërkojnë mirëqenie.

“Pançeva, si qytet industrial, ka tërhequr njerëz nga të gjitha anët,” shpjegon ai thjesht.

Ky artikull u shkrua si pjesë e projektit “Njerëz të vërtetë – zgjidhje të vërteta”, i cili është financuar nga BE-ja si pjesë e Programit Mediatik 2014. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi ekskluzive e Shoqatës “013INFO” nga Pançeva dhe Rrjetit të Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Bashkimit Europian.

Etiketa: BanorëBashkimit EuropianBEBeogradBosnjadhunaDhunëEVfushatagazetarGrafitiHotiKartatKishëKosovaKosovëKroacialajmeLokalemarteseMediaMinistria e BrendshmeMitrovicaMitrovicëNATOPoliciaPrishtinapronaPunaPunëPunëtorPunëtorëromSerbiaSHviktima
Tjetri
Amnesty International kërkon drejtësi për protestuesit e vrarë në Kosovë

Amnesty International kërkon drejtësi për protestuesit e vrarë në Kosovë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.